Shiko Postimin Tek
Vjetėr 04-10-13, 14:05   #1747
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Shqipėria u pėrgjigjet flakė pėr flakė akuzave tė presidentit serb nė OKB






Tiranė, 03.10.2013

Akuzat e rėnda tė presidentit tė Serbisė kundėr udhėheqėsve tė Kosovės nuk mbetėn pa pėrgjigje nė OKB. Kosova nuk ėshtė anėtare e OKB-sė, por Shqipėria ėshtė dhe pėrgjigjja e saj nuk vonoi.
Ditėn e mėrkurė, ambasadori i Shqipėrisė nė OKB, Ferit Hoxha i dorėzoi presidentit tė ri tė Asamblesė sė Pėrgjithshme, John Ashe, pėrgjigjen zyrtare qė hedhė poshtė akuzat e pathemelta tė presidentit Tomisllav Nikoliq.

Siē u shpreh pėr gazetėn “Illyria” ambasadori Hoxha, rregullat nė Asamblenė e Pėrgjithshme janė tė tilla qė nuk lejojnė t’u kundėrpėrgjigjesh gojarisht kryetarėve tė shteteve, pas fjalimeve tė tyre. Por nėse ka kundėrshtime ato mund t’i paraqiten me shkrim presidentit tė Asamblesė sė Pėrgjithshme dhe mė pas botohen si dokumente zyrtare tė kėsaj asambleje.

Kėtė rrugė ndoqi edhe Shqipėria, kur ambasadori Hoxha i dorėzoi pėrgjigjen me shkrim presidentit Ashe, i cili ka zėvendėsuar nė krye tė AP-sė serbin Vuk Jeremiq.

Mė poshtė vijon deklarata e plotė e delegacionit tė Republikės sė Shqipėrisė nė ushtrim tė sė drejtės sė replikės ndaj deklaratės sė Presidentit tė Republikė sė Serbisė gjatė Debatit tė Pėrgjithshėm tė sesionit tė 68-tė tė Asamblesė sė Pėrgjithshme, me 25 shtator 2013.

“Mė 25 shtator 2013, Presidenti i Republikės sė Serbisė, Tomisllav Nikoliq foli nė Debatin e Pėrgjithshėm tė Asamblesė sė Pėrgjithshme. Nė fjalėn e tij ai tha, ndėr tė tjera, se ‘Raportuesi Special i Kėshillit tė Europės, z. Dick Marty, njė senator nga Zvicra, provoi dhe Asambleja Parlamentare e Kėshillit tė Europės (PACE) konfirmoi se disa prej udhėheqėsve shqiptarė aktualė tė Kosovės dhe Metohisė organizuan pengmarrjen dhe vrasjen e serbėve, organet e tė cilėve u trafikuan dhe u shitėn fshehurazi”.

Fatkeqėsisht, kjo deklaratė ėshtė totalisht e pavėrtetė, e anshme dhe nuk pasqyron kurrfarė realiteti.
Ėshtė gjerėsisht e njohur pėr tė gjithė, nė Europė e mė gjerė, siē duhet tė jetė e njohur edhe pėr presidentin serb, se raporti i ish-senatorit zviceran pėrmbante hamendėsime dhe jo prova, se raporti i Asamblesė Parlamentare tė Kėshillit tė Europės (PACE) nuk vėrtetoi, sepse nuk mund tė vėrtetonte kurrgjė, ndaj dhe bėnte thirrje pėr hetime.

Kur presidenti serb flet pėr prova dhe kėto nuk ekzistojnė, kur ai shtrembėron realitetin pėr interes tė tij, do tė ishte e vėshtirė tė merrej e mirėqenė fjala e tij, siē thotė nė ndėrhyrjen e tij, se “ duhet t’i besohet Serbisė tė sė sotmes dhe tė sė nesėrmes”. Kur ai akuzon liderėt e njė vendi tjetėr pėr krime qė kurrė nuk janė provuar, ėshtė edhe mė e vėshtirė t’u besohet fjalėve dhe angazhimeve pėr ”ripajtim” dhe se vendi i tij “ėshtė i angazhuar pėr paqe dhe bashkėpunim me fqinjėt e tij”, pėr dialogun, siē bėhet thirrje nė fjalėn e tij.

Pėr hir tė sė vėrtetės, ėshtė fakt se, deri tani, asnjė provė nuk ėshtė paraqitur tek askush nga askush, nė mbėshtetje tė pretendimeve tė ngritura nė raportin e ish-senatorit zviceran. Rikujtojmė se tė njėjtat hamendėsime janė hetuar nė vitin 2004 nga Gjykata Ndėrkombėtare pėr ish-Jugosllavinė, e cila arriti nė pėrfundimin se nuk kishte prova qė tė provonin kėto pandehma.

Por, meqenėse e njėjta ēėshtja u ringrit nga ish senatori zviceran nė vitin 2010, hetimi iu besua njė grupi pune special hetimor tė Misionit pėr Shtetin Ligjor tė Bashkimit Europian nė Kosovė (EULEX). Ky hetim ėshtė nė zhvillim e sipėr.

Republika e Shqipėrisė, ndėrkohė qė hedh poshtė pretendimet e ngritura nga z. Marty, ka shprehur vazhdimisht gatishmėrinė pėr tė bashkėpunuar plotėsisht me Grupin e Posaēėm hetimor tė EULEX-it nė mėnyrė qė kjo ēėshtje tė sqarohet njė herė e pėrgjithmonė.

Nė letrėn e tij tė 6 shkurtit 2012 (S/2012), ministri shqiptar i Punėve tė Jashtme i shkroi Presidentit tė Kėshillit tė Sigurimit se “duke respektuar nevojėn pėr njė hetim tėrėsor si qasja mė e mirė pėr tė ndarė realitetin nga fantazia dhe duke besuar plotėsisht nė legjitimitetin, kapacitetin teknik, profesionalizmin dhe paanshmėrinė e EULEX-it pėr tė trajtuar njė ēėshtje kaq delikate, Shqipėria ka ftuar zyrtarisht EULEX-in pėr tė ndėrmarrė ēdo veprim hetimor, sipas nevojės, nė territorin e Shqipėrisė”. Nė lidhje me kėtė, “ka pranuar tė marrė masat e nevojshme ligjore, pėrfshirė nėpėrmjet miratimit tė ligjit, sipas nevojės, me qėllim institucionalizimin e bashkėpunimit mes Qeverisė dhe EULEX-it dhe pėr tė krijuar njė kuadėr tė qartė ligjor qė do tė ndihmojė EULEX-in tė pėrmbushė mandatin e tij.” Dhe vėrtet, Kuvendi i Shqipėrisė miratoi me 11 maj 2012, njė ligj tė veēantė qė i jep EULEX-it njė qasje tė paprecedent pėr tė kryer hetime nė gjithė territorin e Republikės sė Shqipėrisė dhe qė nga ajo kohė drejtuesi i Grupit hetimor ka vizituar dy herė Shqipėrinė.

Republika e Shqipėrisė i ka kushtuar gjithnjė rėndėsi tė madhe marrėdhėnieve me fqinjėt si investimi mė i mirė pėr njė tė ardhme tė pėrbashkėt tė bazuar mbi bashkėpunimin dhe miqėsinė.
Kryeministri Edi Rama, nė deklaratėn e tij nė debatin e pėrgjithshėm tė sesionit tė 68-tė tė Asamblesė sė Pėrgjithshme me 28 shtator 2013, shprehu “synimin e tij tė palėkundur pėr tė eksploruar ēdo mundėsi pėr tė nisur njė debat konstruktiv, pėr tė zhvilluar njė dialog real, si dhe pėr tė nxitur njė bashkėpunim tė ngushtė nė ēdo aspekt me secilin prej vendeve tė rajonit, pėrfshi Serbinė”.

Republika e Shqipėrisė ėshtė e vendosur tė punojė ngushtėsisht me tė gjithė fqinjėt e saj drejt arritjes sė synimeve tė pėrbashkėta, edhe nėpėrmjet procesit tė integrimit europian, pėr zbatimin e parimeve tė demokracisė dhe shtetit ligjor, me synim pėrmirėsimin e jetės sė popujve dhe forcimin e paqes dhe stabilitetit nė rajon.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė