Shiko Postimin Tek
Vjetėr 12-11-11, 17:05   #11
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: Lajme aktuale nga vendi !

Inaugurohet njė pjesė e autostradės


12-11-2011 13:44 CET

http://www.zeri.info/fotografia.php?id=41340




Shumė qytetarė, zyrtarė vendorė e ndėrkombėtarė, kanė marrė pjesė tė shtunėn nė ceremoninė solemne tė pėrurimit tė 38 kilometrave tė parė tė autostradės Vėrmicė-Merdar, qė mban emrin “Ibrahim Rugova”.
Prerjen e shiritit tė kėsaj rruge e kanė bėrė presidentja e Kosovės, Atifete Jahjaga, kryeministri kosovar, Hashim Thaēi, ai i Shqipėrisė, Sali Berisha, dhe kongresisti amerikan, Eliot Engel.
Me kėtė rast, presidentja Atifete Jahjaga ka thėnė se “sot ėshtė fillimi i njė vepre tė pritur shumė gjatė nga Kosova”. Ajo ka deklaruar, po ashtu, se kjo rrugė ėshtė nė funksion tė lidhjes sė popujve dhe shteteve.
“Pėrurimi i kilometrave tė parė nė territorin e Kosovės tė Rrugės sė Kombit, tė ndėrtuar me standarde dhe parametra modern, ėshtė filli i njė vepre tė dėshiruar dhe tė pritur shumė gjatė qė Kosova dhe Shqipėria po e realizojnė sot. Kjo rrugė ėshtė nė funksion tė ndėrlidhjes sė popujve dhe tė shteteve. Ėshtė lidhja jonė nė korridoret e rėndėsishme evropiane. Sot po tejkalojmė barrierat e fundit qė penguan lėvizjen e lirė mes qytetarėve tanė pėr tė qenė bashkė si tė gjithė popujt qė mbėshtesin vlerat evropiane dhe qė ndėrtojnė ura bashkėpunimi”, ka thėnė Jahjaga.
Ajo ka shtuar se “sot po e realizojmė njė ėndėrr. Njė vepėr tė njė vlere tė pakrahasueshme morale qė ēon nė afrimin e njerėzve dhe ju shėrben qytetarėve dhe vendeve tona”.
Edhe kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi, ka thėnė se projekti pėr ndėrtimin e autostradės ėshtė njė projekt qė hap kufij dhe i demokratizon ata.
“Ky projekt ėshtė projekt i shekullit tė ri, i lirisė, pavarėsisė dhe integrimit - projekt i gjeneratės dhe mentalitetit tė ri mirėqeverisės. Ėshtė projekt i evropianėve tė rinj. Ky projekt hap kufij, thyen barrierat e sė kaluarės dhe hap horizontin e sė ardhmes. Kjo ėshtė autostrada mė moderne nė rajon. Kjo autostradė i jep kuptim shtetit tonė tė ri”, ka theksuar Thaēi.
Ndėrkohė i emocionuar, kryeministri i Shqipėrisė, Sali Berisha, ėshtė shprehur se rruga bashkon idealin kombėtar, idealin e Prizrenit dhe atė tė Ibrahim Rugovės.
“Inaugurimin sot nė Kosovėn e lirė dhe tė pavarur tė kėsaj rruge madhėshtore, tė kėsaj autostrade qė bashkon shqiptarėt me shumė sė kurrė nė idealin e unitetit kombėtar, nė idealin e Prizrenit, nė idealin e pavdekshėm tė grave dhe burrave qė sakrifikuan, derdhėn lumenj gjaku nė kryengritjen e tyre tė madhe pėr ta bėrė Shqipėrinė e pavarur, pėr ta bėrė Kosovėn tė lirė dhe tė pavarur, nė nderimin mė tė madh tė arkitektit tė Kosovės sė pavarur, burrit mendje-ndritur tė kombit shqiptar, profesor doktor Ibrahim Rugovės”, ka nėnvizuar Berisha.

Nė ceremoni, kanė qenė tė pranishėm edhe kongresisti amerikan Eliot Engel dhe ambasadori i SHBA-sė nė Prishtinė, Christopher Dell.
Kongresisti Engel ka thėnė se kjo rrugė e sjell Kosovėn nė zemėr tė Evropės.
“Nė njė kohė kur tė tjerėt po i mbyllin kufijtė e tyre, Kosova po i hap kufijtė e saj dhe po bėhet njė pjesė shumė e rėndėsishme e Evropės. Dikur nevojiteshin 10 orė pėr tė shkuar nga Prishtina nė Tiranė, e tash na duhen vetėm tri orė. Mendoj se ėshtė shumė me rėndėsi qė kjo rrugė po emėrohet me emrin e zotit Rugova, qė ka qenė mik i imi dhe ka pasur kaq shumė kuptim pėr kėtė vend. Po ashtu, mund t’ju them se SHBA-tė gjithmonė do tė jenė tė pėrkushtuara pėr kėtė vend tė mrekullueshėm”,ėshtė shprehur Engel.
Kostoja e ndėrtimit tė 38 kilometrave tė parė tė autostradės thuhet tė ketė kushtuar rreth 330 milionė euro. Punimet nė kėtė autostradė ėshtė duke i kryer kompania “Bechtel-Enka”. Gjerėsia e autostradės do tė jetė 28 metra, dhe do tė jenė 4 korsi.
Zyrtarėt e Qeverisė sė Kosovės kanė deklaruar se punimet nė autostradė do tė vazhdojnė derisa tė pėrfundojė i tėrė projekti, i cili pritet tė kryhet nė nėntor tė vitit tė ardhshėm.
Autostrada ”Ibrahim Rugova”, ėshtė cilėsuar projekt historik pėr Kosovėn evropiane dhe pėr integrimin e shqiptarėve nė Bashkimin Evropian. /REL/
  Pėrgjigju Me Kuotė