Shiko Postimin Tek
Vjetėr 28-01-12, 11:51   #39
sherri
J.H.N.K.SH
 
Avatari i sherri
 
Anėtarėsuar: 13-06-05
Vendndodhja: Rruga e qumshtit Nr- 3
Postime: 4,740
sherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Dinjiteti kombėtar (!?)

Johanna Neumann kujton humanizmin shqiptar gjatė Nazizmit


Johanna Neumann, e cila banon nė Silverspring afėr Uashingtonit, ka njė lidhje tė veēantė me Shqipėrinė. Bashkė me prindėrit e saj hebrej, ajo e kaloi gjithė periudhėn e Luftės sė Dytė Botėrore nė Shqipėri. Johanna ishte fėmijė nė atė kohė por kujtimet nga Shqipėria i ka tė pashlyera. Ajo thotė se Besa, fjala e dhėnė e shqiptarėve, i shpėtoi jetėn familjes sė saj nė Shqipėrinė e pushtuar. Me rastin e Ditės sė Pėrkujtimit tė Holokaustit, Zėri i Amerikės transmetoi intervistėn qė kolegu Ilir Ikonomi i mori zonjės Newmann.
Nė shkurt tė vitit 1939, kur nė Gjermani jeta pėr hebrejtė ishte bėrė e rrezikshme, familja Newmann u nis drejt Shqipėrisė me synimin pėr tė arritur nė Amerikė. Pse pikėrisht nė Shqipėri? Sepse familja e saj kishte mundur tė marrė viza nė legatėn shqiptare nė Berlin.
Arritėm nė Shqipėri mė 1 mars 1939, por nė prill, vendi u pushtua nga Italia. Konsulli i Shteteve tė Bashkuara nė Tiranė nė atė kohė u largua pėr nė Napoli kėshtu qė ne nuk mundėm tė marrim dot viza amerikane dhe mbetėm nė Shqipėri. Nė fillim jetonim nė Durrės. Atje kishte rreth 60 hebrej austriakė dhe jetonim tė gjithė bashkė. Pastaj vendosėm tė merrnim me qera njė banesė tė vogėl nė fshatin Shkozet tė Durrėsit.

Johanna dhe familja e saj kishin mbetur pa shtetėsi sepse gjermanėt nuk ua zgjatėn afatin e pasaportave.
Kur Mbreti Zog u bė me djalė, mė 5 prill 1939, nga gėzimi ai vendosi tė na jepte tė gjithė neve hebrejve shtetėsinė shqiptare, pra ne do tė ishim bėrė shtetas shqiptarė nėse Shqipėria nuk do tė ishte pushtuar.
Nė vjeshtė tė vitit 1940, kur filloi lufta Italo-Greke nga territori i Shqipėrisė, familja u detyrua tė zhvendosej nė Berat sepse Durrėsi u shpall zonė strategjike nga italianėt. Johanna kujton se pritja nga njerėzit nė Berat ishte e jashtėzakonshme. Ajo e kujton kėshtu njė ditė Bajrami nė Berat:
Fqinjėt na sillnin pilaf, bakllava, kadaif dhe gjėra tė tjera tė mira. Pastaj na ftonin tė shkonim bashkė me ta nė xhami.
Tė gjithė e dinin se ne ishim hebrej, por ky nuk ishte fare problem, kujton Johanna.
Mendoj se koncepti i Besės dhe i Kanunit u demonstruan mjaft qartė gjatė gjithė atyre viteve dhe ne u pritėm me krahė hapur nga tė gjithė. Ne kishim shumė miq shqiptarė, njihnim shumė shqiptarė, qofshin qytetarė privatė apo zyrtarė tė qeverisė. Ata bėnim ēmos qė tė na ndihmonin
Johanna tregon se si para dy vjetėsh, foli nė njė shkollė tė mesme tė Hamburgut nė Gjermani dhe bėri njė krahasim qė i la nė heshtje nxėnėsit:
U thashė atyre se Shqipėria, nė atė kohė ishte njė vend me 1 milion banorė dhe me njė pėrqindje tė lartė analfabetizmi, njė vend qė nuk shquhej si i pasur apo si intelektual, mirėpo pėr nga niveli moral ata ishin mjaft lart. Nga ana tjetėr, Gjermania ishte njė vend mjaft intelektual, me poetė, historianė, shkencėtarė dhe kompozitorė por qė ra poshtė nė nivelin qė e dimė tė gjithė.
Pas Beratit, familja e Johanės u zhvendos nė Lushnje, pastaj pėrsėri nė Shkozet dhe mė vonė nė Tiranė. Ata u ndihmuan sidomos nga njė familje me mbiemrin Pilku.
Familja Pilku u ekspozua plotėsisht pėr shkakun tonė. Gjermanėt mund tė kishin zbuluar se ne ishim hebrej dhe ata mund ta kishin pėsuar. Nuk mund tė gjenden dot fjalė pėr tė lavdėruar tė gjithė ata njerėz qė shpėtuan hebrejtė me ēdo ēmim, pėrfshirė disa njerėz nė qeverinė e ashtuquajtur kukull, si Mustafa Kruja, i cili ishte nė dijeni tė kėsaj situate. E gjithė kjo diktohej nga Kanuni dhe nga Besa. Njerėzit kishin dhėnė fjalėn dhe fjala e dhėnė nuk mund tė kthehej. Ata e pohonin vetė: nėse tė jap fjalėn se do tė tė fsheh e do tė tė shpėtoj e nėse nuk e bėj kėtė, atėherė do tė turpėrohem pėrpara vetes, pėrpara familjes dhe tėrė fshatit.
Vite mė parė, njė shoqe e saj e fėmijėrisė, Erika Pėrmeti, e ndihmoi tė lidhej me pasardhėsit e familjes Pilku qė dikur i kishte ofruar strehė. Kjo u bė nxitje qė Johanna dhe familja e saj tė shkonin pėr njė vizitė nė Shqipėri nė vitin 2007.
Kur arritėm nė aeroportin e Tiranės, aty ishte Edit Pilku, djali i familjes Pilku. Ishte e pabesueshme qė po takoheshim pas 62 vjetėsh. Ne ishim ndarė kur ishim 12 vjeē dhe luanim bashkė.
Johannės i bėri pėrshtypje tė thellė pritja nė Shqipėri. Ajo vizitoi Beratin, Lushnjen dhe Tiranėn. Por nė Durrės pritja ishte e jashtėzakonshme.
Kur zbritėm nga makina, banda frymore e qytetit na pėrshėndeti me hyminet kombėtare tė Shqipėrisė dhe Izraelit. Ishte diēka e mrekullueshme. Ata kishin vėnė jashtė Bashkisė flamurin shqiptar, flamurin amerikan dhe atė izraelit".
Ndėrkohė qė nga xhamia pėrbri vinin tingujt e Muezinit, asaj i bėri pėrshtypje tė madhe fakti qė pikėrisht aty, pėrpara bashkisė dėgjoheshin njėkohėsisht lutjet myslimane dhe himni izraelit, njė simbolikė qė ajo thotė se nuk do ta harrojė kurrė.
Johanna ruan njė kujtim tė ēmuar nga vitet e luftės nė Shqipėri. Ėshtė kjo pikturė qė i ati i saj realizoi nė qendrėn e Tiranės rreth 70 vjet mė parė.
Mendoj se Shqipėria, megjithėse e vogėl dhe megjithė problemet e saj, duhet tė jetė njė shembull pėr botėn se ēmund tė bėjė humanizmi.
Nė vitin 1939 jeta e Johanės mori njė kthesė, shqiptarėt i dhanė strehė dhe e mbrojtėn. Ata mbrojtėn jo thjesht njė familje por njė ēėshtje shumė mė tė madhe njerėzore.
__________________
Thuaje tė pa shkruarėn,shkruaj tė pa thėnėn!

Toleranca, ka kuptimin e pėrafėrt me durimin. (Dilaver Kosova)
sherri Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė