Shiko Postimin Tek
Vjetėr 21-05-12, 23:50   #1
Makresh
 
Avatari i Makresh
 
Anėtarėsuar: 12-01-09
Vendndodhja: ..
Postime: 5,781
Makresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėm
Gabim Urtėsi morale / Islame …

Zoti na ruajt nga mė e keqja




Tregohet se njė burrė i moshuar, po udhėtonte me tė birin drejt njė qyteti tė largėt. Atyre u duheshin dy ditė rrugė pėr tė mbėrritur nė destinacion. Me vete kishin gomarin dhe plaēkat. Here pas here, burri i moshuar pėshpėriste aq sa e dėgjonte dhe i biri:”Zoti na ruajt nga mė e keqja.”
Teksa vazhdonin rrugėtimin e gjatė, gomarit i thyhet njėra kėmbė mu nė mes tė rrugės. I moshuari tha:” Zoti na ruajt nga mė e keqja.”

Tė dy morėn plaēkat nė krahė dhe vazhduan rrugėn. Pasi kishin pėrshkuar goxha udhė, tė moshuarit i thyhet kėmba dhe e kishte tė pamundur tė ecte. Ai u mbėshtet nė supet e tė birit, tė cilit i pėshpėriti:”Zoti na ruajt nga mė e keqja.”
Pėrveē se duhej tė mbante tė atin, djaloshit tė ri i duhej tė mbajė dhe plaēkat. Teksa vazhdonin rrugėn, i riu pickohet nga njė gjarpėr. Ai u shtri pėrtokė nga dhimbja, sakaq i ati iu afrua dhe i tha:”Zoti na ruajt nga mė e keqja.”
Kėtu i biri se pėrmbajti dot veten dhe tha:”E ēfarė qenka mė e keqe se kaq?!”

Pasi u pėrmirėsua pak, baba e bir morėn udhėn drejt destinacionit, sigurisht ishin vonuar shumė pėr shkak tė peripecive. Kur mbėrritėn nė qytet, ata u befasuan me atė qė u shihnin sytė. Qyteti ishte goditur nga njė tėrmet i fuqishėm, i cili e kishte rrėnuar tė tėrin. I moshuari, e pa tė birin nė sy dhe i tha:”O bir! Nėse nuk do na kishin ndodhur gjithė ato peripeci gjatė udhės, do tė kishim mbėrritur nė kohė dhe, sigurisht, do na kishte ndodhur mė e keqja, do ishim nėn rrėnoja tani.”



Morali:
Le tė jetė ky interpretimi ynė pėr shumė ngjarje qė na ndodhin nė jetė. Kėshtu do tė mund tė triumfojmė ndaj stresit, ankthit dhe tensionit. Le tė kemi opinion dhe pritshmėri tė mira nga Zoti. Le ti mbėshtetemi Atij nė ēdo ēėshtje tė jetės tonė. Le tė jemi tė sigurtė dhe tė bindur se nuk ka mė tė dhembshur dhe tė urtė sesa Zoti. O Zot! Ti ke nė dorė gjithēka nė tokė e nė qiej! Ty tė lėvdojmė dhe tė falenderojmė!


__________________
La ilahe il-lall-llah - Nuk ka Zot tjetėr pėrveē Allahut !
Makresh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante