Tema: Reflektime
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 05-03-12, 22:40   #186
Bajlozi i Zi
 
Anėtarėsuar: 22-02-12
Postime: 952
Bajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: Titulli: Reflektime

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga lovely Shiko postimin
Sot, ndodhi ni aksident.

Ni djale 22 vjet, ne kolone komunikacioni, rruges per ne pune, ne mengjesin e hershem, mendoi;

Do t`i parakaloj keto dy kerre para meje, dhe nuk do te vonohem ne pune.

Shpejtesia ne ate pjese te rruges, ishte 70 n`ore.

Ne parakalim e siper, djali 22 vjeq, arriti diku rreth 100 km n`ore.

Ne anen e kundert, erdhi autobusi, 80 n`ore.

Djali i ri, i dha gaz pak me shume, me shprese se do te arrinte te dilte ne anen e vet.

Kjo nuk ndodhi kurre.

Autobusi, doli nga rruga, aq sa mundi, por nuk ishte mjaftueshem.

Djali i ri, u perplas me veturen e tij ne qoshin e autobusit, dhe fluturoi jashte rruges.
Dy kamt iu kputen, edhe vdiq ne moment.

Ni djale i ri, 22 vjeq, shnosh e mire, krejt jeten perpara, del ne sabah per me shku ne pune edhe e bon ni gabim qe i kushton me jete.

Thojne; Zoti t`i qerron syte, para taksiratit. (Taksirat duhet me kane aksident)

Pata bo llaf nihere me dikend t`afert, pasi shkoj dhe voziti drejt e ne bander, por fatmirsisht shpetoi mire, e pata pyetur;

A nuk e pe banderin a qka ke puna? Qka ndodhi?

Tha; Banderi ne syte e mi, beso qe nuk pat madhesi ma te madhe, se kokrra e qibrititit.

Nashta thashe, pernime Zoti " t`i qerron syte".

Autobusi, kogja i madh osht. Dy kerre perpara veq, rruga e drejte, dmth tona mundsite i ka pas me e pa autobusin, po o dal...

Nejse, qka deshta me thane, ai djale shkoj, dikun sigurisht ni nane e ni babe, e kan ni merzi e ni trishtim t madh..

E tjert, u ndine keq boll, per sa kohe? 5 minuta nashta, edhe krejt ecen punve t veta.

Po du me thane, per ni jete kaq t re, a nuk ish dashte me u ndal koha pak???
Me u ndal jeta, veq per pak, per qat rreth?

Vdekja si duket, eshte bere diqka qe ndodh minimum nje here n`muaj.

Ktynehere, nuk e maj n`mend, qe kan vdek njerez kaq shume e kaq shpesh, sikur sot!
Lovely,
Ktynehere, veē para 5-60 vjetesh, bota i ka pase rreth 2 miljarde njerez. Sot, 7 miljard.
Lindin shumė. Vdesin shumė. Ndryshe s'ka se si.
Me kujtohet ka qene nje titull poezie: Vdekja, nuk eshte fjala ime e fundit.

Sidoqofte, nuk do ta komentoj rastin qe solle.
Mund t'te duket brutale (pas shkrimit tend), por qellimisht do te sjell ketu nje ane tjeter te jetes... autobusit... rinise...

Ok!

Autobuzi i vijės fshat-qytet vinte pėr ēdo mėngjes nė stacionin “te pompa” tė merrte nxėnėsit e banorėt e hutuar dhe tė pėrgjumur tė fshatit qė prisnin si somnambulė ardhjen e tij dramatike.
Ai nuk mungonte kurrė.
Me zhurmėn shkatėrruese tė motorrit. Me frenimin cingėrritės, si kuisje qeni tė rrahur, qė niste nja 50 metra para stacionit. Me pamundėsinė e rrasjes sė 30 njerėzve pritės nė hapsirat e tij tė stėrmbushura tashmė qė i ngjanin barkut tė njė peshkaqeni pėrrallash.
Me nisjen e plogėt qė sfidonte tė gjitha ligjet e termodinamikės dhe i troshiste pasagjerėt e paluar si sardele sipas tė gjitha ligjeve tė inercisė.

Ishte e kotė ēdo pėrpjekje pėr veshje "me modė", kėpucė tė vizlluara, flokė me gell e model.
Nė fund do tė dilje pa asnjė nga kėto.

Lloj-lloj baloshėsh e llapangjash tė mėdha dhe tė pakujdesshme do tė tė shkelnin e pėrlloqnin paq.
Lloj-lloj bėrrylash do tė shtynin nga tė mundnin e ku s’e prisje, sidomos kur shoferi me kaēketė do tė bėnte ndonjė nga ato frenimet kot, qė s’kishte zot qė mund t'i parashihte a merrte me mend.

Nėse kishe qitur parfum, patjeter do tė merrje “pas qafe” shfryrjen banale “paaapapapaa qe na kerrbulen rraspijat, kush e ka qit kėt levantė he iu naltė shurra jarabi”!

Nėse flisje me edukatė do tė haje patjeter ofendimin “o Jahir, liroja rrugėn kėtij prefesorit, filozofit, djalit tė nanes se buker, kėtij petlles, kėtij dudit, se po thotė “te lutem”… aaaaa …. Hec llutko… hec pėrpara ta ēafsha ballin, me lugė ta ēelsha vorrin”!

Nėse qėllojshe me fat, nuk do tė ishe afėr show-it mė tė shėmtuar nė botė, me aktor kryesor Sali Budallen, qė rrinte afėr shoferit mbi motor (aty ishte mė ngrohtė, pra ishte privilegj aktori, jo hajgare), dhe herė pas here dėgjoje njė “ēkllllaapp!” – shpulla e rradhės pas qafės tullace tė Salihit, i cili pas kėsaj do t'bėrtiste me zė tė mekur “dalshin fare budallt”!

Ajo kurrė nuk e kishte kuptuar se si kishte njerėz qė qeshnin nga kjo shfaēje.
Hmmm, jo vetėm qė kishte, por ishin shumica e autobuzit tė zgėrdheshur e tė jargavitur nga tė qeshurit, qė ja shpifte pafundesisht.

“Je si loēkė, si gurabi” dėgjonte herė pas herė, “ooh po e bukur je, bre tė dektė dashnori”, thėnė me zė tė ulėt gjithė epsh e dėshirė, shoqėruar nga vėshtrime tė parruar gjithė zdral.
Epshi dilte shlirshėm pėrmes dhėmbėve qė mungonin. Bashkė me tymin e cigareve “Partner”, nė mė tė shumtėn e rasteve tė mykura.

Krejt kundėr dėshirės ajo shikonte me bisht tė syrit pėrreth qė tė sigurohej se a ishte vėrtet mė e bukura.
Nė mė tė shumtėn e rasteve ishte. Konkurrenca nga puntoret zaife tė fabrikės ishte e dobėt. Ndonjėherė konkurrenca rritej prej profesoreshės bjonde qė hipte nė autobus nė rastet kur burri i saj me “Zastava 101-sh” pėr kushedi ēfarė arsye mungonte ta merrte pas mėsimit.
Profesoresha kishte status special dhe nuk ngacmohej shumė.

Ndėrsa atė e ngacmonin. Ajo sapo kishte kaluar tė tridhjetat, por mosha tridhjetė te disa femra ėshtė njė numėr pa kurrfarė kuptimi; dhe ajo ishte ndėr ato.

E martuar. Me njė fėmijė katėr muajsh. Gjithė kėto duhej t‘i jepnin njė status tė ngjashėm me atė tė profesoreshės. Por asgjė nga kėto s’e ndihmonte.
Lindja vetėm sa e kishte bėrė mė tė fortė tėrheqjen e meshkujve ndaj saj. Pasi i kishte dhėnė gjithė qenies sė saj njė dritė qumėshti, njė mister qė edhe gjinjtė mezi qė ia mbanin.

Ajo ishte ndjerė gjithnjė e sigurtė nga ngacmimet autobusore.
Tekefundit nuk ėshtė keq tė jesh e dėshiruar; nga fantazia e natės e gjithė atyre syve djegės. Shkak i vėrtetė i orgazmės nė kushedi sa shtretėr. OK, ajo nuk ishte aq egoiste, virtualisht nuk kishte problem…. por vetėm virtualisht ama.

Edhe atė ditė skenari i mėngjesit ishte pėrsėritur si me saktėsi regjisoriale: pėshpėrimat, zgėrdheshjet me Sali Budallen, tymi i cigareve tė kėqia nė fytyrė…. deri sa
ajo kishte zėnė njė qoshe, nė dukje, neutrale.
Nė njėrėn nga ato frenimet troshitėse, qė e shtynin gjithė masėn njerėzore pėrpara, ajo ndjeu butėsisht njė trup qė iu ngjit. Frenimi kishte qenė i fortė. Trupi ngjitur nuk lėshonte erė djerse. Pėrkundrazi.
Sidoqoftė ajo priste, sipas ligjit autobusor tė inercise tė mėsuar
pėrmendėsh nė qindra frenime tė mėparshėm, qė i ngjituri tė kthehej nė pozicionin fillestar. Por ajo masa me erė ēuditėrisht tė mirė s’po ngutej shumė tė kthehej mbrapsht. Domethėnė ai duhej tė ishte kthyer tashmė.
OK, kjo mbase do t'kėrkonte njė kundėrgoditje tė lehtė, por tė vendosur nga ana e saj. Qė ai ta kuptonte.
U bė gati pėr tickun nervoz tė shpatullave dhe gjymtyrėve, gjuhė shenjash autobuzēe, qė gjithkush e kupton. Nejse, gjithkush qė ha muhabet, sidoqoftė. Pse nje trup mban erė tė mirė, kjo s’do tė thotė qė masa tė kalohej.
U bė gati pra tė jepte mesazhin e tė bezdisurės, por pikėrisht nė atė moment, trupi i ngjitur u largua lehtė. Jo krejt ama. Ajo ende e ndjente kėmbėn e tij qė kish hyrė midis tė sajave, mė shumė qellimisht se sa nga shtypja e njerzve. Preciziteti i asaj kėmbe ishte shumė i madh, pra s’mund t‘ia lije rastėsise.
Hmmm, ēka ishte ky tip, ndonjė “zanatli” autobusi?
Po pse s‘po ndjehej e bezdisur? Pse mesazhi qė vinte nga ēdo muskul ishte aq i pranueshėm? Ajo kėmbė nuk po kerkonte mė tepėr. Po u thoshte falemnderit. Tė sajave. Falemnderit qė gjendem midis jush. E tmerrshme, kėmbėt po komunikonin. Edhe kur truri nuk do. Ato e bėjnė tė vetėn. Dinosaurėt, thonė se, e kanė patur njė tru tė dytė, diku kah kurrizi. Ēka ndodhte kur dy trutė e tyre nuk ishin nė njė mendje?
Kjo duhej tė merrte fund. Ajo e kishte vetėm njė tru, dhe ky po urdhėronte“stop”!

U bė gati pėr shenjėn “boll tash”! por nuk arriti, pasi nė ate ēast erdhi stacioni i fundit, pra i fundit pėr tė dhe pėr kėmbėn erogjene.
Zbriti me njė trullosje tė lehtė nė kokė. S’e kishte parė fytyrėn e njeriut me kėmbėn e ndjeshme dhe erėn e mirė.
Bėri pėrpjekje mbinjerėzore qė tė mos e kthente kokėn. Por prapė e pa me bisht tė syrit.
O zot, nuk duhet tė ishte mė tepėr se 20-22 vjeē. Fytyra e tij kishte diēka nga mrekullia. Ai po e shikonte, por ngulmi i tij ishte aq paqėsor, saqė ajo nuk dinte ē’tė mendonte.

Vazhdoi rrugėn, e lumturuar qe ai djali nuk po e ndiqte. Shkundi kokėn. Mblodhi veten.
Hormonet, tha me vete. Asgjė tjetėr.

Ditėn tjetėr u pėrsėrit e njėjta gjė.
Nė fakt nuk ishte ndonjė ēudi e madhe tė qėlloje nė tė njėjtin autobus me tė njėjtin person. Pėr njė vijė ku autobusėt vijnė ēdo 1 orė edhe ku gati mjetet e tjera tė lėvizjes ishin veē kėpucėt “e sosta”, kjo nuk ishte aspak ēudi.
Veē kėmbės, ajo ndjeu edhe frymėn e tij nė qafė. Gjithė kohės. Ishte i njėjti cep, i njėjti frenim qė shtynte njerėzit si njė baticė oqeani e ēmendur, i njėjti mllef drejtuar shoferit “e tė plastė e dala, ku i ki sytė?”,“heeeej, ēka po transporton more, kompira a?”; por tė gjitha kėto kalonin si anash pa u vėnė re.
Ajo ishte e pėrpirė nga loja me tė panjohurin e ri. E ndjente se e kontrollonte plotėsisht atė qenie. Loja ishte e parrezikshme. Ai shijonte dhe heshtte. Kishte premisa tė forta pėr tu bėrė kavalier pėr femra mė vonė.

Si kaluan disa ditė me kėtė ritual, ku nuk viheshin nė pėrdorim duart, sytė, fjalėt, buzėt as gjė tjetėr, ajo vendosi ta bėnte mė interesante lojėn.
Instinkti i hulumtuesit ishte zgjuar.
Me njė lėvizje shumė tė lehtė i dha atij tė kuptonte se mund tė kėrkonte pak mė tepėr. Ai nuk vonoi. U desht veē njė frenim i lehtė qė kėmba tė avanconte mė thellė dhe mė lart.
Ajo bėri disa levizje tė padukshme me kėmbėt e saj, hiē tė palidhura me tronditjet e autobusit. Nuk e kishte parashikuar reaksionin pas dy-tre minutash. E ndjeu menjėherė qulljen e tij pas fėrkimit tė hareshėm.
E pabesueshme. Ai ishte pėrnjėmend shumė i ri.
E bekoi stacionin e fundit qė nuk vonoi. Zoti e di pėr ēfarė arsye, por ishte e lumtur.
Ai nuk po e merrte dot veten nga hutimi. Duhej tė kthehej nė shtepi tė ndėrrohej. Turp! S’i la gjė pa thėnė vetes. E prishi punėn tamam kur ishte mė e bukur se kurrė. Idiot! Fmijaq! Nuk guxoi as ta kqyrte me sy gruan e bukur. E tmerrshme. A do t’ia
falte ajo vallė? Si do tė bėhej nesėr?

E nesėrmja erdhi pėrsėri, me stacionin e pluhurt, me rrangallėn qė kuiste si qeni i rrahur kur frenonte, kondukterin e shėmtuar, qė sot e kishte rrokur ditėn me fjalėn “ku je bukurosh”, pra i thoshte kėshtu gjithkujt, “bukurosh, biletėn”, 1 markėshi qė lėshohej nėn dorė pėr tė mos e prerė biletėn 1.5 markėshe nė dorė….

Ajo ishte prapė aty. Nė fytyrėn e saj dalloi njė qeshje dinake tė paparė ndonjėherė. Dinakėria rridhte nėpėr cepat e syve duke i bė ata tė parezistueshėm.
Nuk ka si sytė e bukur kur bėhen dinakė. Janė armė e papėrballueshme. Mposhtin ēdo kėshtjellė. Njė djalė tė ri e vrasin pa ba as ēak as bam.
Ai po binte nė dashuri. Me njė grua qė nuk ia dinte as zėrin, as emrin, asgjė. Vetėm qė i kishte dy kėmbė tė pėrsosura. Dhe njė fytyrė fėminore tė mrekullueshme.

Frenimi erdhi si zakonisht. Por ai nuk tentoi. Nuk u ngjit.
Trupi i gruas kishte njė si ngėrē nga pritshmėria e parealizuar.
Befasimi i saj rrezatohej fuqishėm nga shpatullat dhe qafa qė ishin plot shenja pyetėse.
Kaluan dy stacione.
Ai ishte pranė. Ajo ndjente erėn e njohur. Por asnjė lojė me kėmbė.
Stacionin e tretė nuk duroi dot mė. Ktheu kokėn dhe e pa. Kuptoi. Fytyra e tij ishte aq e
lexueshme. Ai donte mė teper. Fėrkimi i kėmbėve kishte vdekur si fazė.

Ēfarė donte ai tash? Duar, buzė, p***? Jo, more djalė, ai ėshtė poker i rrezikshėm. Ti e ēove shumė lart pazarin. “U kry”.

Ditėt qė vazhduan ai ia kėrkonte tė njėjtėn gjė me sy. Do tė ishte njėqind herė mė mirė t’i fliste, ti kėrkonte diēka, ndoshta llogari, ndoshta njė rrėfim djaloshar, ēfarėdo qė tė ishte, veē ate shikim jo.

Por ai nuk e theu heshtjen. Po, djali do tė bėhej kavalier pėr femra njė ditė.
Ajo nuk e kishte ndjerė veten kurrė me keq.
Obsesioni kur shoqėrohet me mani prej xhentėllmeni ėshtė njėqind herė mė kriminal.
Duhet me nxjerrė ndonjė ligj qė e ndalon bashkimin e obsesionit dhe manisė prej xhentėllmeni bashkė.
Loja ndryshoi krah. Superior ishte ai. Ajo priste ēdo gjė, por jo kėtė.
Priste deri tallje nga ai dhe shokėt e tij nė ndonjė sokak kur ajo tė kalonte pėrbri… “hey, sexy back!” “po dhezna, baby!”…. gjithsesi nuk mund tė imagjinonte nga ai fjalė vulgare “oh ti hongsha ato b***!”, “oh deksha permi ty!”, dhe frazat nė gjuhė tė huaj ishin gjithsesi mė tė pranueshme.
Por asgjė nga kėto nuk ndodhi. Ishte gabuar.

Ajo ndėrroi autobus. E rregulloi punėn tė fillonte punė mė vonė. S’e pa mė atė djalin. Veē rastėsisht ndonjėherė, krejt papritur, ku s’e prisje hiē.
Shikimet e tyre kryqėzoheshin dhe ajo i hiqte sytė e para. Ai nuk e kishte me atė vėshtrimin e rrėnuar si mė parė.
Plaga tashmė kishte vnu kore.
Djali e mori leksionin.
Qė momentet e bukura qė shkėlqejnė s’jane diamante, por janė tehe thikash qė tė presin thellė.
Dhe prerja e parė ėshtė mė e thella.
First cut is the deepest, thotė kėnga, ishte njė hit qė titullohej kėshtu. E kėndonte kėngėtarja e tij e preferuar.
Por gjithashtu, ajo ē’ka nuk na vret, na bėn mė tė fortė.
Djali do tė bėhej patjetėr njė kavalier, soj meshkujsh i rrezikuar sot ky.
Por jo krejt i zhdukur.
Bajlozi i Zi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė