Tema: Reflektime
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 17-05-12, 11:34   #314
Bajlozi i Zi
 
Anėtarėsuar: 22-02-12
Postime: 952
Bajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: Reflektime

Unė isha i dyti qe ia pata msy Hanės, nė klasen treta dy te gjimnazit, edhe, pse me rrejtė, mė vinte mirė, sepse i pari qe kishte ndonje shansė pėr Hanen ishte
Ardiani, njė djalė me flokėt si t'dukatit, me farmerka e me dhėmbė tė bardhė si kokrrat e orbitit. Prej kesaj konkurrence mbase, buronte edhe ajo tėrheqja ime qė gufonte orė e ēast nga banka e parafundit.

E treta dy ishte njė klasė mbi mesatare nė shkollė, dhe unė dallohesha si nxėnės i mirė. Ate vit, diēka, nuk deshiroja tė isha nxėnės shumė i mirė dhe kisha filluar ta urreja monotoninė e notės. "Pse antenat e dijes sime duhet tė arrijnė patjeter veē pesēe?! N'hamam!" - thojsha.

Nė bankėn e parafundit, Hana edhe Vlora. E bukura dhe intelektualja. Pacientja dhe psikologia. Pavetėdija dhe vetėdija. E tėrhiqnin vazhdimisht vėmendjen e krejt djemve. Para kėtyre dyjave, ishin tė
ulur Ardiani me njė ngelc. Ai ishte i ulur nė te njejten vijė me Hanėn, ndėrsa ngelci nė vijė me Vlorėn.
Unė isha pėranash tyre dhe mund tė percillja veprimet e Hanės.
Mė dukej ashiqare qė ajo e dashuronte. Sepse kur e prekte ne shpine, e prekte me njėfarė dore jo-gjimnazore, i skuqej lekura sapo ai e kthente kokėn dhe i dukeshin dhėmbėt si rruza.
Skuqej ajo, Hana, femna ma e bukur, sharmi i klasės, hijeshia e shkollės.


Ma shkurt, keshtu ishte situata.


U kyqa edhe unė nė lojė njė ditė, kur puna e pruri t'ia
pėshpėris nė vesh Ardianit kėto fjalė, (fjalė pėr tė cilat u pendova sapo i nxora prej goje):
“O Ardian, a ki ti najsen me Hanėn?”
Kėtė parimin qė mashkulli me u sqaru me mashkullin pėr njė femėr, e fshiva nga vetja pėrgjithmonė.
Derisa unė mbeta si hut, duke pritur pėrgjigjen e tij, vėrejta se sytė ju mbushėn me njė gėzim tė vetvetishėm. Atij i erdhi sikur t'ia kisha falur unė Hanėn, njėherė e mirė. Nuk foli.
Dukej sikur ta kishim bėrė njė marrėveshje mirėbesimi, marrėveshje xhentėllmenėsh.

Aty ia filloi edhe historia ime, me Hanėn.
Filluam tė dalim mbrėmjeve dhe tė strukeshim skutave tė qytetit… pastaj u puthėm pranė shadėrvanit tė heshtur. Ajo mė la t'ia prekja pak cicat e forta edhe, unė fillova t'i perziej fantazinė me "atė momentin real". Mė dukej mė i bukur kėshtu.
Kisha ra’ nė dashuri. Me Hanėn.


Nejse, nė njė pikė, sa pėr sherr, kishim mbetur prapa.


Njė ditė, po rrija nė bankė dhe po e shikoja Hanėn. Atė ditė ajo e kishte pėrpara ngelcin, i cili pėrkundėr peshės negative qė mban emri ngelc, mbetej njė djalė i hijshėm dhe me trup muskulor... ushtronte pėrdit.
Gjatė njė momenti hajgaresh tė profesorit gjatė mėsimit, verejta qė Ana e preku ngelcin nė shpinė, me atė dorėn qė unė ja njihja mirė, atė dorėn jo-gjimnazore. Ai u kthye dhe diēka i pėshpėriti. Diēka qė mua mu duk si ftesė pėr tė ikur nga ora. Edhe, dy orėt e tjera nuk u dukėn mė.
Vlora m'i kishte ngulė sytė edhe po mė shkonte nė nerva.
Ardiani rrinte si trullan.

...

Po pėrfundonte edhe ai vit, plot ditė gjimnazore.
Nė fund tė gjysvjetorit tė dytė, kersiten edhe kėrkesat
pėr shkrime e pėrkushtime nėpėr fletore tė mėdhaja, si blloqe shėnimesh qe ne i quanim - Leksikona. Tip facebooku siē ėshtė sot.
Isha padyshim mė i kėrkuari i klasės, por mė ishte tekur vetėm njė merak i madh - A do tė ma jepte Hana Leksikonin e saj?
U patėm ftofė tashmė. Gjithnjė e ma shpesh e shihja duke hypur nė njė "gollf dysh" edhe zhdukej si fryma.
Ishte bėrė edhe ma e bukur, ma sexy, por dukej se i shkonte ne nerva kjo klasa jonė, kjo mosha jonė, kėta smutana qė s'ta kryejnė fort at' punė.

“Merre sot n'shpi edhe kthema nesėr, t'lutem” - mė tha ditėn e parafundit dhe ma lėshoi nė dorė njė si ditar tė kuq me njė "gollf dysh" nė kopertinė.

...

Krejt hajvanat e klasės kishin shkruar nė tė. Ardiani ia kishte vizatuar njė kerr. Ngelci ia kishte shkru
“shum um pilqen a” … e kėshtu me radhė.
Shkruajta diēka edhe unė, duke m'u dridhur trupi.

E nesermja erdhi si ditė e shfaqjes. Hyra nė klasė shpejt e shpejt edhe ja leshova nė dorė ditarin Hanės, si ta kisha vjedhur nė ndonjė ministri.
Kishte edhe nja dhjetė minuta deri sa tė fillonte mėsimi. Njerzia nėpėr klasė shkonte tollovi, sikush nė hesap tė vetin, uleshin, ēoheshin, qeshnin, nguceshin, permalleshin, prekeshin.
Dola nga klasa e u ndala nė terrin e korridorit, prej ku mund tė vėzhgoja dashurinė time, qė po e lexonte perkushtimin e parė dhe tė fundit nė letėr.

Ajo i hapi fletėt kadale, dhe me atė instinktin e
pavdekshėm femėror nisi tė lexonte dhe tė derdhte
lot mbi vargjet e mija tė gjimnazit.


Nuk kishte nevojė tė flisnim mė… Kurrė.
Bajlozi i Zi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė