Tema: Reflektime
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 07-01-13, 15:22   #468
AmonRa
 
Anėtarėsuar: 14-12-12
Postime: 163
AmonRa i pazėvėndėsueshėmAmonRa i pazėvėndėsueshėmAmonRa i pazėvėndėsueshėmAmonRa i pazėvėndėsueshėmAmonRa i pazėvėndėsueshėmAmonRa i pazėvėndėsueshėmAmonRa i pazėvėndėsueshėmAmonRa i pazėvėndėsueshėmAmonRa i pazėvėndėsueshėmAmonRa i pazėvėndėsueshėmAmonRa i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Reflektime

Edhe 21 dhjetori i famshėm profetik pėr mundėsinė e ndodhjes sė kataklizmės apokaliptike tė botės, tė parashikuar sipas kalendarit tė civilizimit tė lasht Maja, erdhi dhe shkoi. Fatlumsisht nuk ndodhi asgjė e frikshme. Apo, mė mirė tė themi – nuk ndodhi asgjė “kotė e pritshme”. Edhe pas kėsaj “fantom date”, bota (por edhe Kosova) vazhdoj tė mbijetoj me tė gjitha brengat dhe problemet e saja tė zakonshme ekzistuese.

Meqė jemi, po ashtu, para festave tė fundvitit, nga ajo mė e keēe, shpejtė vėmendja e jonė do t’i kthehet argėtimit, shoqėrimit, disponimit tė mirė, urimeve dhe dėshirave mė tė mira, tryezave tė begatshme, zbukurimit dhe shkėmbimit tė dhuratave tė ndėrsjella; do t’i kthehet shpresės sė zakonshme se ky vit i ri do tė jetė shumė e shumė mė i mirė se sa viti qė po e lėmė pas. Dhe... ēka tė themi? Edhe frika e shkuar e panevojshme, por edhe shpresa e menjėhershme si optimizėm, janė dy emocione tona tė natyrshme tė gravuara thellė si instinkte nė kodin tonė gjenetik.

Sido qė tė jetė, jeta vazhdon! Me vet aktin e kremtimit tė Vitit tė Ri, NE, nė mėnyrė simbolike i japim nderim vazhdimėsisė sė kohės, e cila, pėr ēdo vit fillon tė rrjedh. Edhe pse flitet se nė vitin e ardhshėm do tė kemi njė krizė edhe mė tė ashpėr ekonomike dhe politike, kjo nuk do tė thotė asgjė. Sepse NE kaherė jemi tė mėsuar tė “krizojmė”. Meqė, optimizmin e kemi si tė vetmin karakteristikė pozitive kolektive qė na rendit nė vendin e parė tė sondazheve ndėrkombėtare si popull, me kėtė fodullėk tė superioritet tonė, mbase edhe kėtė vit do tė vazhdojmė tė “optimizojmė”.

Po ashtu, flitet se nė vitin 2013 do tė kemi zgjedhje. Ato lokale - sigurisht, por sikur mozomakeq po na shkojnė punėt, era po i vije edhe atyre tė jashtėzakonshme (parakohshme) kombėtare. Pėrsėri, nuk ka problem! Jemi mėsuar ne edhe me kėto zgjedhje. Sikur shumė tė tjerat tė pasluftės, edhe kėto do t’i pėrballojmė me sukses. Ne po, por jo edhe disa parti qė do tė zhduken nga skena politike.

Meqė, do si do, disi e tejkaluam vitin 2012, ēfarėdo qoftė edhe 2013 -ta, sigurisht do ta pėrballojmė me sukses! Andaj, gjithsesi vitin 2013 duhet ta presim tė gėzuar dhe tė lumtur. Edhe kėtė herė si gjithnjė me besim pėr njė tė ardhme mė tė mirė. Fundja, me BESUA ėshtė e vetmja gjė qė na ka mbet ta bėjmė falas dhe nuk na kushton asgjė.

Pa dyshim! Edhe kėtė vit duhet tė vazhdojmė tė besojmė, ama jo nė babadimėr. Kėtė t’ua lėmė fėmijėve. Mos t’i besojmė as politikanėve, sepse kėshtu bėhemi ne fėmijė.

Nė njė vend ku mediokriteti intelektual, (pa)drejtėsia, korrupsioni, hajnia dhe kriminaliteti nė pėrgjithėsi, banojnė nė njė pallat, aty nuk ka politikė dhe politik/bėrje tė mirėfilltė. Andaj, fisnikėrinė tonė sa mė larg nga ky biēim politike shantazhuese, pėrmes sė cilės, dikush (nga tė huajt), pėr interesat e veta mė tė larta dhe kinse nė emėr tė instalimit tė demokracisė, eksperimentojnė me ne nė ēdo aspekt tė jetės sonė; na mėsojnė se ēka ėshtė mirė e ēka ėshtė keq; kėndej apo andaj duhet tė shkojmė; si tė sillemi me tė tjerėt; ku dhe ēka duhet ta ndryshojmė... Meqė tė tjerėt na mėsojmė edhe ēka ėshtė dashuria, mirėsia, toleranca, mirėkuptimi.... nė kėto rrethana tė krijuara, fitohet pėrshtypja thuajse edhe ndjenjat tona i takojnė (atyre) tė tjerėve. Nė kėtė proces, sikurse na thonė -civilizues, neve na ėshtė ndaluar tė mendojmė. Nga ne fare nuk kėrkohet tė mendojmė, por vetėm tė mėsojmė. Tė mėsojmė, tė mėsojmė dhe tė trajnohemi. Hajt, hajt, hajt ...kėshtu vazhdimisht e deri nė automatizėm. Sepse, kur fillojmė tė mendojmė me kokėn tonė, atėherė bėhemi tė lirė, e, ne, nė tė vėrtetė, kurrsesi nuk guxojmė tė bėhemi tė lirė...

Nėse ėshtė ashtu, nė ēka pra duhet tė besojmė?

Duhet tė besojmė nė VETEN tonė si mikun mė tė mirė. Me kėtė besim ne lidhemi me forcėn e pafundme tė inteligjencės universale e cila do tė na shpie kah mėnyrat e reje tė tė mėsuarit dhe menduarit. Atė tė komunikimit ndėr-personal intuitiv, hyjnorė. Aty pra, ėshtė ēelėsi i forcės tonė latente e cila mund tė bėj tė arrijmė ēdo gjė qė dėshirojmė. E, kur kjo tė ndodh, tek atėherė do tė bindemi se pikėrisht nė ne ėshtė diēka shumė mė e fortė se sa pengesat ekzistuese qė, nė dukje, nuk po na lėnė tė bėhemi sė bashku si njė “grusht i fortė migjenian” me tė cilin “do t’i biem mu nė zemėr malit qė s’bėnė zė...”

Gjithsesi duhet ta dimė se nė jetėn tonė ekzistojnė dy paradokse emocionale: indiferentizmi dhe dashuria. E para na shprehet si topitje emocionale, kotėsi, mosveprim... Me vrasjen e tij, vdesin edhe dyshimet, lajthitjet, hamendėsimet nė ne...Thjesht, vdes frika. Kur tė vdes frika, vetėm atėherė mund tė na shpaloset ajo ana tjetėr e paradoksit – DASHURIA, e cila shprehet si vullnet i fuqishėm pėr veprim tė pėrhershėm kah e pėrsosura.

Dashuria, ėshtė cikėl. Proces. Kur je i dashuruar - tė lėndojnė; kur je i lėnduar- fillon tė urresh; kur urren – fillon tė harrosh; kur fillon tė harrosh - ndjen zbrazėtirė; kur ndjen zbrazėtirė ... sėrish fillon tė dashurosh. Harmoni e pėrsosur, pa dyshim! E...ēdo gjė harmonike, njėkohėsisht ėshtė bukuri! Pėrsosshmėri nė vete. Ėshtė vetė Zoti nė ne.

Ta njohim pra bukurinė, ta duan dhe t'i dorėzohemi asaj, tek atėherė jeta nuk ėshtė e mėrzitshme. Tek atėherė ajo bėhet e bukura e vėrtetė, e natyrshmja ekzistente, tek atėherė ngjan ngritja dhe zhvillimi kah e vėrteta, kah e bukura e vėrtetė qė gjendet nė ne, nė qetėsinė e visarit tonė tė brendshėm... dhe kjo quhet - HYJNORJA!

Pėrjetimi i qenėsishėm i sė bukurės nė vete ėshtė rruga qė duhet tė na shpie kah Zoti, kah falėnderimi. Nėse me kėto bindje e takojmė bukurinė dhe falėnderimi pėr kėtė rritet, atėherė na ngjan dorėzimi. Paraqitet DASHURIA.

Krejt nė fund, pėr kėto ditė festive, desha ta bėjė edhe njė porosi. Njė porosi tė cilėn mund ta merr ēdokush si tė do – pragmatizėm apo utopi: Nuk ekziston askush i keq nė kėtė planet. Pėr atė Isusi tha:”Duaje tė afėrmin tėnd sikurse vetveten”. Gjithkėnd sikurse veten. Edhe atėherė kur e ngujuan, ai tha:”Falu. Nuk din ēka bėjnė”. Nuk i nėmi duke thėnė:”Ata janė njerėz tė kėqij”, Jo, sepse ata jetonin nė mosdije. Nuk ishin tė dijshėm.

Fatkeqėsisht, shumė e shumė njerėz te ne nuk janė tė dijshėm.... Sigurisht ata edhe gjatė vitit tė ri qė po na vjen do tė mbeten tė tillė. Ėshtė kėshtu ēdo kund, pa dyshim. Por, me kėtė rast, tė urojmė qė ky soj njerėzish sa mė pak tė jenė nė pushtet!

Gėzuar, pra, Viti i Ri 2013, me besimin e shtuar nė vetvete dhe dashurinė qė ėshtė nė NE
AmonRa Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė