Shiko Postimin Tek
Vjetėr 28-10-13, 18:29   #1754
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Pėrkundrazi, siē zbulon edhe Soraia, njerėzit ishin mė tė interesuar pėr krimet e kryera kundrejt burrave, siē ishin rrahjet dhe torturat. Pėr shkak tė turpit nga pėrdhunimi, shumė pak femra qė ishin viktima tė Gadafit ishin tė gatshme tė flisnin pėr atė qė i ndodhi atyre.
Teksa njėra prej tyre tha: “Mė mirė do tė vrisja veten, sesa ta dija qė bashkėshorti dhe fėmijėt e mi do ta zbulonin tė shkuarėn time njė ditė”.
Megjithatė, historia e haremit tė Gadafit ka filluar tė tregohet, edhe pse shumė tė vėrteta nuk do tė zbulohen dot kurrė. Ajo qė dihet me siguri ėshtė qė ekzistojnė shumė Soraias dhe ato gjenden nė ēdo qytet tė Libisė.
Njėra prej tyre quhej Leila dhe ashtu sikurse Soraia, ishte njė nxėnėse shkolle kur u pėrdhunua pėr herė tė parė nga Gadafi. Nė fillim ajo u abuzua me aq dhunė saqė humbi ndjenjat. Kur erdhi nė vete, pa se Gadafi ishte kthyer nė tavolinėn e tij tė punės.
“Do tė tė pėlqejė mė vonė”, i kishte thėnė ai duke qeshur. Diktatori vazhdoi ta pėrdhunonte vajzėn pėr tri vitet e ardhshme. Njė tjetėr grua, e quajtur Houda, kėrcėnohej qė tė flinte me Gadafin, sepse vėllai i saj ishte nėn arrest. Udhėheqėsi i gjuajti, e rrahu dhe e pėrdhunoi atė nė njė zyrė, ku u la brenda pa ujė dhe ushqim pėr dy ditė. Kur asaj iu bė njė ekzaminim nė spital, doktori e kėrcėnoi se do tė tregonte nė polici se ajo kishte pasur lidhje jashtėmartesore. Kur Houda nxori identitetin e pėrdhunuesit tė saj, doktori e kuptoi se ishte mė mirė ta mbante gojėn mbyllur.
Sot, Soraia dhe shumė prej viktimave femra qė u mbijetuan perversiteteve tė Gadafit, po pėrpiqen tė rindėrtojnė jetėn e tyre. Pas kaq shumė vitesh abuzimi, edhe pse ajo ėshtė vetėm nė tė njėzetat e saj, Soraia thotė se ka trupin e njė gruaje tė plakur.
Ajo tymos 60 cigare nė ditė, njė zakon qė e mėsoi nga Gadafi dhe tani e ka tė pamundur tė integrohet plotėsisht nė shoqėri. Pavarėsisht se abuzuesi i saj ka vdekur, dhimbja qė ai mbolli te femrat e kombit tė tij, nuk do tė largohet kurrė. Nė kėtė mėnyrė, mund tė thuash qė Soraia dhe shumė tė tjera do tė jenė pėrherė tė burgosurat e haremit tė diktatorit pėrdhunues.
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė