Titulli: "Filmi i mallkuar", bota arabe nė flakė
A ekziston filmi Pafajėsia e myslimanėve?
Los Anxhelos, 21.09.2012
Filmi i skenaristit Nakoule Basseleya Nakoule, "Pafajėsisė myslimanėve", qė ka shkaktuar protesta anti-amerikane nė tėrė botėn islamike, mbase nuk ekziston fare.
Kėshtu shkruajnė disa media amerikane, nė mesin e tė cilave Hollywood Reporter qė thotė se pos promos 14-minutėshe nė rrjetin YouTube, askush nuk e ka parė kėtė film nė metrazhin e gjatė, transmeton Telegrafi.
Kėtė pėrfundim ata e mbėshtesin edhe me faktin se aktorėt janė mashtruar, meqė ishin tė bindur se po e xhirojnė njė komedi tė quajtur "Luftėtari i shkretėtirės.
Madje, as promoja nuk do tė shkaktonte bujė nė publik, po mos ta zbulonte dhe emetonte televizioni satelitor AL-Nas.
Filmi i plotė thuhet se ėshtė shfaqur nė Los Angeles, por askush nuk e ka parė. Madje, e vėrteta ėshtė se askush nuk
dėshiron qė ta shoh.
Skenaristi ka thėnė se filmi ėshtė dhėnė nė kinemanė Vine nė Hollywood, me titullin Pafajėsia e Bin Ladenit, por njė punonjės i kėsaj kinemaje tha pėr Los Angeles Times se askush nuk ka marrė pjesė nė projeksion, madje as vet ai.
Video e postuar nė YouTube, e titulluar "Pafajėsia e myslimanėve 74 min.", nė fakt ėshtė njė promo 14-minutėshe qė vazhdimisht pėrsėritet.
Marium Mohiuddin, nga Kėshilli pėr Marrėdhėniet Publike tė Myslimanėve, qė kėshillon producentėt e Hollywoodit se si ti shfaqin myslimanėt nė filma, thotė: Ky film nuk ekziston. Ka kohė qė e kemi kėrkuar tė plotė dhe nuk gjetėm asgjė.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
|