Shiko Postimin Tek
Vjetėr 28-04-12, 09:26   #3
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Konfliktet mes Ilirėve dhe Maqedonasve

Ndėrhyrjet e Bardhylit ne Epir


Alketa I Molosi, i biri i Tharypės, pėr shkaqe qė nuk dihen mirė, nuk arriti t’a mbante fronin e mbretėrisė sė Epirit dhe mė 390 para Krishtit, qė nė vitin e parė tė mbretėrimit, u detyrua tė largohet nga vendi pėr t’u strehuar nė Sirakuzė ku pati mbrojtjen e tiranit tė saj, Dionisit I. Shumė studiues janė tė mendimit se shkak pėr largimin e Alketės u bėnė Spartanėt tė cilėt mund tė kenė nxitur njė sėrė kryengritjesh nė Epir kundėr Alketės. Me qėllim qė t’a shtinte pėrsėri nė dorė fronin, Alketa u bė ndėrmjetėsi i njė aleance mes Dionisit tė Sirakuzės dhe Bardhylit, mė 385 para Krishtit. Me anėn e kėsaj aleance, Bardhyli donte tė forconte ndikimin Ilir nė Epir nė dėm tė Spartės dhe Maqedonisė. Nga ana tjetėr, Dionisi donte tė siguronte rrugė tė reja tregtare e ushtarake pėrgjatė bregdetit lindor tė Adriatikut dhe Jonit. Gjithashtu, me qėllim qė tė ndihmonte nė rivendosjen nė fron tė Alketės, Dionisi i dėrgoi Bardhylit njė ndihmė prej 2000 luftėtarėsh dhe 500 armatimesh Greke. Diodori i Siēilisė tregon se Ilirėt ua dhanė armatimet e Dionisit luftėtarėve mė tė mirė dhe ushtarėt e ardhur nė ndihmė i pėrzien me trupat e tyre. Kėshtu pasi arritėn tė krijojnė njė ushtri tė konsiderueshme, Ilirėt e Bardhylit hynė nė Epir duke marrė me vete edhe Alkėtėn pėr t’a rivendosur nė fronin e Epirit. Kur Molosėt tė rebeluar kundėr Alketės i dolėn pėrpara ushtrisė Ilire filloi njė betejė e pėrgjakshme e cila pėrfundoi me masakrimin e 15,000 Molosėve nga ana e ushtrisė sė Bardhylit. Kjo shiėr e dhėnė nga Diodori mund tė jetė e ekzagjeruar gjithsesi ndikimi Ilir nė Epir dhe kjo fitore e Bardhylit mė 385 para Krishtit bėri qė Alketa t’a rimerrte fronin e Epirit dhe tė sundonte nė kėtė mbretėri deri mė 370 para Krishtit. Pavarėsisht arritjes sė qėllimit, ushtria Ilire u detyrua tė tėrhiqej nga Epiri menjėherė pas masakrės sė 15,000 Molosėve pasi Spartanėt me nė krye mbretin e tyre Agesilausin II (444-360 para Krishtit) ndėrhynė nė Epir dhe e mundėn ushtrinė Ilire. Mė vonė, mė 360 para Krishtit, Ilirėt u panė pėrsėri duke sulmuar Epirin i cili drejtohej nga Arymba. Bardhyli synonte qė tė ndalte njė ndikim Maqedonas nė Epir qė ishte vėnė re nė kėtė kohė. Gjithsesi, mesa duket Ilirėt u detyruan pėrsėri tė tėrhiqeshin teksa hasėn nė rezistencėn e Arymės.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė