Tema: Nonda Bulka
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 27-12-11, 17:55   #8
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Nonda Bulka

Pėr Nonda Bulkėn

Prof. Dr. Ilinden Spasse

Kur tė ikė brenga si vesė,
Vrik do shfaqesh t'i nė kthesė,
Hipur nė biēikletė, si kalorės i vėrtetė!

Sa mė shumė kalojnė vitet, aq mė tepėr forcė sintetizuese marrin kėto vargje tė Vehbi Skėnderit, kushtuar Nonda Bulkės, Nondės tonė.
Kam pasur fatin, qė Nondėn ta njihja nė disa faza tė jetės sime dhe nė disa faza tė jetės sė tij:
E kam njohur si fėmijė, kur luante me mua, kur mė sillte nė shtėpi nga njė gjysmė ēukullate, se gjysmėn tjetėr ia kishte "ngrėnė ujku" gjatė rrugės; kur gjithnjė mė quante "hajdut me ēizme"; e kam njohur nė moshė pak mė tė rritur, kur ai me pyetjet qė mė bėnte donte tė mėsonte, se sa pėrvetėsoheshin nga nxėnėsit programet e tekstet e gjuhės e letėrsisė shqipe, e mė vonė kam njohur krijimtarinė e tij fishkėllyese ndaj regjimit nė fuqi, krijimtari fishkėllyese me njė stil tė veēantė, origjinal publicistiko-artistik dhe, kėshtu, dalėngadalė nė pėrfytyrimin tim rritej personaliteti i kėtij njeriu sa tė thjeshtė, aq edhe tė madh. E kam parė rrugėve tė Tiranės, duke "fluturuar" me biēikletėn "Bjanki", tamam si njė i ri, por e kam parė edhe nė mbledhje tė ndryshme, ku u kundėrvihej me shumė kulturė, por me humor e batuta kuptimplote, kritizerėve pa taban. Kam dėgjuar nga ish nxėnėsit dhe studentėt e tij, se si e elektrizonte klasėn duke pėrdorur metoda origjinale tė dhėnies sė mėsimit, duke improvizuar si artist i vėrtetė personazhet e veprave qė shpjegonte, por e kam dėgjuar tė fliste me pasion edhe pėr letėrsinė franceze, sidomos pėr klasikėt e saj. Mbresa tė fuqishme mė kanė lėnė marrėdhėniet e tij me shokėt mė tė ngushtė: Sa herė qė vinte nė shtėpinė tonė, vetėm gaz e hare do tė sillte, jehona e tė cilėve do tė vazhdonte me ditė tė tėra. Kėto marrėdhėnie u dendėsuan sidomos kur Nonda u sėmur rėndė e vajti nė Rumani pėr t'u kuruar:
Ti, Nondė, ike papandehur dhe s'deshėm tė besonim qė ishe i sėmurė,
E shpesh na dukej sikur delnje nga rrugica,
Me njė buqetė replikash tė gėzuara pėrsėri,
E ndaj, do qe gėzim i madh, sikur tė bėheshin kėto rreshta urė,
Mbi kėtė tė gėnjeshtėrtė largėsi,
Qė shtrihet posi mjegullime midis nesh!
I dashur Nondė, mos mė shaj, mos mė qorto pėr kėtė vjershė,
Por nė tė qeshtė zemra pak me mallin tonė, qesh!

Do t'i shkruante Vehbi Skėnderi nė shtatorin e vitit 1971.
Por mbi tė gjitha kam ndjekur me vėmendje fazėn e fundit tė jetės sė tij, kur u kthye nga Rumania i mbėrthyer nė grykė nga demoni i vdekjes: Shokėt shumė tė shqetėsuar pėr shėndetin e tij, ndėrsa ai, me batutat e kripura e plot sarkazėm, qė hidhte pėrpara tyre, familjes dhe tė gjithė tė njohurve, qėndronte stoik i papėrkulur si tė kėrkonte ta sfidonte atė dhe e sfidoi, duke u lartėsuar nė pėrfytyrimin tonė si "Njė Arbėr gjithmonė i lashtė, si njė Arbėr gjithmonė i ri!".(Nga epitafi nė varrin e Nonda Bulkės)

Erdha tė flisnja pak me ty, pas kėtij shiu tė pastėr,
Por ti ma prite nga mermeri shkurt: "Jam arbėr!"
Lotonte qielli shqiptar me uniformė gri,
Sheh shkrepėtimėn tallėse: Chri-Chri!

Tė digjte fort pėr Arbėrinė e lirė malli
Dhe qeshje hidhur si Juvenili.
Dhe pėshtynje republika e mbretėri,
Me vėrshėllimėn tallėse, Chri-Chri!

E hante ēdo mendim tė blertė bryma
Edhe nė mes tė maleve tė zihej fryma,
Se ndienje tok me malėsorėt katėrfish uri
Duke na nėqeshur: Chri-Chri!

Po shpesh tė ndrinin sytė lotė gėzimi nga ideali...
Dhe qeshje si fėmijė plot ēiltėrsi,
Mė i dhėmshuri i mėsuesve: Chri-Chri!
Luftove tėrė jetėn kundėr pompės, zhurmės,
Mbi gjysmė shekulli pa u vėnė re,
Po varrin, prapė, e deshe buzė rrugės...
Dhe varrin, shok, buzė rrugės ma ke!

(Poezi e Vehbi Skėnderit dhuruar Sterjo Spasses mė 1978)
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė