Shiko Postimin Tek
Vjetėr 15-04-13, 17:55   #62
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ēfarė thonė tė huajt pėr Shqiptarėt?

Pavarėsisht, pėrshkrimeve nga Clark dhe tė tjerė pėr pjesėmarrjen nė trupat osmane, nuk harrohet thuajse nė asnjė rast pėrmendja e rezistencės shqiptare dhe vlerėsimi i shqiptarėve pėr shkak tė dhuntive e jo tė afrimitetit me religjionin apo pushtetin osman. Nga ana tjetėr, pėr shqiptarėt Perandoria Osmane pėrfaqėsonte njė mundėsi pasurimi e jetese. Nė atė kohė, Stambolli ishte metropoli i Lindjes, qendėr botėrore nga mė tė fuqishmet dhe emigrimi i shqiptarėve drejt kėsaj qendre ėshtė si i shumė etnive tė tjera (emigrimi ndodh edhe sot pėr arsim, ekonomi, punė etj). Sidoqoftė, shqiptarėt arritėn qė tė mbanin trysninė e Perandorisė me njė shkathtėsi tė habitshe luftarake, pėr mė shumė se dy dekada tė flakta. Gjenialiteti i tyre luftarak ėshtė epokal....



SHQIPTARI NĖ USHTRINĖ TURKE

Ushtari shqiptar bart njė ndjenjė nderi shumė tėrheqėse; frymė kjo, edhe pse mes tyre, merret hak me vdekje tė menjėhershme. Sa pėr thyerjen e rregullit ushtarak, ai nuk ėshtė rrahur kurrė. Dėnimet e vetme nė pėrdorim, kanė qenė varja apo prerja e kokės. Shqiptarėt kanė qenė prej kohėsh tė renditur si trupat mė tė mira nė ushtritė turke, nė tė cilat, nė tė vėrtetė, ata janė konsideruar nė tė gjitha rastet si detashment i vdekjes. Skėnderbeu, i cili ėshtė heroi i sa e sa romaneve kalorėsiake, ishte vendas e princ i njė krahine nė Shqipėri. I mbėshtetur prej bashkatdhetarėve tė tij trima, ai e hodhi tutje zgjedhėn turke dhe i bėri ballė tėrė fuqisė sė pushtetit osman, e cila ishte pėr mė tepėr nė kulmin e saj, pėr njė hapėsirė kohore prej njėzet e tre vjetėsh. Pas vdekjes, varri i tij u dhunua nga ana e pushtuesve tė vendit tė tij dhe njė dėshmi e caktuar e vlerės sė kėtij varri mund tė nxirret nga rasti se jeniēerėt mbanin nė trup si byzylykė, copa nga eshtrat e tij. Shqiptarėt, shpesh herė kanė provuar tė jenė kundėrshtarė tė fuqishėm tė trupave ruse dhe aq e madhe ėshtė dashuria e lavdisė, e natyrshme nė ta, sa kur sodisin njė interval tė gjatė qetėsie nė vendin e tyre, regjistrohen vetė nė shėrbim tė Pashallarėve tė ndonjė prej pjesėve tė tjera tė zotėrimeve turke, me qėllim pėrmbushjen e zjarrmisė sė tyre luftarake.

Titulli: The Military costume of Turkey
Autori: John Clark
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė