Titulli: Vritet njė kosovar(e) nė Afganistan
Prishtinė, 30 tetor (E plotėsuar) - Nė shpėrthimin e sė shtunės nė kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, nė mesin e 13 tė vrarėve raportohet tė jetė edhe njė shtetase kosovar.
“Shpėrthimi i sė shtunės, i cili mori jetėt e dy civilėve britanikė, njė shtetasi tė Kosovės katėr ushtarėve amerikanė, njė ushtari kanadez e tė tjerė, ndodhi kur njė veturė e mbushur me eksploziv goditi njė autobus tė blinduar nė konvojin e NATO-s”, tha tė dielėn njė diplomat perėndimor pėr CNN-in.
Sipas TV Klan-Kosova, shtetasja e vrarė nė Kabull ėshtė 38-vjeēarja nga Ferizaj, Zylfie Bytyqi.
Ajo deri nė vitin e kaluar ka punuar nė kampin Bondstell, kurse pastaj ka shkuar pėr tė punuar nė Afganistan nėpėrmjet njė firme amerikane.
Familjarėt e Zylfies nė Ferizaj janė informuar mbrėmė pėr vdekjen dhe ata tė dielėn kanė hapur derėn pėr tė pame. Sipas informatave qė i janė dhėnė familjes trupi i Zylfies do tė sillet nė Ferizaj brenda 7-10 ditėve tė ardhshme.
Presidenti afgan, Hamid Karzai ka shprehur ngushėllime pėr viktimat.
Nga ana tjetėr, zėdhėnėsi i talibanėve ka thėnė se janė vrarė 16 ushtarė tė huaj, njė civil dhe janė lėnduar disa tė tjerė, transmeton Indeksonline.
Nė kuadėr tė misionit tė NATO-s dhe misioneve tė tjera ndėrkombėtare nė Afganistan gjendet edhe njė numėr i shqiptarėve qė punojnė nė misionin civil.
__________________
Nuk kam firme, jam fukara
Kosova, vendi me romantik ne bote. Te gjithe ta mbajn qirin :D.
|