Shiko Postimin Tek
Vjetėr 04-09-12, 18:08   #77
achiles
 
Avatari i achiles
 
Anėtarėsuar: 03-07-11
Postime: 274
achiles i pazėvėndėsueshėmachiles i pazėvėndėsueshėmachiles i pazėvėndėsueshėmachiles i pazėvėndėsueshėmachiles i pazėvėndėsueshėmachiles i pazėvėndėsueshėmachiles i pazėvėndėsueshėmachiles i pazėvėndėsueshėmachiles i pazėvėndėsueshėmachiles i pazėvėndėsueshėmachiles i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Thėnie pėr burrat

Mendova te hedh disa refleksione mbi ne meshkujt ,ne fund te fundit plotesojme njeri tjetrin apo jo? Me shtyu edhe eksperienca ime personale, pasi kam mbi shpine falimentin e historise time me te rendesishme sentimentale, nuk ka rendesi te rrjeshtoj arsyet por pervec keqardhjes te provuar kam nxjerre edhe shume mesime.
Kam kuptuar qe burre i vertete eshte ai qe ka mesuar te dashuroje perpara se te mesoje te beje dashuri, ai qe emocionohet e derdh lot pa u shqetesuar te jete "i forte", ai qe di ta beje te qeshi nje femer e kur eshte nevoja edhe tia thaje lotet.
Nje burre i vertete eshte ai qe di te shohi ne sy nje femer e ti thote "Te dua", ai qe nuk ka nevoje te ndryshoje dhe nuk ka nevoje per nje mundesi te dyte, ai qe di te zgjase doren e te qoj ne parajse.

Nje burre i vertete eshte ai qe nuk vrapon para nje veshtiresie por pret edhe te dyten per ta sfiduar, eshte ai qe pavarsisht periudhes se zeze, sheh gjithnje me ngjyra. Nje burre i vertete eshte ai qe dallohet, qe te permirson jeten edhe kur jeta te ka keqesuar. Nje burre i vertete eshte ai qe nuk kerkon asgje si Kompensim.

Sepse pas nje burri te vertete je vetem ti, ti me te drejte do thuash se une jam shendrruar ne nje njeri te tille dhe pergjigjia ime eshte "akoma jo",por nuk lodhem duke kerkuar cdo dite te permirsohem.
achiles Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė