Shutdown pėr Windows 8
Me ndryshimet qė janė bėrė nė Windows 8, shumė pėrdorues e kanė ende tė vėshtirė pėr tu mėsuar, prandaj shpeshherė kėrkojnė tė gjejnė njė mėnyrė mė tė lehtė pėr tė aksesuar opsione tė caktuara.
Njė prej tyre ėshtė butoni i fikjes sė kompjuterit, i cili, me pak ndryshime, mund tė aksesohet mė shpejt duke e shtuar si njė pllakėz (tile) nė ekranin e Windows 8.
Pėr ta bėrė kėtė gjė, mjafton tė ndiqni hapat e mėposhtėm:
1. Pasi tė jeni nė Desktop mode, nė tė cilėn mund tė gjendeni ose duke shtypur pllakėzėn Desktop ose duke shtypur nga tastiera
Win-D (tasti i Windows-it dhe shkronja D).
2. Klikoni me tė djathtėn nė njė vend bosh nė desktop dhe zgjidhni mė pas New, Shortcut.
3. Do tė krijojmė tani shortcut-in pėr fikjen e kompjuterit. Nė fushėn e vendndodhjes shtypni
shutdown /p dhe mė pas Next.
4. Pėr shortcut-in mund tė zgjidhni edhe njė emėr tjetėr ose mund ta lini thjesht "shutdown."Klikoni mė pas Finish.
5. Klikoni me tė djathtėn mbi shortcut-in e ri dhe zgjidhni
Pin to Start.
Gati! Herėn tjetėr qė do tė riktheni nė ekranin Metro, do tė shihni pllakėzėn me emrin "Shutdown", ose pseudonimin qė mund ti keni vendosur. Mjafton njė klikim mbi tė dhe kompjuteri do tė fiket.
Tė njėjtėn mėnyrė mund ta pėrdorni edhe pėr tė bėrė rifillim (restart) tė kompjuterit. Nė hapin e tretė, nė vend tė
shutdown /p shtypni
shutdown /r /t 0