Tema: Nonda Bulka
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 27-12-11, 17:53   #4
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Nonda Bulka

Njėqind flamurė pa njė

Nonda BULKA

Ishte ditė vere nė njė nga qytetet mė tė mėdha tė Arnautistanit. Ecja filli vetėm duke menduar pėr hallet e kusuret e kėtij vendi heroik, por shumė fatkeq. Vapa pėrvėlonte. Djersėt mė kullonin rrėke. I kredhur nė tė thella kapėrceja nga njė ngjarje nė tjetrėn.
Shikoja me sytė e mendjes vendin e shkretuar prej tufanit, tėrmetin qė po trondit botėn dhe qė po kthen nė shkrumb e hi atė qė dora e njeriut e ka ngritur me djersė e gjak. Habitesha me shtazėritė njerėzore. Nė kėto tė thella isha kredhur, kur… fiu, fiu… sirena. - Bum, bum, bum! – krisi topi.
- Bobo, - thashė, - erdhėn lanetėrit e qenit, shpikja moderne mė e mrekullueshme pėr tė shfarosur njeriun.
Pa e vrarė mendjen mė thellė, hyra nė shtėpinė e parė qė gjeta aty rrotull. Mysafir i paftuar, hapa derėn e rrugės, pastaj atė tė brendshmen dhe instikti vetmbrojtės mė drejtoi nė njė bodrum tė sigurt nėn tokė.
- Ē’urdhėroni? – ma priti njė zotni i cili me grua e fėmijė ishte strukur nė njė cep tė asaj grope tė errėt.
- Hyra kėtu, mbasi jashtė po bėhet festė midis qiellit e tokės. Qielli sulmon tokėn dhe toka i pėrgjigjet. Dhe unė, qė s’jam as nė qiell as nė tokė, hyra kėtu nėn tokė.
- A janė shumė?
- Nxin qielli katran, efendi.
- Allahalla! Si do vejė ky halli ynė? Kur do tė marrin fund kusuret?
U ula mbi njė fron gjysėm tė thyer dhe po fshija djersėt. Njeriu i bodrumit mė lėshonte lehtė-lehtė, me kureshtje, nga njė bisht syri; sikur matej tė mė thoshte diēka, po nuk guxonte. Mė sė fundi foli:
- Si duken punėt, or zotni? Ē’ėshtė ky hall i madh qė na ka rėnė? Kur merr fund vallė? Ē’ėshtė kjo e keqe qė i ka rėnė nė kokė njerėzisė anembanė?
Ndėrsa ai po qante hallin e njerėzimit, unė po vėrtisja sytė rreth e rrotull atij bodrumi dhe vura re diēka qė mė bėri pėrshtypje:
- Pėrse i mban ende syfetin e famėmadhit Duēe dhe flamurin me lulka tė Imperos? Ti e di qė ajo punė mori fund njėherė e mirė.
- Ah, mor bir (mė lejo tė tė quaj bir), - ma priti hallexhiu i bodrumit, - njė fjalė e vjetėr thotė se bota ėshtė e rrumbullakėt si top; njerėz si unė qė nuk merren me politikė i kanė marrė masat pėr ēdo gjė qė mund tė ngjasė… Sa ka parė ky qerrata vend!
- Po ky flamuri i Anglisė, pranė atij tė Duēes, ē’kėrkon kėtu nė bodrumin tėnd?
- Ta thashė, mor bir, jam njeri esnaf dhe hallexhi. Sikur njė mėngjes, papritur dhe papandehur, tė kėrcasė topi andej nga deti dhe tė zbresin ata? Ku tė gjej stofė pėr tė qėndisur flamurin anglez? Apo tė ha ndonjė plumb rrugės? Kėshtu tė paktėn e kam mendjen tė fjetur.
- Po Stalini me drapėr e ēekan, ē’punė ka nė bodrumin tėnd tė errėt? Mos je gjė bolshevik?
- Jo, vallahi, bilahi s’jam. Po si esnaf njeri qė jam, kur tė shoh se tė gjithė bota do tė skuqen, si mund tė qėndroj unė i bardhė? Urtėsia mė kėshillon tė ngre flamurin dhe tė bėrtas pas berihasė: “Rroftė!”.
- Qenke plot tru, efendi. I paske marrė masat me kohė.
- Posi, posi, ē’tė bėsh? Ja! Po fitoj para me grushta, si hallexhi qė jam. Kam tre djem dhe qė tė tre i kam ndarė nė tri parti tė ndryshme; kėshtu, ngado qė ta kthesh, i kam shpatullat tė ngrohta.
- A ke ndonjė djalė nė mal?
- Jo bir, jo! E kam vėrtitur punėn qė mishi tė piqet dhe helli tė mos digjet. Jam njeri i punės dhe jo i politikės. Kur ishte Zogu mbret, unė isha zogist. Kur iku, nuk i thashė as udhė e mbarė.
Kur pllakosi ushtria e Duēes, i dola pėrpara me flamur dhe tashti qė u largua, i dhashė munxėt nga prapa. Kur erdhi gjermani, e kisha gati fytyrėn e Hitlerit dhe flamurin me kryq tė thyer. Kur tė shkojė, edhe kėtė do ta zė me gurė, pėr t’i bėrė qejfin atij qė do tė vij pas tij. S’ke ē’bėn, duhet tė jetosh “me nder” nė kėtė botė.
Mbeta si i trullosur nga predikimet morale tė atij njeriu tė njohur dhe tė panjohurqė ma hapi aq thellė zemrėn; rashė nė mendime duke kullotur sytė rreth e rrotull bodrumit ashtu si nėpėr ėndėrr.
Nė njė cep mė vranė syrin disa flamurė tė tjerė.
E pyes:
- Po kėta ē’janė?
- Ky ėshtė flamuri i grekut, - mė tha efendiu.
- E mora vesh. Zotrote qenke grekoman, o efendi.
- Jo bir, jo, nuk jam as grekoman, as djall; por, kur ushtritė e grekut hynė thellė nė vendin tonė kundėr italianėve, porosita shpejt e shpej flamurin e tyre, qė tė mos mė zinte nė befasi. Ja dhe flamuri i Turqisė, qė po e ruaj si kujtim tė Baba Dovletit. Tė thashė, or bir, se jam njeri me parime me karakter, me edukatė dhe s’ma ka ėnda tė prish muhabetin me asnjė kral qė mund tė shkelė kėt vend.
U ngrita nė kėmbė, u solla dy-tri herė rreth atij muzeu origjinal qė mund tė pagėzohej me emrin tingėllues “muzeu i karakterit” dhe sytė m’u mbėrthyen mbi njė flamur tė ēuditshėm, tė bardhė si dėbora me njė rreth tė kuq nė mes.
- Po ky i kujt ėshtė, mor efendi?
- Ulu, - ma preu ai, - se ėshtė punė e gjatė qė tė ta shpjegoj. Disa vjet mė parė po rrija nė kafe duke pritur njė mik, ortakun tim, me tė cilin dėrgonim fasule nė Greqi; duke pritur mikun e fasuleve, nė tryezėn aty pranė, disa si biēim shkollarė bisedonin pėr politikė. Ishte ajo kohė kur kishte nisur lufta midis Japonit dhe anglo-amerikanėve. Japoni po korrte fitime aq tė vrullshme, sa asnjeri nuk mund tė parshikonte se ku do ti mbanin kėmbėt anglezėt dhe amerikanėt. Njė nga shkollarėt hidhet e i thotė shokut: “Ashtu siē ka nisur puna, s’ėshtė ēudi qė njė ditė t’i shohim japonezėt tė vijnė deri nė Tiranė!”. Sa dėgjova kėto fjalė, shpejt e shpejt bėra gati edhe flamurin japonez. Kėshtu mė zuri gjumi rehat.
Bombardimi kishte marrė fund. Sirena mė lajmėroi se kishte ardhur koha pėr tė dalė nga strofka e atij idealisti. Ndėrsa po matesha qė ta pėrshėndesja, befas mė ra ndėr mend diēka dhe e pyeta:
- Tė falenderoj, mor efendi, pėr mėsimet e larta tė moarlit qė mė dhe, por as mė thua, tė lutem, nė gjithė kėtė grumbull flamujsh dhe fytyrash, si nuk ma zė syri asgjėkundi Skėnderbeun dhe flamurin kuqezi?
Efendiu ngurroi pakėz si i menduar, rrotulloi sytė andej-kėtej, pastaj duke m’i mbėrthyer si me frikė, mė thotė:
- Ke hak, ke hak. S’mė kishte shkuar ndėr mend; e ku ta kesh mendjen mė parė, nė kėtė kohė trazirash dhe pėrleshjesh? Pastaj me autoritet i drejtohet tė birit dhe i thotė: Kujtomė, kur tė vemi nė dyqan tė porosisim edhe njė flamur tė Shqipėrisė, se s’dihet, edhe ai mund tė na hyjė nė punė!
Hapa sytė. Isha nė ėndėrr. Se idealistė tė tillė s’mund tė ekzistojnė veēse nė ėndėrr.

Botuar mė 1944
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė