Tema: Opinione
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 21-10-13, 21:12   #88
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Opinione

Siria brenda nesh

Afrim Krasniqi


Mediat e huaja kanė dhėnė kohėt e fundit disa lajme mbi shqiptarėt e supozuar tė pėrfshirė nė luftėn nė Siri, kryesisht nė shėrbim tė organizatave fondamentaliste islamike. Nė tė paktėn pesė raste janė publikuar emra shtetasish shqiptarė qė kanė humbur jetėn nė luftimet nė Siri, kurse raportet e disa prej organizatave flasin pėr njė numėr shumė mė tė madh shtetasish shqiptarė pjesė e luftės. Zyrtarisht shteti shqiptar ėshtė pro qėndrimit politik tė SHBA dhe BE ndaj konfliktit nė Siri, ėshtė mbėshtetėse e pėrpjekjeve pėr dhėnien fund tė regjimit kriminal atje dhe pėr njė ndryshim pozitiv tė sistemit qeverisės dhe shoqėrisė siriane. Pėr qėndrimin e vet tė qartė publik, qeveria e sotme dhe e djeshme kanė marrė pėrgėzime zyrtare nga SHBA dhe BE. Mė tej, asnjė parti politike nuk ka mendim ndryshe, asnjė aktor publik nuk ėshtė nė opozitė me kėtė qėndrim dhe pėr rrjedhojė, dosja siriane duhet tė ishte dosje pėrballė nesh, jo edhe brenda nesh.

Pėrtej kėtij qėndrimi shtetėror, ne ndeshemi me njė realitet tjetėr, sado periferik dhe minor, por shqetėsues dhe tė mjaftueshėm pėr tu bėrė pjesė e agjendės gjykuese e reaguese tė shtetit shqiptar dhe institucioneve tė tij. Nė Kosovė njė koleg i medias, H.M. me tė drejtė apeloi publikisht heqjen e shtetėsisė kosovare pėr tė gjithė individėt e pėrfshirė nė kėtė luftė, nė pjesėn fondamentaliste dhe kriminale tė saj. Nė Shqipėri nuk ka pasur asnjė reagim zyrtar mohues apo pohues, as debat publik, pėrveēse raportime nė media, referuar mediave tė tjera prezent nė luftė apo dėshmive tė tė tretėve qė vijnė prej saj.

Kushtetuta e Shqipėrisė ėshtė e qartė nė detyrimin e ēdo shtetasi pėr respektimin e sovranitetit, integritetit dhe normave kushtetuese tė shtetit dhe sistemit qeverisės. Legjislacioni shqiptar, Kodi Penal, saktėson tė gjitha rastet e detajuara tė dėnimeve qė burojnė nga akte penale, siē janė platformat fundamentaliste, pjesėmarrja nė akte terroriste, nė organizata terroriste, nė aktivitetin kundėr integritetit shtetėror, nė krimet kundėr tė tretėve, nė krimet kundėr njerėzimit, nė krimet e luftės, nė vėnien nė shėrbim tė shteteve tė huaja, nė aktivitetin pėr rekrutimin e personave pėr kryerjen e akteve terroriste apo financimin e tij, etj. Sipas BE dhe organizatave kryesore ndėrkombėtare nė Siri kemi raste tė qarta tė aktivitetit terrorist dhe se nėse vėrtetohet se ndonjė individ shqiptar ėshtė pjesė e kėtij aktiviteti, atėherė ka material tė mjaftueshėm pėr ta trajtuar atė sipas Kodit Penal dhe legjislacionit plotėsues shqiptar.

Njė shtet serioz di tė reagojė nė mėnyrė serioze nė ēdo rast, pėrfshi edhe nė rastin e mėsipėrm, njė praktikė e re nė marrėdhėniet e shtetit me disa qytetarė tė tij. Sistemi ynė politik e qeverisės ofron disa mekanizma kontrolli, verifikimi dhe reagimi. Ne kemi shėrbim sekret, kemi Ministri tė Jashtme, kemi Ministri Mbrojtjeje dhe tė Brendshme, kemi trup diplomatik, siē kemi edhe marrėveshje me detyrime nė shkėmbim informacioni dhe bashkėpunim me shtetet kryesore tė NATO-s apo shtete tė tjera tė veēanta.

Pra, secili prej kėtyre institucioneve, tė vetme ose sė bashku, mund tė kenė nė ēdo kohė informacionin e plotė dhe tė kualifikuar mbi tė dhėnat reale mbi rastet e supozuara tė pėrfshirjes sė disa shtetasve shqiptarė nė luftime nė shėrbim tė organizatave terroriste nė Siri apo raste tė ngjashme. Mė tej, ne kemi qeveri, kemi President, kemi komision tė sigurisė kombėtare nė parlament, kemi organin e Kėshillit tė Sigurimit Kombėtar, etj, pra kemi tė gjitha institucionet e duhura pėr tė analizuar raportet dhe pėr tė marrė vendimet e pėrgjegjshme nė rrethana tė tilla. Gjithashtu ne kemi institucione fetare, kemi media nė diversitet, kemi organizata humanitare, etj, pėrmes tė cilave apo partnerėve tė tyre nė vendet pėrkatėse do tė mund tė bėheshin verifikimet nominale tė rasteve tė pretenduara.

Institucionet janė, mekanizmat janė, legjislacioni ėshtė. Ēfarė na mungon? Aftėsia pėr tė verifikuar raste nominale apo aktivitete tė grupeve tė ndryshme qytetare? Vullneti pėr tė pėrmbushur detyrimin kushtetues ndaj sigurisė kombėtare? Pėrvoja pėr tė reaguar nė raste tė ngjashme dhe pėr tė ngritur mekanizma parandalues pėr tė ardhmen? Unė besoj se na mungojnė pak nga tė gjitha. Dhe rezultati dihet: Shqipėria, njė vend pro perėndimor, aleat nė koalicionin anti-terror tė drejtuar nga SHBA, anėtar nė NATO dhe aspirues pėr nė BE vijon tė jetė target nė mediat ndėrkombėtare pėr akte nominale tė papėrgjegjshme tė ca individėve ose qarqeve tė caktuara. Njė lajm nė AFP apo BBC mbi njė shqiptar qė bėn apel publik pėr luftėn e shenjtė apo pėr viktima shqiptare nė palėn e gabuar nė Siri, nė epokėn globale tė komunikimit minimalisht lė nė hije dhe zhvleftėson edhe punėt pozitive disavjeēare tė shtetit pėr njė imazh pozitiv ndėrkombėtar tė tij nė procesin integrues dhe demokratik.

Nė hallet tona tė shumta pėr demokraci funksionale, integrim euroatlantik dhe mirėqenie pėr qytetarėt problematika tė tilla tė pėrfshirjes sė ca shtetasve nė aktivitete terroriste apo fondamentaliste janė sa tė panevojshme dhe tė dėmshme aq edhe ligjėrisht tė dėnueshme. Detyra e shtetit, institucioneve, politikanėve dhe mekanizmave ekzekutivė apo pushteteve tė tjera nė fushėn e sigurisė kombėtare, ėshtė e mbetet e pazėvendėsueshme pėr tė gjetur kurajė, menēuri, vullnet dhe aftėsi nė trajtimin serioz dhe pa vonesė tė rasteve tė tilla, pėr tė garantuar integritetin e rendit kushtetues dhe sigurinė kombėtare. Janė pėrpjekur ta bėjnė, e kanė bėrė disi, por ka momente kur kėrkohet vendimmarrje dhe reagim solid, i besueshėm dhe efektiv. Sa mė parė aq mė mirė. Duke mos fshehur faktet, duke mos u fshehur pas paragjykimeve, duke mos i ikur pėrgjegjėsive, por duke u pėrballur me to me integritet, seriozitet dhe sjellje shtetari, cilėsi tė cilat, dyshoj se ende nuk po shfaqen.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė