Shiko Postimin Tek
Vjetėr 21-10-11, 20:51   #4
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Thumbs up Titulli: Naum Veqiharxhi

Nikolla Naēo (1843-1913), atdhetar dhe veprimtar i dalluar i Rilindjes Shqiptare, ka dėshmuar se: “Vangjel Zhapa me dr. Arsaqin darovitėn respektivisht 25.000 dhe 10.000 flori pėr gjuhėn shqipe dhe punuan sė bashku me N. Veqilharxhin pėr tė shkruar gjuhėn shqipe dhe pėr tė shtypur shumė kartėra, tė cilin fole e shejtanit, Patrikana, e ndoqi dhe e vrau me tė pa besė” (Nikolla Naēo, Gaz. Shqiptari, Bukuresht, 23.10.1888, cituar nga Dh. Shuteriqi, Gjurmime letrare, f. 246). Librat e N. Veqilharxhit, qė panė dritė nėpėrmjet dhurimeve tė Zhapės, janė “Ėvetari” (1844) dhe “Fare i ri ėvetar shqip” (1845), d.m.th. dy abetaret e para tė gjuhės shqipe. Me kėta libra dhe me idetė e shprehura nė ta nga N. Veqilharxhi, hapet programi kulturor-gjuhėsor i Rilindjes Kombėtare dhe hidhen hapat e parė tė arsimit shqip. Shkrimtari dhe gazetari i njohur rumun Grigore H. Grandea nė parathėnien qė ka shkruar pėr librin e Andre-lu alm Bagavm “Carte de alegere perisć īn dialectulm macedo-romānm”, Bukuresht, 1887, f. X-XI) jep kėtė informacion me rėndėsi: “Janė bėrė kėrkime mbi kulturėn kombėtare ndėr shqiptarė, por ato u shtypėn nga pushteti i Patrikanės greke, e cila, pėrmes agjentėve tė vet, pėrndiqte gjithēka qė binte ndesh me interesat e panhelenizmit. Kėrkimet nuk zgjatėn shumė, prandaj fara e rizgjimit kombėtar nuk mundi tė mbijė”.
“Deri mė 1844 tė ndjerėt Vangjel Zhapa dhe doktor Arsaqi Patrikana ende nuk i kishte tėrhequr nė anėn e saj. Ata, me shtysėn e njė bashkatdhetari tė tyre, Naum Veqilharxhi, nga vilajeti i Manastirit, komuna e Vithkuqit, vendosėn tė pėrkrahin lėvizjen pėr kulturėn shqiptare”. “I quajturi Naum hartoi njė abetare, njė gramatikė si edhe libra tė tjerė mėsimorė nė gjuhėn shqipe. Arsaqi dhe Zhapa i dėrguan librat nė Kostandinopojė me letra rekomandimi pėr t’i shtypur dhe me projektin e njė fermani pėr hapjen e shkollave shqipe. Meqė ēėshtja u mor shpejt nė shqyrtim, librat u shtypėn dhe fermani doli”. “Patriarku qė nuk mundi ta bindė Naumin tė hiqte dorė nga projekti i vet dhe as tė pengonte shpalljen e fermanit, iu drejtua krimit pėr tė shpėtuar panhelenizmin nga kjo goditje. E ftoi Naumin tė banonte nė Patrikanė deri kur “tė rregulloheshin lokalet shkollore nė Shqipėri”. I mjeri Naum pranoi, por e pagoi me jetėn e vet kėtė mirėbesim. Brenda njė dite u helmua nė tryezėn e Patriarkut, ndėrsa librat u dogjėn tė dielėn pasuese nė oborrin e Patrikanės, po ashtu siē ishte djegur gramatika e rumanishtes e Boiagi-t (Bojaxhiut)”. (Shih Revista Literarć, 1886, decemvre; – me kėtė rast i shprehim mirėnjohjen tonė albanologes rumune Cćtćlina Vćtćŗescu, qė na dėrgoi fotokopjet e faqeve pėrkatėse nga libri “Carte de alegere …” ).

SHKOLLAT E PARA SHQIPE

Nė Qarkoren (1846) qė u dėrgonte bashkėkombėsve, Naum Veqilharxhi shkruante se “…vetėm kombet qė kanė njė gjuhė tė shkruar mund tė hynė nė rangun e kombeve tė qytetėruara, ndėrsa tė tjerat do tė jenė tė dėnuara tė jenė skllevėrit e tyre”. Ai vazhdonte: “Kombi shqiptar ka rėnė nė injorancė, mbasi pėr t’u shkolluar, shqiptarėt detyrohen tė shkojnė nė emigracion. Nė kėtė mėnyrė largohen nga tė afėrmit e tyre, humbin gjuhėn amtare dhe nuk punojnė pėr vendin e tyre, por pėr lulėzimin e kombeve tė tjerė”. Si iluminist, Naum Vaqilharxhi mendonte se mėsimi i shqipes dhe ngritja e kulturės mund ta vinin atdheun nė radhėn e vendeve tė qytetėruara. Ēlirimi kulturor pėr N. Veqilharxhin ishte njė faktor pa tė cilin nuk mund tė arrihej ēlirimi politik. Naum Veqilharxhi e kuptoi rrezikun e madh qė paraqisnin shkollat e huaja pėr bashkimin e popullit shqiptar dhe ēlirimin kombėtar. Pas krijimit tė shtetit grek dhe forcimit tė tij ekonomik, me miratimin e autoriteteve turke, nė Shqipėrinė e Jugut filloi njė fushatė e dendur pėr ngritjen e shkollave greke, qė kishte pėr qėllim pėrhapjen e gjuhės dhe kulturės greke, nė vazhdėn e synimeve helenizuese. Nė vitet e mesit tė shekullit XIX “…disa statistika hedhin dritė pėr gjendjen e shkollave nė vilajetin e Janinės. Bashkėsia ortodokse e atjeshme e pėrbėrė nga 532 000 veta kishte 23 mijė nxėnės nė 665 shkolla greke” (Stavro Skendi, Zgjimi kombėtar shqiptar, Tiranė, 2000, f. 131). Duhen shtuar gjithashtu edhe shkollat greke qė u ngritėn pėr shqiptarėt ortodoksė nė sanxhakėt e Elbasanit dhe Korēės, tė cilat pėrfshiheshin nė vilajetin e Manastirit. N. Veqilharxhi e kishte tė qartė se “shkollat greke janė tė organizuara pėr tė ndriēuar rininė greke dhe jo pėr ndriēimin e popullit shqiptar” (Letra dėrguar Jani Calit, 1846).
Nė kėto kushte Naum Veqilharxhi ishte i pari qė ndjeu nevojėn e ngutshme tė pėrhapjes sė arsimit nė gjuhėn amtare pėr tė penguar helenizimin e vendit. “Gjuha amtare, shkruante ai, ėshtė faktor i rėndėsishėm pėr zhvillimin mendor tė fėmijės dhe pėr pėrvetėsimin e shpejtė tė njohurive tė dhėna nė shkolla.” (Parathėnie e Ėvetarit, 1845).
Abetaret u hartuan dhe u botuan pėr t’u shpėrndarė nė Shqipėri, qė tė shėrbenin si tekste mėsimi pėr nxėnėsit e shkollave fillore. Ata, tė shoqėruar me fermanėt e Sulltanit, u dėrguan nė Korēė me anė tė Naum Haxhi Vasilit, dhe, me porosi tė veēantė tė autorit tė tyre, u shpėrndanė jo vetėm nė Korēė, por edhe nė Kolonjė, Pėrmet e Berat. Entuziazmin me tė cilin u pritėn abetaret, e marrim vesh nga njė letėr qė paria e Korēės i drejtoi N. Veqilharxhit mė datėn 22 prill 1845. Ata i shkruanin: “U mėsuam tė lexojmė dhe t’i shkruajmė njėri-tjetrit. Bashkatdhetarėt kėrkojnė vazhdimisht edhe mė shumė libra tė tjerė”. Ata e pėrfundojnė letrėn duke e njoftuar pėr abetaren e tij tė parė “qė po ndihmon mėsuesit nė shkollat e rregullta pėr tė mėsuar (nxėnėsit) tė shkruajnė gjuhėn amtare me shpejtėsi dhe lehtėsi”. Nė emėr tė parisė sė Korēės letra u nėnshkrua nga patrioti Athanas Paskali, sekretari i mitropolisė, gjyshi i skulptorit Odhise Paskali, tė cilin, pėr zellin e madh qė tregoi, Patrikana e syrgjynosi thellė nė ishullin e Kretės, mbasi kishte cenuar monopolin e gjuhės greke nė shkolla. Gjatė periudhės nė vijim, Naumi vendosi njė letėrkėmbim tė dendur me patriotė korēarė pėr t’u informuar lidhur me shpėrndarjen e librave dhe ngritjen e shkollave shqipe. Gjithmonė aktiv, “N. Veqilharxhi u pėrpoq tė krijonte njė shoqėri kulturore shqiptare, e cila do tė merrej me botimin e librave nė gjuhėn amtare dhe me dėrgimin e tyre nė Shqipėri” (Historia e popullit shqiptar, II, 2002 , f. 99). Folkloristi rilindės, Spiro Dine (1844-1922), pasues dhe bashkėpunėtor i Thimi Mitkos, na bėn tė ditur se nė shkollėn e fshatit Trebickė, nė vitin 1854, si libėr mėsimi ende pėrdorej abetarja e Naum Veqilharxhit (Spiro Dine, Vepėr e cituar, f. 20). Kjo dėshmon se abetarja e Naum Veqilharxhit mbeti nė pėrdorim, tė paktėn pėr njė dhjetėvjeēar nė shkollat e Shqipėrisė Juglindore. Skėnder Luarasi, nė librin Fjala shqipe shkruan: “Naum Bredhi (Veqilharxhi), flamurtari i Rilindjes shqiptare, me veprėn e tij Qarkorja dhe me abetaret shqipe, u bė ideologu dhe mėsonjėsi i parė i lėvizjes sonė kombėtare”. Pėrveēse nė shkolla, gjuhėn shqipe Naum Veqilharxhi e shikonte tė pėrdorej edhe nė shėrbesat fetare: “Shqiptarėt, jo vetėm nuk kanė mundur t’i shkruajnė njėri-tjetrit nė gjuhėn e vet, por as t’i falen e t’i luten Perėndisė me gjuhėn qė secili e mėsoi duke pirė qumėshtin e nėnės, si gjithė bota tjetėr” (Parathėnia e Ėvetarit 1845). Kjo ide e Naum Veqilharxhit, e cila ishte nė kundėrshtim me Patrikanėn, qė donte tė ruante monopolin e gjuhės greke nė shėrbesat fetare, do tė pėrcaktonte edhe fatin e tij.
ILUMINISTI I PARĖ SHQIPTAR
Pėrveēse ideologu i parė, Naum Veqilharxhi vlerėsohet edhe si iluministi i parė i Rilindjes Kombėtare Shqiptare. Ky burrė i ndezur nga dashuria pėr kombin, si perfeksionist qė ishte, pėr realizimin e objektivave tė tij madhorė gėrshetoi edhe pėrvojat e tij me ato tė iluministėve tė shquar tė Ballkanit. I bindur se populli shqiptar do tė dilte “nga gjendja e turpshme e mjerimit, vetėm kur do tė fillonte lėvrimin e gjuhės kombėtare”, Naum Veqilharxhi pėrcillte me interesim tė madh edhe aktivitetin arsimor qė zhvillonin iluministėt e kombeve tė tjera tė gadishullit tonė. Nė qoftė se fėmijėt rumunė filluan tė shfletojnė abetaret e tyre tė para nė vitin 1820, ata bullgarė nė vitin 1824 dhe fėmijėt serbė nė vitin 1827, me ėvetaret e tij, qė arritėn nė Korēė nė vitin 1844 dhe u pėrhapėn si vetėtimė nė gjithė Shqipėrinė Juglindore, Naum Veqilharxhi ngriti pėrmendoren me tė bukur tė Rilindjes sonė kombėtare, pėr tė cilėn “ai do tė mbetet i pavdekshėm deri nė fund tė shekujve” (Letra e patriotėve korēarė dėrguar N. Veqilharxhit).
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė