Shiko Postimin Tek
Vjetėr 04-09-12, 12:01   #204
achiles
 
Avatari i achiles
 
Anėtarėsuar: 03-07-11
Postime: 274
achiles i pazėvėndėsueshėmachiles i pazėvėndėsueshėmachiles i pazėvėndėsueshėmachiles i pazėvėndėsueshėmachiles i pazėvėndėsueshėmachiles i pazėvėndėsueshėmachiles i pazėvėndėsueshėmachiles i pazėvėndėsueshėmachiles i pazėvėndėsueshėmachiles i pazėvėndėsueshėmachiles i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Madheshtore!!!

Si mund tė hackohet truri


Nė konferencėn Usenix Security ėshtė demonstruar mėnyra me tė cilėn pajisja qė ėshtė nė dispozicion komercial pėr manipulim tė kompjuterit pėrmes mendimeve mund tė shfrytėzohet edhe pėr marrjen e informatave tė cilat shfrytėzuesi nuk ka dashur t’i zbulojė me vetėdije.

Pajisja pėr manipulim tė kompjuterit pėrmes mendimeve ėshtė nė dispozicion nė mėnyrė komerciale dhe ėshtė relativisht e lirė, ndėrsa nė esencė bėhet fjalė pėr pajisjen e cila punon nė parimin e EEG-sė (elektroencefalografisė) e cila vendoset nė kokė dhe nė softuerin pėrcjellės, i cili interpreton sinjalet nga truri. Pajisja medicinale pėr incizim tė aktivitetit trunor ėshtė akoma shumė e shtrenjtė, por nė treg ka zgjidhje komerciale pėr pėrdorim shtėpiak, si Emotiv dhe Neurosky BCI, tė cilat (nė SHBA) shiten pėr 200 deri 300 dollarė.

Zgjidhjet komerciale zakonisht kanė interfejs, i cili u mundėson zhvilluesve tė pavarur tė aplikacioneve shfrytėzim tė rezultateve tė aktivitetit tė trurit pėr nevoja tė tyre. Shkencėtarėt nga universitetet Oxford, Geneva dhe California, kanė zhvilluar programin, i cili shfrytėzon kėto rezultate pėr zbulimin e tė dhėnave sekrete, si lokacioni i shtėpisė, PIN-ėt e kartelave bankare, bankės tė cilėn e pėrdorni, dhe ditėlindjes. Nė mostrėn prej 28 tė anketuarve tė cilėt kanė marrė pjesė vullnetarisht nė hulumtim, por nuk e kanė ditur se pėr ēfarė bėhej fjalė, ėshtė konstatuar qė me shfrytėzimin e kėsaj teknologjie kemi 10 deri 40 pėr qind gjasa pėr tė marrė informata tė dobishme.

Eksperimenti ėshtė bazuar nė mostrat specifike tė cilat i gjeneron truri kur njeh diēka qė pėr tė ka domethėnie tė caktuar, ta zėmė fytyrėn e njė personi ose veglės sė nevojshme pėr kryerjen e njė pune tė caktuar. Programi i zhvilluar nga shkencėtarėt punon ashtu qė shfrytėzuesit i tregon pamje tė hartave, bankave dhe PIN-ėve tė kartelave bankare, dhe regjistron se kur paraqiten mostrat specifike. Mė pas ėshtė relativisht thjesht tė kalohet nėpėr kėto tė dhėna dhe me pėrqindje relativisht tė lartė tė zbulohet se ku jeton shfrytėzuesi, cilėn bankė e pėrdor dhe ēfarė PIN-i tė kartelės ka.

Si keqpėrdorime tė mundshme tė kėsaj teknologjie shkencėtarėt i kanė theksuar lojėrat, tė cilat janė tė dizajnuara pėr tė nxjerrė informata sekrete dhe inxhinieringun social qė shfrytėzuesi tė fitojė ndjenjėn e rrejshme tė sigurisė.
Sepse, ėshtė shumė mė vėshtirė tė nxirren informata tė kuptueshme nga truri nėse ai e di se ėshtė duke u sulmuar.
achiles Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė