Shiko Postimin Tek
Vjetėr 28-04-12, 09:25   #2
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Konfliktet mes Ilirėve dhe Maqedonasve

Kryengritja Ilire e Klitit


Pas vdekjes sė Filipit II nė fronin e Maqedonisė u ngrit i biri i tij Aleksandri III i cili njihet nė histori si Aleksandri i Madh. Nė atė kohė Aleksandri ishte 20 vjeē duke i shtyrė Helenėt tė mendonin se hegjemonia e Maqedonisė mbi ta mori fund. Nė tė vėrtetė Aleksandri me anėn e njė ushtrie tė organizuar mirė provoi shumė shpejt se do tė ndiqte njė politikė ekspansioniste ashtu si dhe babai i tij. Kėshtu, Aleksandri pushtoi Beotinė, nėnshtroi Thesalinė, rrafshoi qytetin e Tebės qė ngriti krye kundėr tij si dhe e detyroi Athinėn qė t’i ofronte paqen, gjė tė cilėn mbreti i Maqedonisė e pranoi. Nė Korinth Aleksandri u shpall sundimtar (Hegjemon; Strateg) i Ligės Helene (Liga e Korinthit), e cila pėrfshinte tė gjitha shtetet Greke pėrveē Spartės. Tashmė, mbreti i Maqedonisė dhe sundimtari i gjithė Greqisė ishte gati tė hidhej nė Persi dhe tė pushtonte tė gjithė Azinė, por mė parė duhet tė shuante disa kryengritje qė kishin shpėrthyer nė Ballkan pas vdekjes sė Filipit. Gjithashtu, pėr t’u nisur drejt Persiė pa shqetėsime Aleksandri duhet t’a siguronte mbretėrinė e tij prej Ilirėve.

Mbretėria Ilire e formuar prej Bardhylit duket se disa kohė pas vdekjes sė tij ra nė dorėn e djalit tė tij Klitit i cili mė 335 para Krishtit vendosi tė ngrejė krye kundėr Aleksandrit tė Madh mė qėllim rimarrjen e tokave Ilire tė pushtuara prej Filipit II. Pėr kėtė qėllim, Kliti arriti disa marrėveshje bashkėpunimi me Glaukun, mbretin e shtetit tė Taulantėve si dhe me Pleurian , prijėsin e fisit Ilir tė Autariatėve. Nė kėtė kohė Kliti kishte arritur tė rimerrte kontrollin e qytetit tė Pelionit duke e kthyer kėtė qytet tepėr tė mbrojtur nė epiqendren e tij ushtarake. Qyteti i hershėm i Pelionit shtrihej nė Shqipėrinė e sotme juglindore duke qenė njė vend i fortifikuar i cili rrethohej nga njė hapėsirė me maja tė larta. Kėshtu, mendohet se Pelioni lidhet me vendbanimin e veēuar kondrinor tė Goricės nė fushėn e Poloskės pranė lumit Devoll, ashtu siē shėnon edhe studiuesi Anglez J. Wilkes nė librin e tij “Ilirėt”. Nė kėtė vendbanim dallohen disa fortifikime tė cilat i pėrkasin periudhės Helenistike dhe periudhave tė mėvonshme, duke luajtur rolin e njė qyteti tė rėndėsishėm nė viset e banuara prej Desaretėve Ilirė nė jug tė Ohrit. Nga ana tjetėr, shumė arkeologė Shqiptarė janė tė mendimit se Pelioni gjendej nė Sellėn e poshtme aty ku janė zbuluar disa varre monumentale tė karakterit princėror tė skalitura mbi faqe shkėmbore. Mesa duket Pelioni shėrbeu si njė qendėr e rėndėsishme ushtarake qė nė kohėn e Bardhylit. Ndoshta u themelua si vendbanim prej kėtij tė fundit dhe mund tė ketė shėrbyer si kryeqendra e mbretėrisė sė Bardhylit pėr ca kohė pavarėsisht mendimeve se kjo kryeqendėr ndodhej diku ne krahinėn e Linkestias.

Tashmė Kliti shpresonte t’i rifitonte tė gjitha kėto si njė e drejtė e trashėguar prej babait tė tij. Kėshtu, Kliti shfrytėzoi kohėn kur Aleksandri ndodhej nė njė ekspeditė ushtarake pėrgjatė Danubit pėr tė nisur njė kryengritje kundėr mbretit Maqedonas. Lajmi pėr kėtė kryengritje u mor vesh prej Aleksandrit pasi ky i fundit kishte nėnshtruar Tribalėt nė Thraki dhe ndodhej nė njė fushatė luftarake nė Paioni. Mbretit Maqedonas iu desh t’a braktiste kėtė fushatė pėr t’u nisur me tė shpėjtė drejt Pelionit dhe pėr tė shuar kryengritjen e cila kėrcėnonte mbretėrinė e tij. Nga ana e tij Kliti i kishte shtyrė Autariatėt qė t’a sulmonin ushtrinė e Aleksandrit tė Madh teksa ajo i drejtohej Pelionit duke pritur njėkohėsisht edhe ardhjen nė ndihme tė Glaukut me Taulantėt e tij. Gjithsesi, Autariatėt nuk u bėnė pengesė pėr Maqedonasit pasi u nėnshtruan mė parė prej mbretit Longar tė Agrianėve Pionė i cili ishte nė Aleancė me Aleksandrin e Maqedonisė. Kėshtu, Aleksandri avancoi me lehtėsi drejt jugut dhe pasi kaloi lumin Erigon (Crna Reka) arriti nė muret e Pelionit. Fushata ushtarake e Aleksandrit ne Iliri pėrshkruhet nga shkrimtari Grek Flav Arriani (95-175) dhe ai Romak Kurt Rufi (shekulli I pas Krishtit). Ata e pėrshkruajnė kėtė fushatė si njė manifestim i shkėlqyer i aftėsive ushtarake tė Aleksandrit tė Madh i cili arriti t’i bėjė ballė kalorėsisė dhe kėmbėsorisė tėpėr tė levizshme tė Ilirėve. Pasi mbėrriti nė zonėn e Pelionit njė ditė pas Aleksandrit, Glauku me luftėtarėt e tij e vuri nė vėshtirėsi karvanin Maqedonas me nė krye Filotėn i cili po kėrkonte ushqime pėr ushtrinė nė fushat aty pranė aq sa u desh ndėrhyrja e Aleksandrit pėr t’a ndalur kėtė rrezik. Kryesisht, nė betejėn e Pelionit, ushtrisė Maqedonase iu desh tė ruhej nga dy drejtime; njėri drejtim ishte ai i kalorėsve, hoplitėve, hobetarėve dhe shigjetarėve tė Glaukut qė kishin zėnė pozivion nė malet aty pranė dhe drejtimi tjetėr i cili mbulohej nga luftėtarėt Ilirė tė ndodhur brenda mureve tė Pelionit, qytet tė cilin Aleksandri e mbante tė rrethuar. Gjithashtu, relievi i vėshtirė dhe i ngushtė e bėnte tė vėshtirė manovrimin e ushtrisė Maqedonase. Atėherė Aleksandri shpalos tė gjitha aftėsitė e tij si strateg ushtarak duke e kaluar Falangėn mes vendeve mjaft tė ngushta dhe si dhe e rradhiti kėtė tė fundit nė forme pyke sulmoi Taulantėt nėpėr kodra. Ilirėt e Glaukut tė habitur nga kėto manovrime tė shpejta tė Maqedonasve i lanė pozicionet e tyre dhe u tėrhoqėn , ca u larguan fare nga vendi, ca u futėn nė qytet dhe ca tė tjerėve iu desh tė pėrballeshin me kalorėsinė Maqedonase e cila i ndiqte nėpėr male. Tri ditė mė vonė, Aleksandri i zuri nė befasi ushtritė e Klitit dhe Glaukut tė cilėt kishin fushuar tė shkujdesur. Prej sulmit tė papritur disa Ilirė u vranė nė gjumė, disa tė tjerė u vranė tėksa tentonin tė iknin nė panik e sipėr ndėrkohė qė pati edhe nga ata qė u kapėn rob. Nė kaos e sipėr Kliti i vuri zjarrin qytetit Ppelion qė tė mos binte nė dorė tė Maqedonasve dhe u largua po ashtu si Glauku pėr nė mbretėrinė e Taulantėve ku u strehua nga ky i fundit. Pas Tribalėve, Aleksandri ia arriti qė tė spostonte edhe Ilirėt, drejt perėndimit duke e siguruar kufirin e mbretėrisė Maqedonase nga kjo anė. Tashmė, Aleksandri kishte dorė tė lirė pėr tė vepruar ushtarakisht kundėr Persisė.

Kemi pak njohuri mbi atė qė ndodhi me Klitin pas humbjes nė Pelion. Mesa duket ai vazhdoi tė ishte mbret i Enkelejve edhe pėr ca kohė. Mendohet se rreth viteve 300-295 para Krishtit ai u pasua nga djali i tij Bardhyli II ose Bardhyli i Riu, por ka pak mundėsi qė Kliti tė ketė sunduar aq gjatė. Nga ana e tij, Bardhyli II arriti t’a rimėkėmbte pjesėrisht mbretėrinė e Enkelejve megjithėse ai nuk e pati mė fuqinė e mėparshme. Gjithashtu, Bardhyli II bėri alenacė me Pirron e Epirit duke i dhėnė atij vajzėn Birkena pėr grua. Mbretėria e Bardhylit tė ri pėrfshinte brenda saj vetėm njė pjesė tė viseve tė mėparshme. Pas shekullit III para Krishtit Enkelejte e humbin rėndėsinė e tyre dhe nuk u pėrmendėn mė duke vuajtur gjatė kėtij shekulli edhe dyndjen e Keltėve pėrveē sulmeve tė Maqedonisė.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė