Shiko Postimin Tek
Vjetėr 13-10-11, 21:08   #59
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: Levizja islamike "bashkohu" dhe aktivitetet

MANIPULIMI SHIFROR: 95 %-shi?!


Bashkėsia Islame e Kosovės dhe Lėvizja "Bashkohu" nuk lėnė rast pa pėrmendur shifrėn, gjoja, se 95 % tė popullsisė tė Kosovės e pėrbėjnė myslimanėt!? Kjo ėshtė llogari dhe shifėr paushalle dhe shumė larg realitetit. Dekadat e fundit kanė pėrmbysur shumėēka nė Kosovė. Pėr rrjedhojė, askush nuk mund tė japė jo vetėm shifėr e pėrqindje tė saktė, por as tė pėrafėrt tė numrit tė shqiptarėve myslimanė tė Kosovės.


Ilustrojmė me shembuj dhe fakte:


Njė lagje, paksa me hapėsirė tė veēuar, nė Cėrcė tė Istogut, numėron 184 banorė. Njė familje 8 anėtarėshe, e kėsaj lagjeje, ka bėrė kthimin ceremonial nė fenė e tė parėve, pra, nė besimin kristian. Kryefamiljari ėshtė doktor nė teologji, ka pėrkthyer njė variant tė Biblės dhe ka botuar disa punime teologjike. Duke i hequr shifrės 184 familjen 8 anėtarėshe, tashmė, tė besimit tė krishterė, mbesin 176 banorė. Prej tyre, sipas kodeve fetare islame, duke pėrjashtuar fėmijtė, 133 persona janė tė moshės me "borxh" tė agjėrimit tė muajit tė Ramazanit. Ndėrsa vetėm tre syrėsh agjėrojnė dhe dy prej tyre e falin "xhumanė" (lutjen e tė premtes).

Personalsht, kam dėgjuar predikimet publike tė hoxhallarėve dhe kėta jo hoxhė me "mejtepe", por me fakultete prestigjioze teologjike tė botės turko - arabe, duke thėnė: "Kush mbushė moshėn, qė parashikon Kurani, e ka shėndetin dhe nuk ka arsye tė veēanta qė justofikojnė mosagjėrimin e Ramazanit dhe nuk agjėron, nuk ėshtė mysliman". Pra, tė 130 banorėt e lagjės tė cituar, sipas Kuranit, janė "borxhlinj" pėr agjėrim dhe, megjithatė, nuk agjėrojnė asnjėrėn nga 30 ditėt e Ramazanit, rrjedhimisht, nuk janė myslimanė. Por, edhe 43 fėmijtė e tyre, tė cilėt, pėr mė pak ose mė shumė se njė dekadė arrijnė moshėn obligative pėr agjėrim, ėshtė brenda logjikės se derisa prindėrit e tyre nuk agjėrojnė sot, as ata nuk do tė agjėrojnė nesėr.

Pėrllogaritjet e bėra na japin shifrėn dėshpėruese pėr Bashkėsinė Islame dhe Lėvizjen "Bashkohu" se nga 184 banorė tė njė lagjeje, 8 janė tė krishterė dhe vetėm 3 myslimanė, ndėrsa 130 nuk pėrfillin ligjet dhe rregullat fetare tė Islamit dhe se edhe 43 fėmijtė e tyre nuk premtojnė diē mė mirė. Edhe lagjet e tjera, fshatrat dhe qytetet e Kosovės mund tė kenė shifra tė pėrafėrta. Kushdo qė mund tė shprehė dyshimin, ne i japim edhe shifra tė tjera dhe adresa tė sakta, pėr tė monitoruar gjendjen faktike tė besimtarėve myslimanė tė Kosovė. Pra, shifra pretenduese prej 95 % myslimanė nė Kosovė, del huq.


FENOMENI I KTHIMIT NĖ BESIMIN E KRISHTERĖ


Dekada e fundit ėshtė karakterizuar nga kthimet e besimtarėve myslimanė, nė besimin e krishterė, ose besimin e tė parėve, siē e motivojnė kthesėn e tyre individė, familje dhe grupe familjare. Kėtė kthim disa e kanė bėrė hapur, por shumica heshturazi. Njerėzit e letrave, si Kadri Mani, Teki Dervishi, Bajram-Gjergj Kabashi dhe tė tjerė, pėrqafimin e besimit tė krishterė e kanė bėrė publik. Pastaj, dr. Fehmi Cakolli ėshtė bėrė edhe pastor i kishės protestante nė Prishtinė. Grup familjarėsh pėrbėjnė Mehajt e Llukavcit tė Istogut, tė cilėt, duke iu kthye besimit tė krishterė, bėnė ceremoninė e pagėzimit nė kishėn katolike tė Zllakuēanit. Estremistėt islamikė tė ideologjisė talebane provokuan rėndė familjen e nderuar Mehaj, ndėrkohė qė Qeveria komuniste dhe islamike aktuale e Kosovės bėn sehir, sepse ėshtė aleate besnike e kėsaj ideologjie fatale pėr Kosovėn. Llogaritėn tej 100 intelektualė vetėm nė Prishtinė, qė tashmė, janė kontigjentė tė besimit tė krishterė, por, pėr arsye tė ndyshme, mė shumė subjektive, siē ėshtė opinioni, nė mjedisin tonė, ende, jo fort i kėndellur, e heshtin veprimin e tyre tė vullnetshėm.

Kreu mjeran i Lėvizjes "Bashkohu", Fuad Ramiqi, ėshtė bėrė qesharak me shantazhimet e tij tė tipit talebanesk. Nė bisedė me redaktorin e TV - Klan, ai shpreh shqetėsimin pėr frekuentimin dhe dėgjimin e meshave nga qytetarėt e Prishtinės, tė cilėt i ka nė listėn e "myslimanėve"! Zoti Ramiqi e dononcon edhe bashkėbiseduesin qė edhe ai viziton Katedralėn katolike. "Fshati qė duket nuk do kallauz". Andaj, ėshtė koha qė kryemyftiu Tėrnava dhe kryelėvizaku Ramiqi tė zhurmojnė mė pak dhe tė reduktojnė, madje me pėrmasėn gjeometrike, shifrėn 95 % tė myslimanėve fiktivė.


EMĖRTIMET E FĖMIJĖVE - DISTANCIM NGA ISLAMI


Kosova ka djegur etapat nė shumė drejtime. Nė vitet `70-a mėrgata punėtore dha ndihmesė tė madhe financiare, duke filluar nga pėrmirėsimi i kushteve dhe mėnyrės tė jetesės nė familje, nė shkollim. Mė parė Gjakova, vetėm qyteti, ishte oazė e tė resė, si emėrtimi i fėmijėve me emra burimorė nga shqipja. Tashmė, janė pėrjashtim emrat me origjinė arabe - myslimane dhe ata nė rastet e ripėrtritjes tė emrit tė ndonjė anėtari tė veēantė tė familjes. Kjo dėshmon pėr njė vetėdijėsim kombėtar dhe pėr njė largim dhe distancim nga bota arabe - islame.

Dalja nė skenė, madje nė kohė pa kohė, e Lėvizjes "Bashkohu" dhe kėrkesat e saj ultimative dhe alogjike, hasėn nė kundėrshtimin masiv tė shqiptarėve. Kushdo qė ka hapur faqen e Internetit ke kombėtarja "Bota sot", dy kanė qenė reagimet mė tė ashpra dhe mė masive tė muajit shtator:

1.- Dėnimi i faljes nė rrugė dhe i protestave pėr kėrkesa anakronike dhe hiē logjike tė ekstremistėve tė nxitur nga qarqe armike tė shqiptarėve;

2.- Dėnimi i pėrtalljes cinike tė Eqrem Kryeziut, pėr "ringjalljen" e LDK-sė, tė cilėn e ka shkatėrruar e pėrtokur me zgėrdhimje e tupan!

Kryemyftiu Naim Tėrnava, duke e parė hiēin dhe diskreditimin e Lėvizjes "Bashkohu", u distancua pėr tė mos u kompromentuar mė tej, por ishte tepėr vonė. Sindikalistėt me qėndrimet e tyre janė palė e tretė, qė kundėrshton kreun e Bashkėsisė Islame dhe turmat rrugore, si frymėzime talebane. Ata, sė fundi, apostrofuan edhe dy imam, tė dėshmuar pėr vlera atdhetare e fetare, pėrkatėsisht, nė Pejė dhe Istog, pėr mbėshtetje jo meritore tė dhėnė Tėrnavės. Zhvillimet e fundit nė kampin islamik flasin se ka ardhur koha pėr ndryshime, pėr reforma, me theks tė veēant frenimin e talebanizmit agresiv, tashmė, tė dalė nė sheshet dhe rrugėt e Kosovės.

Stabile dhe dinjitoze paraqitet gjendja nė hierarkinė kishtare katolike. "Mėsim-besimi fetar mund tė mbahet nė kisha dhe xhamira, por jo nė shkollat publike" - thanė krerėt klerikė katolikė. Njė sugjerim i menēur, i pranueshėm si zgjidhje e mundshme dhe logjike. Por, kjo nuk ėshtė e pranueshme edhe pėr kryemyftiun Tėrnava dhe keyelėvizakun Ramiqi, sepse e dinė se shqiptarėt myslimanė mė parė preferojnė t`i dėrgojnė fėmijtė e tyre nė ndonjė kurs gjuhėsor apo sport, se sa pėr mėsim fetar nė xhami. Kėrkesa ngulmuese, pėr futjen e mėsim-besimit fetar nė shkollat publike, tė krerėve ekstrem islamistė tė Kosovės, ėshtė po aq dhunuese sa ishte edhe pagesa pėr RTK - "publik", nė kuadrin e pagesės tė rrymės elektrike, Televizion ky qeveritar-privat, qė vazhdon tė provokojė, tė fyejė dhe tė diskriminojė tė djathtėn e Kosovės, e cila pėrbėn shumicėn absolute tė popullsisė tė Kosovės. Le tė shpresojmė se ka dhe do tė shtohen dishepujt e Vaso Pashė - Shkodranit, besnik tė etėrve tė tyre shpirtėror se "Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria". Harmonia ndėrfetare shqiptare ka qenė mė e mirė nė shekullin e XIX-tė se sa sot, nė shekullin e XXI. E dhimbshme dhe e trishtme!
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė