Shiko Postimin Tek
Vjetėr 04-06-13, 23:04   #28
King Street
Jeta Eshte TEATER
 
Avatari i King Street
 
Anėtarėsuar: 17-05-12
Vendndodhja: Dardani e Lashtė
Postime: 262
King Street i pazėvėndėsueshėmKing Street i pazėvėndėsueshėmKing Street i pazėvėndėsueshėmKing Street i pazėvėndėsueshėmKing Street i pazėvėndėsueshėmKing Street i pazėvėndėsueshėmKing Street i pazėvėndėsueshėmKing Street i pazėvėndėsueshėmKing Street i pazėvėndėsueshėmKing Street i pazėvėndėsueshėmKing Street i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: LDK-ja kah po shkon ?

Luani pak vendit, mos e leni vetėm derėn hapur

“LDK ėshtė e hapur pėr tė gjithė!”, “Nė LDK mund tė vijnė e tė rikthehen tė gjithė ata qė frymojnė me programin e saj!”, “LDK ėshtė shtėpi e madhe pėr tė gjithė!” etj. Kėto janė disa prej parollave mė tė shpeshta tė dėgjuara kohėve tė fundit tė thėna nga zyrtarėt mė tė lartė tė kėsaj partie politike. Deklarimet e tilla janė bėrė nė momente tė caktuara kur individė apo grupe politikė kanė aderuar nė LDK apo janė rikthyer nė LDK pas njė periudhė tė “hidhėrimit” tė pėrkohshėm me ish-lidershopin e kėsaj partie politike.
Por, a kanė mjaftuar vetėm kėto ftesa publike pėr t’u rikthyer pėrsėri nė LDK gjithė ajo armatė e simpatizantėve dhe e votuesve tė LDK-sė tė cilėt pėr katėr herė rresht, nė dy palė zgjedhje lokale dhe nė dy palė zgjedhje nacionale tė pasluftės, LDK-nė e nxorėn partinė e parė, partinė fituese, madje partinė dy herė mė tė madhe se sa tė gjitha partitė e tjera politike tė Kosovės sė pasluftės!
Pėrgjigja ėshtė e ditur: Jo nuk kanė mjaftuar vetėm ftesat me fjalė!
Ēėshtė e vėrteta pavarėsisht faktit tė rikthimit tė njė pjese tė anėtarėsisė dhe tė aktivistėve tė LDD-sė nė LDK, kohėve tė fundit pati edhe individė e personalitete tė cilėt “rrėshqitėn” nė partitė e tjera politike, kryesisht nė AAK, sepse kjo parti i “strehoi mė ngrohtėsisht” se sa ata pritnin apo dėshironin tė akomodoheshin nė LDK.
Me Anton Berishėnm, ish- shefin e ART-sė kam biseduar vetėm pak javė para se ai tė aderonte nė AAK.
Me Rrsutem Berishėn, ish-komandantin e Koshares kam pirė kafe jo mė shumė se 10 ditė nė mes tė sheshit tė Prishtinės.
Qė tė dy kanė qenė me zemėr me LDK-nė!
Qė tė dy kanė shprehur zhgėnjimin e tyre se nuk kanė gjetur mirėseardhjen e merituar nė LDK.
Qė tė dy kanė thėnė se nuk kanė mbetur rrugėve sa pėr tė gjetur njė “strehė” nė LDK por se e meritojnė njė pritje mė tė dinjitetshme nė LDK.
Por, qė tė dy u bėnė me libreza partiake tė AAK-sė?
Nuk i arsyetoj aspak veprimet e tyre ashtu siē marr guximin t’i gjykoj e aq mė pak t’i akuzoj?! Fundja anėtarėsimi nė njė parti politike bėhet me vullnet tė lirė tė ēdo individi!
Por pse Anton Berisha “iku” nga LDK-ja dhe pse Rrustem Berisha nuk u anėtarėsua nė LDK?
Kėto pyetje do tė duhej tė pėrbėnin shqetėsim pėr lidershipin e LDK-sė? Qė tė dy janė personalitete tė njohura pėr opinionin. I pari ka qenė shef i ART-sė i emėruar pėr herė tė parė nga presidenti Ibrahim Rugova. I dyti ka qenė komandant i lavdishėm i Brigadės 138 Agim Ramadani, strukturė kjo ushtarake nėn komandėn e Ministrisė sė Punėve tė Brendshme tė Republikės sė Kosovės. Qė tė dy institucionalit me bindje e me veprime. Logjikisht qė tė dy do tė duhej tė ishin pjesė e strukturave dhe pse jo edhe tė hierarkisė sė LDK-sė!
I pari, Anton Berisha e ka “lėnė keq” LDK-nė sepse ka qenė pjesė e kuadrove tė LDK-sė, I dyti Rrustem Berisha, do t’ia shtonte votat LDK-sė, sė paku pėrmes ish-bashkėluftėtarėve dhe familjarėve tė bashkėluftėtarėve tė tij tė Koshares!
Por ata sot nuk janė fare nė LDK!
Por sikur tė ishin nė LDK, sigurisht se do tė kontribuonin me vota nė ngritjen e shkallės sė fitores eventuale tė LDK-sė nė zgjedhjet lokale.
Prandaj, njė pjesė tė pėrgjegjėsisė, sė paku pėr largimin nga LDK-ja tė kėtyre dy kuadrove (nuk po pėrmend edhe tė tjerė tė cilėt po presin tė jenė pjesė e LDK-sė por qė nuk trokasin si rrugėtarė tė rrugėve nė dyert e LDK-sė “duke kėrkuar strehim!, nė stilin: “Mė falni a ėshtė kjo selia e LDK-sė? A bon mu anėtarėsu unė sot nė LDK! Ju faleminderit!”) e mban i gjithė lidershipi i LDK-sė, pėrkatėsisht Kryesia Qendrore e LDK-sė!
Nė kėtė drejtim nuk mjaftojnė vetėm ftesat verbale: “LDK ėshtė e hapur pėr tė gjithė!”, “Nė LDK mund tė vijnė e tė rikthehen tė gjithė ata qė frymojnė me programin e saj!”, “LDK ėshtė shtėpi e madhe pėr tė gjithė!”.
Ėshtė nė traditėn e mikpritjes shqiptare qė kur dikush tė vjen nė shtėpi, madje edhe i zoti i shtėpisė qohet nė kėmbė ose lėviz pak prej vendit. Tė sapoardhurit i bėhet vend pak mė afėr ballit tė oxhakut!
Nė LDK ka vite, madje mė shumė se sa njė decenie qė disa janė ulur afėr “ballit tė oxhakut” dhe nuk luajnė vendit, e do tė duhej tė luajnė pak vendit qė t’ua lėshojnė edhe tė tjerėve. Ndėrkaq selinė e LDK-sė nuk duhet ta konsiderojnė si “shtėpi tė tyre” tė madhe. Jo le ta marrin tė gjithė ata por edhe tė tjerėt LDK-nė me vete e la tė dėrgojnė nėpėr shtėpitė e tyre, besa le ta “shpėrndajnė” LDK-nė edhe tė fqinjtė e tyre, te miqtė e tyre, te rrethi i gjerė familjar, se kėshtu ka qef LDK-ja, tė rritet, tė bėhet e madhe, tė bėhet shtėpi e madhe pėr tė gjithė.
Ndryshe, karriga e disave qė janė ulur tash e sa vjet nė postet e LDK-sė njė ditė do tė thyhet, do tė rrėzohen ata, e bashkė me ata edhe LDK-ja.
Prandaj luani pak vendit, ju qė jeni tash e sa vjet nė LDK, nuk mjafton vetėm ta leni derėn e hapur!


Shkruan Bajrush Morina / Botasot
__________________
Fitova Pavarsin emrin e ka Kosova ,Faleminderitnga Zemra Ibrahim Rugova
King Street Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė