Tema: Opinione
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 23-06-12, 23:20   #63
natyra
 
Anėtarėsuar: 19-01-08
Postime: 2,067
natyra e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Opinione

Pereshendetje ZC,si je si kalon..u bera e arsyshme per t'sjellur dhe une ni "artikull"si do te jete nen temen,Opinionesh!pothuaj(shtes)
disi me beri kurreshtare!pasi e lexova te teren... (me pas e solla ketu) .....lexuesve u deshiroi lexim te qet!

“Buzėqesh... se nesėr do tė jetė edhe mė keq...!”


Nga:Fadil Lepaja


Nė kėtė temė nuk ka trohė humori. Madje as humor tė zi. Ai qė mendon ndryshe duhet tė ketė probleme serioze me konceptimin e humorit. Nėse ka sarkazėm, e ka, dijeni se energjinė e ka te pafuqia jonė pėr tė dalė prej vorbullės sė madhe tė “fitoreve historike” tė cilat po na fundosin thellė e mė thellė. Nėse e shihni se ka mllef... edhe kjo mund tė jetė. Nėse shihni shqetėsim... edhe shqetėsim ka! Njerėz jemi!
Kur jemi te shqetėsimi, njė mbrėmje po lexoja nė internet pėr ligjet e famshme tė Marfit. Ato qė i shkruan vetė jeta, pėrkundėr logjikės shkencore. “Nėse diēka ka mundėsi tė shkojė keq, do tė shkojė keq!” – ky ėshtė ligji bazik i Marfologjisė.
“Nėse nuk ka kurrfarė mundėsie qė diēka tė shkojė keq, prapė do tė shkojė keq”, ėshtė njė nga ligjet qė e ēon mė tej kėtė filozofi. Keq do tė shkojė gjithsesi. Shumė e konsideronin inxhinierin Marfi si njė njeri optimist.
Po mendoja pėr rrethanat tona dhe hasa nė margaritarė tė tjerė. “Tė gjithė rrejnė, por s’ka lidhje! Edhe ashtu askush nuk dėgjon!”. Apo, siē thoshte njė ligj tjetėr: “Diēka qė je duke e kėrkuar, do ta gjesh nė vendin e fundit qė do ta kėrkosh!”. Ky, i fundit, pėr njė ēast m’u duk vetėm edhe njė nga ligjet “pa lidhje” tė Marfit. Por, ndėrkohė qė po dėgjoja zyrtarin e lartė tė mjekėsisė ligjore derisa po shpjegonte arsyet e njė (vetė)vrasjeje, vetėm njė ditė pas ngjarjes, gjėrat m’u lidhėn. Ai e gjeti pėrgjigjen me tė parėn, nė vendin e parė ku e kėrkoi! Marfi nuk duhet tė ketė qenė me prejardhje ballkanike.
Pra, nė njėrin nga televizionet nacionale, zyrtari i lartė i mjekėsisė ligjore kosovare po fliste gjerė e gjatė pėr mundėsitė teorike tė vetėvrasjes! Me thikė! Kurrė s’mė kishte shkuar mendja se ka aq mundėsi. Deri me 20 tė goditura – po thoshte ai. Ashtu i kishte thėnė atij njė ekspert tjetėr i mjekėsisė ligjore pas pyetjes sė tij sugjestive.
Gjithnjė duke iu referuar zyrtarit tė lartė, krejt kjo kishte ndodhur nė prezencėn e ekspertėve dhe gjyqtarėve ndėrkombėtarė. Dorėn nė zemėr, ndėrkombėtarėt nuk po parakalojnė shumė nėpėr media me versionin e tyre tė (vetė)vrasjes. Po heshtin! Ndoshta po hetojnė ende!
Thuhet se nė hyrje tė ndėrtesės sė CIA shkruan: “Asgjė nuk ėshtė ashtu si duket”. Ndoshta, prandaj janė tė kujdesshėm nė deklarata!
Nejse, ky zyrtari ynė ligjor e kishte pyetur ekspertin e mjekėsisė ligjore, kolegun e vet, se a mundet kjo, megjithatė, tė jetė njė vetėvrasje? Edhe pėrkundėr 11 goditjeve me thikė!?
Mundet... nuk mund tė them se nuk mundet – paska thėnė eksperti. Ka pasur raste nė botė edhe deri me 20 vetėgoditje. “Mundet, pra ka ndodhur”!
Ligji i famshėm i Marfit: “Nėse diēka ka mundėsi tė ndodhė, ajo do tė ndodhė”! “Edhe nėse nuk ka kurrfarė mundėsie tė ndodhė, do tė ndodhė!”. Marfi gjenial!
E keni lexuar librin e Artur Bloch, “Ligji i Marfit – dhe arsye tė tjera pėrse gjėrat marrin tė mbrapshtėn!”? Lexojeni!
Kryesorja, eksperti na e hoqi dertin. I vuri pikė. S’ka ēka tė flitet mė tepėr. Mė nė fund, edhe EULEX-i i ra vulė. EULEX-i i njohur pėr sirenat e zhurmshme dhe rastet qė dėshtojnė pėr mungesė provash!
Nėpėr media, tė kėrcėnuara indirekt se janė shkaktare tė tragjedisė familjare, e cila na pikėlloi tė gjithėve, detyrimisht mbyllen diskutimet. Disa duke respektuar dhembjen e familjes, e disa duke respektuar kėrcėnimin e heshtur qė rrinte pezull. Mos flisni! OMERTA!
Por, diskutimet nė rrjetet virtuale megjithatė tingėllojnė shumė dyshuese. Edhe nėpėr kafene. Edhe nė rrugė. Vlojnė! Ka madje edhe nga ata qė mendojnė se kjo ėshtė e mundur, vetėm nė rast se “ndihmon” edhe dikush tjetėr... ka gjithfarė mendimesh. Jemi popull qė mendon, mban dert pėr krejt botėn. Se krejt bota... na ka ndihmuar! Edhe po na ndihmon!
Ēdokush qė kundėrshton, apo qė kritikon, duhet tė mendohet seriozisht se nė njė ēast tė ditės apo tė natės do tė mbetet vetėm. Ditėn doli tė jetė mė e rrezikshme. Si t’ia bėsh? T’i mbledhėsh tė gjitha thikat nė shtėpi dhe t’i mbyllėsh nė bodrum me dry. Ēelėsin ta pėrpish. Kur tė vjen puna me e nxjerrė, ēasti i vetmisė tashmė ka kaluar pa pasoja!? Hėm! Por, rreziqet janė tė panumėrta nė njė shtėpi njeriu! Ka aq shumė gjėra tė rrezikshme qė mund tė shkaktojnė njė (vetė)vrasje! Pėr shembull, helmi i minjve, acidet e ndryshme. Barnat e skaduara. Ushqimet nga importi! Gazetat proqeveritare…! Buzėkuqi! Facebook-u!
Zot, sa shumė rreziqe, vetėm nė njė shpi njeriu! Por, ju mos i hiqni vetėm armėt e zjarrit dhe ato tė ftohta. Se qėllimi i njė vetėvrasjeje, sipas ekspertėve, qenka qė ajo tė jetė e ngadalshme, e dhimbshme dhe me thika tė pamprehura. Pėr tė qenė “kėnaqėsia” e plotė. Por, zyrtari po fliste me kompetencė!
Po mendoja. Shpesh kam kundėrshtuar! Kam kritikuar! Mė ruaj, o Zot, nga vetvetja! I ruaj edhe ata qė i kam kritikuar! Edhe ata qė nuk i kam kundėrshtuar apo kritikuar! Zot, ruaji shqiptarėt nga vetvetja! Me tė tjerėt ia bėjmė disi!
Sidoqoftė, pasi nė shkrimet e mia shpesh e pėrmendi kryeministrin dhe kryeambasadorin, si pushtetin absolut nė kėtė vend, qysh tash po deklaroj se nuk mbaj pėrgjegjėsi pėr, ruana Zot, veprimet e tyre ndaj vetvetes. Me, apo pa ndihmėn e dikujt. Sa pėr veprimet e tyre ndaj tė tjerėve, nuk po flas. Ata s’ka kush t’i marrė nė pėrgjegjėsi! E populli? Eh, populli...!
Por, kur jemi te rasti, qysh tė nesėrmen e (vetė)vrasjes, zyrtari i mjekėsisė ligjore dha verdiktin. Nėpėr televizione. U bėnė yje mediale! Nė vendet me gjyqėsi tė rehatuar, burokratėt e mėrzitshėm pėrgjigjen: “Hetimet vazhdojnė”, “rrethanat janė tė paqarta”, etj.
Pikėrisht kėtu duket tė jetė poenta pse qytetarėt nuk besojnė nė deklarata zyrtare. I ndjeri, ka qenė njė ushtarak i karrierės. Ai e njihte mirė artin e luftės. Ishte boksier, xhudist. Njihte artet marciale. Ishte atdhetar dhe biznesmen. Asgjė qė asocion nė njė personalitet qė dorėzohet aq lehtė. Madje edhe reagimin e parė nė shtyp e kishte luftarak, tė vendosur. Edhe hapat ligjorė qė kishte paralajmėruar tregonin pėr njeriun qė po lufton pėr tė mbrojtur nderin e vet.
Fjalė ka shumė! Mosbesim! Natyrisht, opinionistėt mund tė shprehen mbarė dhe mbrapsht, tė shfaqin dyshime, mirėpo shteti nuk paragjykon.
Fatkeqėsisht, ka fare pak njerėz nė Kosovė tė cilėve versioni zyrtar i sforcuar u duket real. Besimi nė drejtėsinė (vendore apo ndėrkombėtare) ėshtė nė nivelin mė tė ulėt tė mundshėm, ndoshta mė keq se edhe para lufte kur njė gjė ishte sė paku e qartė: gjykimet politike ishin krejtėsisht arbitrare. Tė tjerat: ashtu a kėshtu!
Sipas rastit! Ata qė ishin tė pasur apo me regjimin, shpėtonin! Sot gjykime politike nuk ka, por ndjenja e arbitraritetit e pėrcjell gjyqėsinė joefektive tė kėtij vendi. Deklaratat e papėrgjegjshme dhe tė ngutshme e thellojnė edhe mė tepėr atė.
Qytetarėt e Kosovės, pas luftės, ishin tė shqetėsuar dhe plotė frikė nga vrasjet misterioze! Tash edhe nga (vetė)vrasjet. Qytetari pa shtet dhe demokraci, nuk ėshtė qytetar! Ėshtė vetėm njė qenie e frikėsuar, e cila shpreson se nesėr do tė jetė mė mirė!
Gjithqysh, do tė thoshte Marfi: “Buzėqesh... se nesėr do tė jetė edhe mė keq”!...
(Autori ėshtė kolumnist i rregullt i gazetės “Zėri”)

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga natyra : 23-06-12 nė 23:25
natyra Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė