Shiko Postimin Tek
Vjetėr 06-06-13, 17:30   #5
King Street
Jeta Eshte TEATER
 
Avatari i King Street
 
Anėtarėsuar: 17-05-12
Vendndodhja: Dardani e Lashtė
Postime: 262
King Street i pazėvėndėsueshėmKing Street i pazėvėndėsueshėmKing Street i pazėvėndėsueshėmKing Street i pazėvėndėsueshėmKing Street i pazėvėndėsueshėmKing Street i pazėvėndėsueshėmKing Street i pazėvėndėsueshėmKing Street i pazėvėndėsueshėmKing Street i pazėvėndėsueshėmKing Street i pazėvėndėsueshėmKing Street i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: Vrasjet politike , kush ėshtė prapa tyre ?

Vrasjen e Bardhyl Ajetit e urdhėroi njė deputet i PDK-sė


Burimet jo zyrtare tregojnė se hetimet po bėhen nga prokurorja amerikane e Prokurorisė Speciale tė EULEX-it Ema Rizato. EULEX-i pritet tė kryej procedurat hetimore dhe rasti tė dėrgohet pėr gjykim nė gjykatė. E burime jozyrtare tregojnė se pas pėrfundimit tė ēėshtjes penale “Bllaca 2” do tė nisė procesi pėr vrasjen e Bardhyl Ajetit.
Tė dielėn u bėn shtatė vjet qė kur u privua nga jeta komentatori dhe kolumnisti i gazetės “Bota sot” Bardhyl Ajeti. Edhe pse kanė kaluar disa vjet qė nga atėherė autorėt e kėsaj vrasje nuk dihen. Edhe kjo vrasje sikur shumė tė tjera ėshtė kryer nė pikė tė ditės dhe ka pasur edhe njė dėshmitar dhe qė zbardhja e saj mbetet akoma mister. Atentati ndaj Bardhyl Ajetit ka ndodhur nė magjistralen pėr Gjilan nė Bresalc ku vetura e viktimės ishte nė tėrheqje nga njė dėshmitar, i cili ka parė ngjarjen. Ishte tre qershor i vitit 2005, (shtatė vjet mė parė) ditė e premte, kur kolumnisti dhe komentatori i gazetės tonė, Bardhyl Ajeti, u qėllua me plumba shurdhues nga njė Mercedes i zi, tė cilėt mė pas ia morėn jetėn. Plumbat tė cilėt ranė nė trupin e tij ai nuk mundi tė pėrballoi, ai u nda nga ne. Njėri plumb kishte goditur nė kokė, i dyti nė shpatull tė krahut dhe i treti nė veturėn qė ngiste viktima. Nė vendin e ngjarjes kishin dalė me vonesė Policia e Gjilanit dhe spitali. Pas kontrollės nė Spitalin e Gjilanit dhe nė atė tė Prishtinės, i ndjeri njė javė mė pas u dėrgua nė Milano tė Italisė, ku edhe mė 25 qershor ndėrroi jetė. Hetimet kishin nisur nga policia e UNMIK-ut, konkretisht nga dy policė amerikanė tė Njėsisė pėr krime serioze dhe mė 11 dhjetor 2006, dosja ka kaluar tek EULEX-i, ndėrsa nga ajo kohė akoma mbeten tė panjohur si pėr policinė ashtu edhe pėr opinionin e gjerė autorėt dhe arsyeja e vrasjes. Burimet jo zyrtare tregojnė se hetimet po bėhen nga prokurorja amerikane e Prokurorisė Speciale tė EULEX-it Ema Rizato. Burimet jo zyrtare tregojnė se prokurorja speciale ka marr tashmė dosjen dhe dėshmitė dhe sė shpejti mund tė nisė gjykimi pėr kėtė vrasje. E derisa hetimet nuk kryhen dhe autorėt dhe shkaku i vrasjes mbetet enigmė, familjarėt e tė ndjerit presin se njė ditė do tė dihen, arrestohen e marrin dėnimin ata qė kryen kėtė akt vrasjeje.
Atentati ndaj Bardhyl Ajetit
Nė lidhje me kėtė rast atentat ishte edhe njė dėshmitar, i cili ka rrėfyer pėr ngjarjen e ditės kritike, e i cili ishte detyruar tė ik nė Norvegji . Dėshmitari M.G. ka treguar se atė ditė ka qenė nė Prishtinė, kishte ardhur nga Gjilani ishte takuar me Bardhylin, te rrethi. Dhe Bardhyli i kishte treguar se veturėn e ka tė prishur dhe e ka lutur taksistin M. G. qė ta tėrheq pėr nė Gjilan. Vetura e Bardhylit ka qenė afėr Mensės sė Studentėve nė Prishtinė e prishur. Prej aty dėshmitari e ka tėrhequr veturėn deri nė vendin ku ka ndodhur rasti nė Bresalc. Dėshmitari M. G. ka rrėfyer pėr tragjedinė qė ka ngjarė: “Unė nuk kam dėgjuar asgjė, vetėm se e kam vėrejtur se vetura e Bardhylit e ka goditur kombin tim pas. Dhe aty nė rrugė, ka qenė edhe njė veturė paralele (e panjohur). Unė kam dhėnė sinjal pėr tu ndalė me veturėn-kombi. Ajo veturė (e panjohur) ka qėndruar paralele pėr rreth dy-ose tre minuta e mė ka tejkaluar dhe ka ikur. Dėshmitari ka treguar, se ka ndalė kombin dhe ka dalė jashtė. Kur ka dalė ishte me gojė hapur dhe ka dashur t’i thotė Bardhylit, pėrse e goditi? Por e ka parė se ai kishte gjakderdhje nė kokė. Pastaj e ka nxjerrė telefonin pėr t”i telefonuar policisė, por nuk ka qenė e mundur, M. G-sė, iu kanė dridhur kėmbėt. Dhe pastaj aty nė rrugė ka mbėrrit njė djalė me njė veturė Golf tė bardhė. Kur ai djali mbėrriti aty, u ndal, dhe e ka pyet:”Ēka ka ndodhur? Dėshmitari u pėrgjigj: “Ma kanė vrarė njeriun nė veturė. Ai djali e njoftoi policinė tė cilėt erdhėn. Qė nga ajo natė dėshmitarit M.G policia ia ka konfiskuar kombin dhe telefonin dhe i ka shėnuar ato tri thirrjet e fundit qė i ka pasur, pra policia i ka shėnuar detajet me emra dhe mbiemra. Edhe M. G (dėshmitar) atė natė ėshtė mbajtur nė paraburgim. Pastaj ėshtė liruar dhe mė vonė ka emigruar jashtė vendit. Pas njė jave, pasi se kishte ndodhur vrasja, nė familjen e dėshmitarit ka qenė njė Mercedes i zi dhe njė Veturė Xhip i zi, kanė qenė me tabela 000-KS, kanė ardhur nė katund dhe kanė pyetur pėr rastin. Kanė pyetur kush ėshtė M.G? Ēfarė partie i pėrket? A ėshtė person problematik? Me ēka merret? E tjera. Dėshmitari e ka njoftuar kėtė rast nė polici, por policia kurrė send si ka kthyer. Policia e ka mbajtur nėn hetime pėr tri javė ditė me radhė, pėr ēdo ditė e kanė marrė nė pyetje.
As pas shtatė vjetėsh nuk zbardhet vrasja !
Zyrtarė tė policisė sė EULEX-it i kanė thėnė gazetės “Bota sot” se: “Rasti i Bardhyl Ajetit, ėshtė shkarkuar nga UNMIK-u mė 11 dhjetor 2006. Rasti ėshtė shqyrtuar nga njė prokuror i EULEX-it, por ka pasur lidhje tė pamjaftueshme, premtimet janė se do tė rihapet ky rast. Megjithatė, nė qoftė se u jepen prova tė reja prokurorėve tė EULEX-it mund ta shqyrtojnė kėtė”. Burimet jo zyrtare tregojnė se hetimet po bėhen nga prokurorja amerikane e Prokurorisė Speciale tė EULEX-it Ema Rizato. Burimet jo zyrtare tregojnė se prokurorja speciale ka marr tashmė dosjen dhe dėshmitė. Gjithnjė duke u bazuar nė burime jo zyrtare dyshohet se njė zyrtarė i SHIK-ut, e i cili ėshtė edhe deputet nė Kuvendin e Kosovės, nga Hoteli Grand ka dhėnė urdhrin dhe dyshohet se janė dhėnė edhe para pėr vrasjen e Bardhylit. EULEX-i pritet tė kryej procedurat hetimore dhe rasti tė dėrgohet pėr gjykim nė gjykatė. E burime jozyrtare tregojnė se pas pėrfundimit tė ēėshtjes penale “Bllaca 2” do tė nisė procesi pėr vrasjen e Bardhyl Ajetit dhe se e gjithė procedura e vazhdimit apo jo do tė mbetet nė kompetencė tė EULEX-it
__________________
Fitova Pavarsin emrin e ka Kosova ,Faleminderitnga Zemra Ibrahim Rugova
King Street Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė