Shiko Postimin Tek
Vjetėr 06-09-13, 09:54   #58
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Thumbs down Titulli: (Pse) Do tė bie Asadi i Siris ?!

Kta , kryengritesit, po get jane ma te mire ?!




Krimet e kryengritėsve sirianė





Njė video tronditėse tregoi momentet nė tė cilėn shtatė ushtarė tė dorėzuar tė ushtrisė siriane u ekzekutuan pėrpara kamerės nga kryengritėsit qė luftojnė pėr rrėzimin e regjimit tė tij.

Pamjet u verifikuan dhe publikuan fillimisht nga e pėrditshmja “New York Times”.

Ushtarėt, tė ēarmatosur dhe tė zhveshur, ekzekutohen pa gjyq dhe nė shkelje tė plotė tė Konventės sė Gjenevės pėr rrobėrit e luftės.

”Top-Channel”, pėr arsye etike dhe pėr tė shmangur pėrhapjen e pamjeve tė rėnda vendosi qė tė mos publikojė fotot e plota dhe as videon e ekzekutimit, tė transmetuar nga disa prej mediave ndėrkombėtare.


Pėrpara ekzekutimit, lideri i grupit, i identifikuar si Abdul Samad Issa, reciton disa poezi revolucionare dhe njė lutje fetare.

Mė pas ai qėllon me njė plumb tė vetėm pas koke njė prej rrobėrve, ndėrsa menjėherė mė pas rebelėt e tjerė hapin zjarr me breshėri duke bėrė shoshė nga plumbat viktimat.

Trupat e pajetė trajtohen pa asnjė dinjitet njerėzor, duke u hedhur si tė ishin mbeturina nė njė pusetė.

Video tė tilla, nė njė moment nė tė cilin SHBA dhe aleatėt perėndimorė po pėrgatisin njė sulm mbi regjimin e Bashar al-Assad, tregojnė njė fytyrė tė frikshme tė njė pjese tė forcave kryengritėse, qė synojnė tė zėvendėsojnė nė pushtet diktatorin.

Edhe mė parė, Uashingtoni ka shprehur shqetėsimin se lėvizja kryengritėse nė Siri ėshtė duke u redikalizuar me muxhahedinė, pėrkatės tė organizatave ekstremiste muslimane, ndėrsa nė njė editorial, “CNN” argumentonte mė parė gjatė javės se ėshtė pikėrisht mungesa e njė alternative tė qartė pėr zėvendėsimin e al-Assad, ajo qė po shtyn SHBA-tė drejt njė sulmi tė kufizuar dhe jo njė ndėrhyrje tė plotė pėr rrėzimin e sistemit tė tij. / Top Channel



Ekzekutimi i ushtarėve tė Assad-it


Shtatė burra tė ulur mbi gjunjė, me fytyrė drejt tokės, ndėrsa mbi ta shtatė persona tė armatosur.

Video ėshtė publikuar nga gazeta amerikane “New York Times”, i pėrket muajit prill, ndėrsa vendndodhja, Idlib. Bėhet fjalė pėr ekzekutimin e shtatė pjesėtarėve tė ushtrisė siriane, besnike tė Bashar al-Assad-it, nga njė grup kryengritėsish.

Titulli i prestigjiozes amerikane ėshtė: “Brutaliteti i kryengritėsve sirianė vė nė dilemė Perėndimin”.

Pesė prej ushtarėve - shkruan “New York Times” - ishin lidhur, ndėrsa mbi shpinėn e tyre shihen shenja. Fytyra e tyre thuajse mbėshtetej mbi tokė, ndėrsa komandanti i kryengritėsve recitonte njė poezi revolucionare: “Pėr 50 vjet, ata janė miqtė e korrupsionit. I betohemi Zotit tė Fronit, se ky ėshtė betimi ynė. Ne do tė hakmerremi”.

Nė momentin kur kjo pėrfundon, komandanti Abdul Sama Isa, 37 vjeē, i njohur nė Sirinė Veriore si “Daja”, qėlloi nė kokė njėrin prej robėrve, mė pas njerėzit e tij ekzekutuan tė tjerėt. Mė pas, tė gjithė ata varrosen nė njė varr tė pėrbashkėt.

Isa drejton njė grup prej 300 luftėtarėsh, qė njihet si “Xhund Al Sham”, qė ndan me tre grupe ndėrkombėtare, por lidhja me ta mbetet e paqartė. Siē shkruan gazeta, Isa u ka premtuar luftėtarėve tė tij “shfarosjen e pakicės alauite”, sė cilės i pėrket edhe Bashar al-Assad, tė cilin e fajėson pėr zhdukjen e tė atit nė 1982 dhe brengėn e Sirisė.

Ish-ndihmėsi i tij, qė bėri publike videon, nuk ėshtė bėrė i njohur pėr arsye sigurie.

Nė kohėn kur Shtetet e Bashkuara po pėrpiqen tė grumbullojnė mbėshtetje pėr tė vepruar ushtarakisht nė Siri, kjo video e regjistruar nė prill shton provat - siē shkruan “New York Times” - tė njė mjedisi kriminal tė populluar nga bandat, pengmarrėsit dhe vrasėsit.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, foli pėr 70 mijė apo 100 mijė kundėrshtarė tė regjimit dhe 15-20% e tyre - siē tha - janė ekstremistė.


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė