Shiko Postimin Tek
Vjetėr 13-10-11, 21:07   #58
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: Levizja islamike "bashkohu" dhe aktivitetet

BARTJA E SHAMIVE - ROBĖRIM I FĖMIJĖVE


Populli shqiptar, pėrveē ca elementėve tė kuzhinės, nuk ka asgjė tė pėrbashkėt me orientalizmin lindor. I tėri ėshtė i drejtuar nga bota oksidentale, perėndimore. Dhe, kjo, tashmė, ėshtė dėshmuar, thėnė e rithėnė. Dr. Rugova ka bėrė atė ndėrhyrjen e nevojshme dhe shkencore, nė shpjegimin e raporteve tė shqiptarėve nė mes Lindjes dhe tė Perėndimit, duke pėrparėsuar tė dytin. Kjo dėshmohet nė serinė e dokumentacionit kohor.

Bartja e shamisė nė shkolla, nė vende publike e kudo tjetėr, ėshtė anakronike pėr kohėn. Njė kėrkesė e tillė ėshtė ta bėjsh Kosovėn Afganistan tė Bin La Denit dhe tė dhėndėrit tė tij kryetar-kriminel, Mulla Omarit. Kėta xhahilė e katilė tė haremeve islame, kulmuan nė krimin e tyre me mbylljen e dyerėve tė shkollave pėr fėmijtė-vajza, duke i kthyer nė shekujt e hershėm tė skllavėrisė.

Bashksia Islame dhe Lėvizja "Bashkohu", nė rastin e shamive, thirret nė tė drejtat e njeriut! Ē`hipokrizi e turpshme! Detyrimin pėr mbulesė tė kokės, dėnimin me elementin e parė tė skllavėrisė, e quajnė tė drejtė, liri! Ironi e cinizėm i skajshėm i mendėsive tė mykura islame, talebane.

Bota e lirė dhe bashkėkohore ka pėrcaktuar njė limit moshe, deri kur fėmija duhet tė jetė nėn pėrkujdesjen e prindėve dhe pėr ēdo gjė duhet tė firmosė prindi. Dhe, kjo kohė shtrihet nga lindja e deri nė ditėn qė mbushė 18 vjet. Pėrgjatė kėsaj kohe ėshtė studjuar dhe konkluduar se fėmija nuk e ka pjekurinė e nevojshme pėr tė marrė vendime tė pavarura, pa konsultuar prindėrit ose, nė mungesė tė tyre, tutorin, i cili caktohet me vendim gjykate.

Rasti i Prekazit, i 5 majit 1998, ku u sakrifikuan dhe u masakruan, gjakftohtėsisht dhe kriminalisht, gra dhe fėmijė tė pambrojtur, demanton bindshėm panagjerikėt e pacipshėm, bile edhe kriminal, tė cilėt, pėr interesat e tyre meskine, inatēore, karrieriste e pushtetare, masakrėn e dhimbshme, tė trishtme dhe tmerruese tė Prekazit, cinikisht e paturpėsisht, e trajtojnė si betejė, luftė, madje epope!!!

Edhepse kanė kaluar 13 vjet nga masakra e Prekazit, propaganda e shpėlarė majtiste tallet e pėrtallet me viktimat e familjes Jashari. Tellallet e kėsaj zhurme shurdhuese asnjėherė nuk e ndanė Adem Jasharin si kryeēetanik tė Drenicės, me Adem Jasharin e ngujuar nė shtėpi, nė mesin e familjes, kryesisht, gra dhe fėmijė. Femra nė Kosovė ėshtė po aq e pafuqishme, sa edhe fėmija, sepse vazhdon skllavėria kanunore, me pak pėrjashtime nė qytete. Edhe nėse njė grua-nėnė pranon tė vdes krah burrit tė saj, ajo kurrė, madje nė asnjė rrethanė, nuk aprovon vdekjen e krijesės tė saj - fėmijės. Pikėrisht pėr kėtė bota e qytetėruar do tė gjykonte ndryshe edhe pėr vet figurėn e Adem Jasharit. Ėshtė e drejtė e prindėrve tė lindin fėmijė, por ligja nuk u jep tė drejtė, madje i ndėshkon rėndė, nėse ata janė autorė ose shkaktarė tė vdekjes tė fėmijėve tė tyre, sepse ata, tashmė, janė mė shumė se fėmijtė e tyre, janė qytetarė tė njė shteti.

Rrjedhimisht, si nė rastin e parė, ashtu edhe nė rastin e dytė, kemi njė shkelje tė pamėshirshme tė tė drejtave dhe tė lirive tė njeriut, nė veēanti, tė njeriut tė pambrojtur, siē ėshtė fėmija dhe gruaja. Ēfarėdo trajtimi ndryshe i rasteve nė fjalė, do tė ishte hipokrizi dhe demagogji e kulluar.

Kushdo qė ka pasur, ose ende ka, vajzė nė shtėpi, e cila, padyshim, pėrbėn stolinė e parė tė familjes, ka vėnė re se njė pjesė, jo tė pakėt, tė kohės, ia kushton krehjes dhe rregullimit tė flokėve. Imagjinoni, qoftė edhe vetėm pėr njė ēast, mbulesėn me shami tė flokėve, tė kokės tė fėmijės-vajzė, pse kėshtu dashka mendja e mykur, mendja boshe, mendja islamike - talebane e prindit tė saj! Kundėr kėsaj race shkretėtirash, shoqėria e civilizuar duhet tė ushtrojė kontroll tė vazhdueshėm dhe duhet tė ndėrhyjė, jo vetėm pėr sjelljet nė shoqėri, por edhe nė familje. Njė shoqėri e shėndoshė, qytetėruese e ligjore, nuk duhet tė lejojė tė nėpėrkėmbėn tė drejtat e grave dhe tė fėmijėve. Mjerisht, Kosova, nė kėtė aspekt, jo rrallė, konkuron Afrikėn myslimane.
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė