Shiko Postimin Tek
Vjetėr 02-09-13, 22:10   #7
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Thumbs down Titulli: Elections 2013

Fletėvotimet pa simbolet e Kosovės, vetėm me logon e KQZ-sė


Prishtinė, 02.09.2013

(E plotėsuar) Pėrfaqėsuesi i Lėvizjes Vetėvendosje, Adnan Rrustemi ka lėshuar mbledhjen e KQZ-sė ne shenjė pakėnaqėsie tė propozimit pėr heqjen e stemės dhe simboleve shtetėrore nga fletėvotimet.
Ai nė emisionin e Klan Kosovės Infomagazin tha se sot KQZ ka shkelur ligjin, kushtetutėn dhe ka mohuar sovranitetin e Republikės sė Kosovės me miratimin e fletėvotimeve pa stemėn e Kosovės dhe pa simbolet e shtetit, pėrkatėsisht vetėm me logon e KQZ-sė.

Sipas Rrustemit, KQZ ka votuar pėr heqjen e stemės sė Republikės sė Kosovės nga fletėvotimet pėr zgjedhjet e 3 nėntorit. Sipas tij, tashmė totalisht ėshtė pėrmbushur kėrkesa e kryeministrit serb Ivica Daēiq...
Heqjen e simboleve tė Kosovės nga fletėvotimet e ka pohuar edhe ish-anėtari i KQZ-sė Fadil Maloku, nėpėrmjet facebookut. "Tė nderuar miq, njė pjesė e KQZ-sė, para pak ēastesh...nė njė takim AD HOC edhe formalisht e pėrmbushi kėrkesėn e shtetit serb qė nė zgjedhjet e 3 nėntorit tė mos figurojė LOGOJA e shtetit tė Kosovės!", ka shkruar ish - anėtari i KQZ-sė, Fadil Maloku nė facebook.

Mbledhja e KQZsė ėshtė mbajtur nė orėt e pasditės, nė vend tė mbledhjes sė paraditės, e cila nuk u mbajtė pėr shkak tė prezencės sė mediave nė ambientet e KQZ-sė.


Daka e dėshton mbledhjen e KQZ-sė

Komisionit Qendror Zgjedhor, edhe pse thėrret mbledhje tė jashtėzakonshme, nuk e mban fare atė. Kjo pasi, sipas Lėvizja Vetėvendosje, kryetarja e KQZ-sė, Valdete Daka nuk do mbledhje nė praninė e mediave.

Anėtari i KQZ-sė nga radhėt e Lėvizjes Vetėvendosje, Adan Rrustemi ka thėnė se arsyeja e mos mbajtjes sė mbledhjes, ėshtė se nuk janė pėrmbushur pėrgjegjėsit nga OSBE-ja pėr operacionet esenciale zgjedhore, e qė, sipas tij, janė tė kundėrligjshme.

Mbledhja e thirrur pėr nė orėn 11:00, ėshtė shtyrė pėr nė ora 12:00. Pėrkundėr pritjes prej afėr njė orės nga anėtarėt e KQZ-sė, kryetarja Daka nuk ėshtė shfaqur fare nė sallė.

Nė rend tė ditės ka qenė rekomandimi pėr shqyrtimin e kėrkesės sė Ministrisė sė Diasporės pėr zgjatjen e periudhės se votimit pėr regjistrim jashtė Kosovės, transmeton Kosovapress.

Pas kėsaj ka ardhur asistentja e saj pėr tė njoftuar se mbledhja nuk do tė mbahet.

E zyrtari pėr informim nė KQZ-sė, Fehmi Ajvazi ka thėnė se mbledhja nuk ėshtė mbajtur pėr shkak tė punėve tė brendshme tė KQZ-sė .

“Arsyeja pėr shkak tė punėve tė brendshme qė KQZ-ja i ka lidhur me temėn qė e keni pas. Kryetarja ėshtė brenda, por ky ėshtė njė vendim i anėtarėve tė KQZ-sė, qė ēėshtja e Ministrisė sė Diasporės tė shtyhet”, ka theksuar Ajvazi.

Por anėtari i KQZ-sė nga Vetėvendosja, Adnan Rrustemi ka pohuar se kjo mbledhje nuk ėshtė dashur tė thirret e jashtėzakonshme fare.

“Mbledhja ėshtė thirr nė njė mėnyrė jo praktike dhe jo tė bazuar dhe njoftimi na ėshtė dėrguar mbrėmė rreth orės 11:00 tė natės, pėr kėtė mbledhje tė ditės sė sotme tė orės 11:00. Ajo ēka ka rendėsi ėshtė ftuar si mbledhje e jashtėzakonshme dhe urgjente duke u bazuar nė njė pikė tė vetme tė rendit tė ditės e cila ishte e thjeshtė dhe aspak e jashtėzakonshme. Kishte tė bėnte mė njė kėrkesė tė Ministrisė sė Diasporės pėr zgjatjen e periudhės sė votimit tė votuese jashtė vendit”, ka deklaruar Rrustemi.

Kjo kėrkesė ėshtė pranuar nė KQZ, me 20 gusht dhe ėshtė shqyrtuar nė kėshillin pėr procedura dhe kėshilli pėr procedura i ka rekomanduar KQZ-sė qė tė refuzohet kėrkesa, sepse nuk ka kushte objektive dhe hapėsirė tė mjaftueshme nė kohė pėr ta pėrmbushur kėtė kėrkesė.

Rrustemi mendon se arsyeja e vėrtet e shtyrjes sė kėsaj mbledhje ka tė bėjė me praninė e gazetarėve nė mbledhjen e KQZ-sė, respektivisht nė pėrpjekjen qė kjo ēėshtje tė shqyrtohet nė njė mbledhje tė mbyllur me qėllim qė tė gjendet njė zgjidhje eventuale pėr ta zgjatur kėtė periudhė e cila nė fakt nuk ka tė bėjė me diasporėn nė kėtė rast.

“Arsyet kanė tė bėjnė me pėrgjegjėsit e paligjshme tė OSBE-sė pėr tė pėrmbushur operacione esenciale zgjedhore siē ėshtė regjistrimi i votuesve nė Serbi dhe Mal tė Zi. Duke qenė se kėta nuk kanė arritur ende qė t’i pėrmbushin marrėveshjet me OSBE-nė dhe tė gjejnė bazė ligjore ose tė marrin njė vendim tė KQZ-sė pėr kėtė aktivitet ata u munduan qė tė krijojnė hapėsirė tė mjaftueshme dhe rrjedhimisht tė zgjatet periudha dhe OSBE-ja tė kėtė mundėsi me tė mėdha pėr regjistrim tė votuesve nė Serbi dhe Mal tė Zi”, ka deklaruar Rrustemi.

Ai kishte planifikuar qė t’i ngrit dy ēėshtje nė mbledhjen e sotshme dhe qė kanė tė bėjnė, e para me listėn e votuesve nė Mitrovicė, sepse, siē ka thėnė ai, po u mohohet e drejta e votuesve shqiptarė qė janė shpėrngulur dhunshėm nga pjesa veriore dhe pamundėsimi tė pėrfshihen nė listėn e votuesve ku i kanė vendbanimet nė pjesėn veriore tė shtetit.

Ndėrsa ēėshtja e dytė qė kishte planifikuar tė ngriste ishte njė shkresė e Ministrisė sė Administrimit Pushtetit Lokal. Sipas Rrustemit, ministri Slobodan Petrovic po manipulon qėllimshėm dhe politikisht tė dhėnat e regjistrimit tė popullsisė, duke zvogėluar numrin e mandateve pėr kuvendet komunale pėr komunat me shumicė shqiptare dhe duke e rrit numrin e mandateve pėr kuvendet komunale pėr komunat me shumicė serbe nė veri.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė