Tema: Reflektime
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 11-03-12, 22:14   #214
lovely
SuperAdmunininistratore
 
Avatari i lovely
 
Anėtarėsuar: 04-12-07
Postime: 33,891
lovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Reflektime

Menyra e te ecurit, nuk ishte si me pare. Ngutej. Dukej i habitur.

Ku po shkon? e pyeta duke qeshur.

Ne tjetren bote- me tha.

E morra si shaka, dhe e pyeta;A je mire?

Mire kam qene, me tha. I bera disa analiza para nje kohe, dyshonin ne diqka, por zbuluan diqka krejt tjeter, vazhdoi ai. Me thane se kam kancer ne mushkeri.

Cka? Shakagji i forte je.

Jo, fatkeqesisht e vertete. Po me vjen mire qe po te shoh. Nuk kam folur ende me askend, dhe po pelcas.. Ke kohe?

Po- thashe pa menduar fare, dhe ne koke me shkrepi mendimi; Une po ankohem se jam lodhur, jam pa gjume, po kam shume pune, ndersa ky morri porosine se vdekja nuk eshte larg, se nuk do te kete edhe shume kohe te jete i lodhur..

Po pra, une nuk e dua vdekjen.
E kam pare vdekjen me mijera here, e kam prekur me doren time, por jo gjithehere me ka prekur ne shpirt.
Ne spital shpesh vijne pacientet, dhe dalin kufoma.
Sidoqofte, ajo eshte e ftohte.

Une madje, kam filluar te mendoj, se kam dhe nje lloj lidhjeje me vdekjen.
E largoj nga mendja, por koheve te fundit, ajo po sillet shume rreth meje.
Pardje, me telefonoi shoqja ime, me tha se vjehrren e saj e kishin gjetur te vdekur ne banjo.
Ishte e vjeter, por heren e fundit qe udhetuam jashte shtetit, nje udhetim brenda dites, ajo erdhi me ne. Ishte hera e pare dhe e fundit qe e pashe, pasi qe ajo banonte ne nje tjeter vend.
Pra, ajo eshte e ftohte.

-Nuk kam treguar ende ne shtepi, vazhdoi Fitimi. Sonte bile, u ula ne divan, shiqoja te shoqen dhe vajzen time, teksa rregulloheshin per te shkuar ne nje feste per 8 marsin. I shiqoja dhe i admiroja. Sikur te dinin ato, se cka po zihet brenda meje..

-Si po ndihesh, ke frike?- e pyeta.

-Kur me dhane mjeket lajmin ate dite, u shtangova. U habita. Humba. Ishte e veshtire. Me beso, te nesermen, u pajtova me kete fat. Nuk frikesohem aspak.

-Prit, thashe, mos u ngut, nese e kan zbuluar heret, ka shanca te sherohet. Pastaj mund te jete mashkullor. Nese eshte e nevojshme dhe e suksesshme, mjeket sot mund te heqin nje pjese mushkerie dhe njeriu vazhdon te jetoje pa problem.

-Buki, me tha, ti dhe une e dime shume mire cfare do te thote kancer ne mushkeri. Une po planifikoj varrimin tim, por kam shume gjera pa perfunduar dhe nuk di ku te filloj. Kam frike se nuk do te arrij t`i perfundoje.

Kishte disa plane, disa pune ne lidhje me femijet.

Une mendova; A jemi, dhe nese po, kur jemi te pergaditur te vdesim? Cka do te beja une, sikur te dija se do te vdisja neser? Mos i leni punet e sotit per neser.

Fitimi e kishte te veshtire te fliste per familjen, femijet, nenen,.. Nuk donte ta pikellonte familjen e tij, nuk e kishte me problem se do te vdiste, tani problemi ishin ata qe do te linte pas, dhimbjen me te cilen do te perballeshin duke humbur te birin, bashkeshortin, babane, etj ne nje moshe te re.

Desha ta qortoja, pse te ndante me mua nje gje te tille, pse te me ngarkonte me nje gje kaq te ndieshme, rende, dhimbshme.
Harroje veten thashe me vete, kjo eshte e pakta qe mund te bej per te. Ta degjoj. Kjo eshte situate, ku njeriu e ka te veshtire te gjej fjalet e duhura, por te degjosh nganjehere eshte ndihma me e madhe qe mund te jepesh.

Nuk mu hoq nga mendja Fitimi.



PS; Bajlozi i zi, e di, ne spital vijne shume njerez te semure, dhe dalin te shendoshe.
Ne spital edhe femijet lindin.
__________________
*I keep your heart.. I keep it in my heart!*

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga lovely : 11-03-12 nė 22:23
lovely Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė