Titulli: Reflektime
Njana ne pune thote;
Ne dite te sotit, me mjetet edhe ilaqet qe posedojme, po i mbajna njerezit gjalle, me gjate se qe eshte e nevojshme.
Erdh plaku 90 e kusur vjet. Kah dita e dyte po thote; Po kam dhimbje n gjoks, edhe me zor po marr fryme.
Une menova; Infarkt.
A shkojme deri nalt te bojna ni EKG po i thom?
Harroje, me tha shume i vendosur. Po du me dek, boll mo.
U nala po e kqyri, a din situate ku nuk osht lete me i gjet fjalet e duhuna. Ish shume i sigurte ne ate qe thojke.
U ula ne ni karrike ngat tij, edhe po i thom, A je lodh prej jetes?
Jo- tha, por prej kur ma ndalunen me vozit ne janar te ketij viti, nuk po kam per qka me jetu mo. Gruja m ka vdek qe 2 vjet, me vozit nuk po muj, po rri ulun ne sallon edhe po e kqyri oborrin. Nuk jam msu une kshtu, edhe nuk po muj me u msu. Po du me shku pej ksaj bote.
Une, e respektova ate deshire. E harrum EKG-ne.
101 menime m fluturojshin n kry, ka vozit kerr deri ne 91 vjet. Tash, nuk sheh arsye as qellim as gezim as kurgjo e mire nuk e pret, per me vazhdu me jetu. Dmth, ai osht gati per me dek. Po e pret deken.
Ne ni menyre, na krejt po e presum ate...
Tani, e krahasova me pleqt tane, qe rralle bohen kaq pleq.. E me ato kushte, e me ato hjeka...
__________________
*I keep your heart.. I keep it in my heart!*
|