Titulli: Sadbere gagica spahija
ME KEND TE UDHETOJ
Vjeshta ka ikur sa vite
Nuk e mbaj mend as orėn
Kur qielli ra mbi vargjet e mia
Si meteor i cmendur
Mi mori tė gjitha kėngėt
Gėzimet nė buzė m u zverdhen?
Dėgjoj edhe sonte akordet
Njė muzikė e lehtė
Shpirtin ma then
Tavolina e njejtė…gota me verė
Rri mbi tavernė te vjetėr
A ka fjetur harrimi im?
Me Ty isha shėrbetore Zoti
Dhe princeshe Arbėrie!
E sonte
Pa Ty jam hiq i hiqit
Rrugicė e shkretė
Pa dritė ne kėtė errėsirė
Nata mė mbulon me hijen e trishtimit
Ēfarė tė dėshiroj sonte
Kur vetmia mė ngatrron
Si peng kohe
E Ti je veē kėngė?!
Dikur fjala ime
Nė qiellin e bleruar!
Sonte
Heshtja ka rėnė nė dhomė
Mure mbi buzė ka bėrė kjo natė
Qė mė cmend!
A ka dėnim mė tė rėndė Sizif?
Unė e Ti
Dėnim perėndish…
|