Tema: Nonda Bulka
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 27-12-11, 17:50   #1
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Nonda Bulka




Nonda Bulka u njoh nė letėrsinė e viteve `30 me psudonimin Chri-Chri. Shkrimet e tij, fejtone e skica, ai arriti t'i pėrmblidhte mė 1934, nė vėllimin "Kur qan e qesh bilbili". Gjithashtu, ai botoi edhe mė pas proza poetike, skica humoristike e disa pėrkthime nga letėrsia franceze.
N. Bulka ėshtė njė ndėr shkrimtarėt ė parė tė viteve `30 qė me krijimet e tij solli kritikėn e protestėn e hapur kundėr regjimit tė Zogut, demaskimin e shoqėrisė sė prapambetur feudale, njė qėndrim tė prerė antiklerikal si dhe denoncimin e politikės imperialiste tė kohės, motive kėto qė mė pas u trajtuan pothuaj nga tė gjithė autorėt e rinj tė viteve `30 e sidomos nga Migjeni.Nėpėrmjet fejtonit e skicės Nonda Bulka arriti tė bėjė pėrgjithsime me vlerė. Duke qėnė nėn ndikimin e drejtpėrdrejtė tė lėvizjes demokratike tė kohės dhe i ushqyer nga idetė revolucionare, ai e mohoi tė vjetrėn, reaksionaren nė fushėn politike e shoqėrore, nė planin kombėtar e ndėrkombėtar me anė tė njė satire therėse.
Proza e tij ka trashėguar tiparet mė tė mira tė satirės sonė, sidomos asaj pamfletike, duke e zhvilluar atė mė tej.
Me anė tė humorit ky shkrimtar arrin tė trajtojė shqetėsimet e veta, qė janė edhe ato tė kohės, dhe krijon tek lexuesi emocione e nėnqeshje tė hidhura pėr probleme qė lidhen me jetėn e vėshtirė tė vegjėlisė, me rrugėn e zhvillimit tė kulturės kombėtare, me luftėn imperialiste, me klerin e fenė, me normat morale patriarkale e tė vjetėruara etj.N. Bulka ėshtė tipi i gazetarit qė nuhat menjėherė problemet mė nevralgjike tė jetės sė pėrditshme shoqėrore dhe shpėrthen me ironi e sarkazėm, por si njė temperament i rrėmbyer, me gjaknxehtėsi. Ky shpėrthim jo gjithmonė mund tė barazohet me revoltėn ose protestėn e fuqishme. Skicat, fejtonet dhe shkrimet mė tė mira tė tij janė : "Vija e vdekjes". "Intervistė me Shėn Pjetrin, "„Kujtime tragjikomike", "Kur piqet Muhameti me Krishtin" , "Pėrralla abisine" , "Gjysėm ose italian" , "Mėsim gjeografie" etj.
Bulka ashtu si Migjeni mė vonė, do tė pasqyrojė nė krijimtarinė e tij mjerimin, zymtinė, e jetės sė vegjėlisėshqiptare me krijime tronditėse si "Mėm` e bir" , "Lipėsi" , "Njeriu misterioz" etj, duke demaskuar padrejtėsinė shoqėrore pa kėrkuar mėshirė. Pėr energjinė dhe shpejtėsinė, me tė cilėn ai iu pėrgjigj kėrkesave tė ditės, pėr shumllojshmėrinė, e problemeve qė trajtoi, pėr qartėsinė e mendimit ai dallohet nga shumė bashkohės tė tij. Por disa herė ai s'arriti tė shmangte pėrsėritjet e disa motiveve e temave dhe nuk i shpėtoi njė fryme tė plotė mohuese e ndonjė toni pesimist. Nė tėrėsinė e veprės sė tij publicistike ndihet e tėrė koha, gjithė realiteti, por sidoqoftė ajo mbetet brenda kufijve tė fejtonit e skicės, ashtu si ajo e Q. Stafės dhe V.Stafės. Nė to mė tepėr revoltė se konflikt artistik, por lėvrimi i tyre pati rėndėsi pėr zhvillimin e mėtejshėm tė prozės artistike. Kjo krijimtari, duke formuar tiparet, qoftė edhe fillestare tė njė letėrsie militante, solli nė tregim temėn e ditės, ndihmesėn pėr thellimin e realizmit kritik dhe pėr afrimin gjithnjė e mė shumė tė letėrsisė me jetėn, tė gjuhės sė saj me gjuhėn e gjallė e tė pėrditshme.


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante