Tema: Nonda Bulka
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 27-12-11, 17:55   #9
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Nonda Bulka

Kur Duēja piqet me Hitlerin

NONDA BULKA,

Dy diktatorėt mė tė mėdhenj tė Evropės u poqėn nė Venedik. Shtypi i botės u muar me kėtė pjekje diplomatike. Se shpesh herė udhėtime tė tilla vendosin fatin e mirė ose tė keq tė popujvet. Hitleri arriti nė Venetik me aeroplan, se udha e qiellit ėshtė mė e shkurtėr dhe sidomos mė e sigurtė. Porsa zbriti diktatori gjerman nga aeroplani, Duēja i dolli para dhe ngriti dorėn. Hitleri, ngriti dorėn edhe ai. Kjo ėshtė me pak fjalė "hyrja" e pjekjes. Ajo qė ka rėndėsi nuk ėshtė as ngritja e dorės, as bandat muzikale, as brohoritjet e popullit, as drekat e darkat, as komunikatat zyrtare, as kordialiteti i dukshėm midis dy burrave tė shtetit. Kėto s'janė veēse formalitete banale, tė demoduara, pa shumė shijė. Ajo qė preokupon sot shtypin dhe mendjen e turbullt tė Evropės, ėshtė pyetja: Ē'u bisedua midis Hitlerit dhe Musolinit dy orė rresht, kur u mbyllėn "vetėm" qė tė dy pa asnjė shahit? Se ka disa pika ku Hitleri dhe Musolini duhet tė mos kenė ardhur nė akord. Hitleri kėrkon Austrinė! Musolini thotė "jo"! Hitleri ėshtė kundėr ēifutėvet, Musolini "jo"! Hitleri dhe Musolini vendosėn shumė gjėra; por asnjeri nuk mund t'i dijė. Apo ndofta hėngrėn e pinė, ngritėn dollia, u puthėn dhe u pushtuan, shkėmbyen buzėqeshje dhe pastaj, i lanė pėr mė vonė problemet qė tani pėr tani u dukeshin pak si tė "koklavitura"? E ku ta dish! E ardhmja mund tė na e tregojė. Se udhėtimet e diplomatėve janė si dardha: e kanė bishtin prapa....

Botuar mė 1935


Historia pėrsėritet

Nonda BULKA,

Vit pėr vit po ai avaz. Amerika kėrkon paratė, Europa s'ja jep. Por sivjet Europa u tregua mė edepsėze se kurrė nonjėherė. Se jo vetėm qė s'pagoi, por dhe u tall. Kėshtu ēėshtja e borxheve u mbyll njėherė e pėrgjithėnjė. Amerika do tė vazhdojė t'i kėrkojė. Europa do tė vazhdojė tė mos i paguajė. Dhe kėshtu do vijė njė ditė qė, hem Amerika do tė lodhet sė kėrkuari, hem Europa do tė mėrzitet duke u pėrgjigjur - Jo!
Mund tė vijė njė kohė qė tė pėlcasė nė kontinent njė luftė e dytė si ajo e 14-ės. Pėrsėri Europa do t'i kėrkojė borxh Amerikės. Dhe Amerika do t'i japė. Kur tė mbarojė lufta, Amerika do t'i kėrkojė paratė Europės dhe Europa do t'i pėrgjigjet: "Hip kėtu tė shohėsh Stambollin". Dhe komedia e borxheve do tė persėritet; gjithashtu dhe historia.
Historia pėrsėritet shekull pas shekulli, por njeriu s'mėson asgjė. Luftrat nuk janė ndonjė shpikje e re. Qysh n ere. Qysh nė kohėt e Homerit, trojanėt vriteshin me helenėt pėr shkakun e njė gruaje tė bukur.
Sot vriten pėr asgjė, ose mė mirė, pėr mustaqet e diplomatėve. Luftrat, rrėmullat, krizat politike dhe financiare, batakēillėket, gėnjeshtrat, s'janė ndonjė shpikje e re. Por mėnyra e tė vrarit dhe e tė grabiturit ndryshoi formė dhe "syfet". Qėmoti vriteshin me thika ose me "harqe" me "kapsollinj" ose me "shtiza". Sot vriten me mitraloza, bomba dhe dinamit. Mė vonė, sigurisht, do tė fillojė vrasja me "mikrobe" tė helmuara. Dhe njeriu shpik sa mund. Dhe shpikja vret njerinė. Tamam si ai krimbi i mėndafshit qė hap varrin e vet. Por krimbi i mėndafshit s'ka mend. .. Kurse njeriu, jo vetėm qė ka sa tė hanė qentė, por shumė herė, kur i teprojnė, "shet" me njė ēmim shumė tė arsyeshėm.
Megjithatė, historia e sė shkuarės s'na ka dhėnė as mė tė voglin mėsim. Djemtė e korbit sa venė e nxihen.

Botuar mė 1934


Kėnga e monotonisė

Nonda BULKA,

Shok besnik, shok i vjetėr qė ngahera e kam pranė, si nė ditėt mė tė helmuara tė jetės sime, ashtu dhe nė ato mė tė lumtura.
Sahat i vogėl, i bukur, gjysmėhekur, gjysmė-ergjėnd, qė s'flet as qan, veē murmurit kėngėn melankolike, monotone tė jetės qė shkon. Ikėn ngahera, ikėn pa kthyer kokėn prapa. Ikėn dhe, bashkė me tė, ikim dhe ne. Na lajmėron se koha shkon dhe fluturon, edhe kėndon njė kėngė monotone; kėngėn e monotonisė tik-tak. Ē'kėngė tragjike! Fillon ajo kėngė e helmuar te djepi, dhe mbaron te tabuti. Njė tjetėr pas teje do ta vazhdojė kėngėn, dhe pas tij njė tjetėr; por le tė kthehemi te sahati.
Tridhjetė vjet rresht, kudo qė vajta, ngado qė shkova, e kisha ngahera nė xhepin e djathtė tė jelekut, duke kėnduar kėngėn e monotonisė. Ndrova shokė, ndrova qytete, ndrova kostume, ndrova shtėpi, por sahatin e kam ngahera nė xhepin e djathtė tė jelekut.
Ėshtė lidhur ngushtė sahati im besnik me kujtimet e plot tridhjetė vjetėve. Sa herė e shoh, me vinė parasysh shokėt qė kanė vdekur, miqtė qė kam larg. Me shkon si vetėtima gjithė jeta e pamvarur e njė djalėrie nostalgjike. Gjithė e shkuara ėshtė para meje, sa herė qė fut dorėn nė xhep pėr tė pyetur shokun tim besnik, ē'kohė ėshtė, ai pėrgjigjet: tik-tak! Pėrgjigje lakonike, monotone, qė s'do tė thotė asgjė dhe qė thotė shumė gjėra.
Thotė ndofta ajo kėngė monotone: "pėrse dėshpėrohesh? Je edhe djalė! Ke njė tė ardhme pėrpara. Varet nga ty qė ajo e ardhme tė jetė e shkėlqyer ose jo! Pėrse kaq pesimizėm? A ėshtė vėrtet kaq e zezė jeta sa e pandeh ti? Pėrse? Pėrse bėhesh vegla e muskulit, qė tė ka dhėnė zoti peshqesh dhe qė quhet zemėr? Pėrse skllav i emocioneve? Shikomė mua, stoik, mbi ēdo gjė gjakftohtė dhe krenar! Vepro si unė". Ndofta kėto do tė thotė kėnga monotone e sahatit. Por sahati pa zemėr, s'ka asnjė krahasim me njerinė plot ndjenja dhe zemėr. Ambienti shoqėror e ka bėrė, qė ajo zemėr dhe ato ndjenja tė shėrbejnė pėr fatkeqėsinė e tij. Zemra njerėzore shumė herė rreh pėr ėndrra tė shkuara, pėr sytė e kaltėr tė njė vajze qė s'e ke parė qysh prej kohe, pėr trupin selvi tė asaj qė nė gjunjė tė kėndonte kėngėn e shpirtit.
Erdhi koha qė tė rrahurat e zemrės tė ndryshojnė drejtim. Sa pėr sahatin, ai s'merr vesh, lėre tė kėndojė kėngėn e monotonisė gjersa tė ndryshket!

Botuar ne vitin 1934
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė