Shiko Postimin Tek
Vjetėr 24-03-12, 11:36   #2
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: 24 Marsi nje date historike!

Thaēi: 13 vjet mė parė, bota reagoi nė mbrojtje tė Kosovės
Jeton Llapashtica | 23-03-2012 21:50 CET

Krimet qė ka bėrė policia, ushtria dhe paramilitarėt serbė trembėdhjetė vjet mė parė ndaj popullatės sė Kosovės, ishin trokitje nė dyert e diplomacisė dhe tė qendrave tė rėndėsishme tė botės demokratike, pas tė cilave pasuan bombardimet e NATO-s mbi caqet serbe.

Kėshtu ka thėnė tė premten kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi, teksa ka pritur mysafirė vendorė e ndėrkombėtarė pėr tė kujtuar 23 Marsin e vitit 1999, ditėn kur kanė filluar bombardimet.

Ai ka thėnė se nga pėrmasat e krimeve tė kryera nė Kosovė, dhe tė shpėrnguljes sė njė milion kosovarėve ėshtė tronditur bota demokratike, e cila duke u qėndruar besnike parimeve themelore tė sė drejtės pėr liri, barazi, paqe dhe barazi, ka reaguar nė mbrojtje tė popullit tė Kosovės.

“Ėshtė meritė e qendrave tė demokracisė botėrore qė mekanizmin mė tė fuqishėm ushtarak tė globit Aleanca Veriatlantike – NATO-n, e vunė nė lėvizje pėr tė mbrojtur Kosovėn, pėr tė mbrojtur popullatėn e Kosovės. Pėr tė ardhur deri te momenti i fillimit tė bombardimeve, mė 24 mars 1999 diplomacia botėrore kaloi nėpėr sprova dhe sfida tė mėdha. Falėnderuar SHBA-ve, shteteve tė Evropės Perėndimore dhe vendosmėrisė sė liderėve politikė tė kėtyre vendeve para trembėdhjetė vjetėve filloi suksesshėm intervenimi ushtarak i NATO-s, qė kulmoi me dorėzimin e makinerisė luftarake tė Millosheviqit”, ka thėnė kryeministri Thaēi.

Sipas tij, institucionet dhe qytetarėt e Kosovės nė trembėdhjetėvjetorin e fillimit tė bombardimeve nė fjalė shprehin mirėnjohje tė thellė, falėnderim dhe konsideratė tė veēantė pėr shtetet qė atėbotė kanė qenė nė krahė tė popullit tė Kosovės.

“Tė gjitha synimet strategjike tė intervenimit ushtarak tė NATO-s u arritėn: pėrfundimi i luftės nė Kosovė, largimi i policisė dhe ushtrisė serbe jashtė Kosovės, hyrja e forcės sė KFOR-it si forcė ndėrkombėtare e sigurisė, rikthimi i tė dėbuarve nga Kosova dhe hapja e kapitullit tė jetės politike nė kushte paqėsore”, ėshtė shprehur kryeministri.

Shefi i qeverisė ka thėnė se Kosova ka kaluar vėshtirėsitė e dala nga lufta, ka kaluar transicionin e krijimit tė institucioneve legjitime, zhvillimit tė demokracisė, dhe pėrparimit ekonomik, ndėrsa tash Kosova ėshtė shtet i pavarur qė pret integrohet nė tė gjitha mekanizmat ndėrkombėtarė.

Ndryshe nga kjo, gjatė pritjes sė Qeverisė sė Kosovės pėr nder tė trembėdhjetėvjetorit tė bombardimeve tė NATO-s, ėshtė vėrejtur numėr shumė mė i vogėl sesa viteve tė kaluara.

Nė shėnimin e trembėdhjetėvjetorit tė bombardimeve tė NATO-s mbi caqet serbe, shumica e tė pranishmėve kanė qenė ministra tė Qeverisė sė Kosovės, deputetė dhe anėtarė tė Partisė Demokratike tė Kosovės, drejtorėt e Radio Televizionit tė Kosovės, pėrfaqėsues tė institucioneve ndėrkombėtare qė veprojnė nė Kosovė, drejtues tė KFOR-it, ambasadori i Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, Chistopher Dell, dhe ambasadorė tė tjerė qė pėrfaqėsojnė vendet perėndimore.

Nė kėtė manifestim nuk kanė qenė tė pranishėm thuajse asnjė nga pėrfaqėsuesit e partive opozitare.

Qeveria “pėrjashton” opozitėn

Tė drejtėn pėr tė shėnuar trembėdhjetėvjetorin e fillimit tė bombardimeve tė caqeve serbe nga aeroplanėt e NATO-s, qeveritarėt e vendit e kanė “rezervuar” vetėm pėr vete. Gjatė kėsaj ceremonie opozita ka qenė pothuajse tėrėsish e injoruar.

Pėrjashtuar kryetarin e Komunės sė Gjakovės, Palė Lekaj, qė ėshtė anėtar i Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės, dhe deputetin e kėsaj partie, Ramiz Kelmendi, nė sallė nuk ėshtė parė asnjė udhėheqės, anėtar apo deputet i partive opozitare.
  Pėrgjigju Me Kuotė