Shiko Postimin Tek
Vjetėr 28-10-11, 18:10   #73
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: Kronika e zeze

Vrasja nė Tiranė, pranga 27-vjeēarit kosovar


28-10-2011 12:39 CET


Arrestohet nė Tiranė njė 27-vjeēar qė dyshohet se ėshtė autor i vrasjes sė pronarit tė njė argjendarie pak ditė mė parė. Policia e Tiranės ndaloi shtetasin kosovar Nexhat Mulaj, ndėrsa nuk ka dhėnė hollėsi tė tjera.
62-vjeēari Rrapo Sinanaj mbeti i vrarė me armė zjarri nė dyqanin e tij tė argjendarisė, nė rrugėn ‘Siri Kodra’, nė Tiranė.
Sipas policisė sė Tiranės pėr vrasjen ka dy pista hetimi. E para ka lidhje me tentativėn, pasi viktima kishte shtypur sinjalin e alarmit menjėherė sapo e kapėn grabitėsin. Megjithatė, pas krimit ai nuk ka prekur asgjė nė dyqan. Kjo ka bėrė qė hetuesit tė ngrenė edhe njė tjetėr pistė, atė tė vrasjes pėr ndonjė konflikt tė mundshėm.
Grupi i hetimit ka tentuar tė gjejė pėr kėtė pistė tė dhėna tė tjera, por me gjithė veprimet hetimore nuk raportohet deri me tani qė viktima Rrapo Sinanaj tė ketė patur mosmarrėveshje.
Policia e Tiranės thotė se ka shoqėruar tė paktėn 60 persona, shumica e tė cilėve janė persona me precedentė penalė nė fushėn e grabitjeve, veēanėrisht nė kėtė zonė.
Kjo taktike nė fakt pėrdoret shpesh nga policia shqiptare sa herė ka ngjarje kriminale, agjentet e komisariateve pėrkatėse depozitojnė menjėherė emrat e shtetasve problematikė tė cilet me pas edhe shoqėrohen. Por policia pohon se mes atyre qė janė shoqėruar ka edhe dėshmitarė qė kanė deklaruar se kanė parė njė tė ri tė dalė nga dyqani dhe tė largohet nė kėmbė fare i qetė.
Jozyrtarisht thuhet se gjatė orėve tė natės janė kryer edhe procedurat e ballafaqimit mes dėshmitarėve dhe disa nga tė shoqėruarit qė kane tipare tė pėrafėrta me identikitin e tė dyshuarit, por edhe ky veprim ka rezultuar pa sukses.
Pėr policinė shpresat pėr gjetjen e autorit tė vrasjes fillimisht mbaheshin tek kamera e sigurisė sė argjendarisė, e cila ne fakt doli qė nuk ka filmuar gjė. /TCH/
  Pėrgjigju Me Kuotė