Njerėzit nuk janė nga Toka
Njerėzit nuk janė nga Toka. Ata u vendosėn kėtu nga jashtėtokėsorėt miliona vite mė parė, pėr tė vuajtur dėnimin.
Kėshtu pretendon ekologu amerikan Ellis Silver. Nė librin e tij, Njerėzit nuk janė nga Toka (Humans are not from Earth) ai thotė se janė disa tregues fiziologjikė qė shpjegojnė se njerėzimi nuk ka evoluuar pėrkrah specieve tė tjera nė Tokė.
Treguesi mė tipik sipas tij ėshtė dhimbja e shpinės, qė shkaktohet nga graviteti. Ne kemi evoluuar nė njė planet me gravitet mė tė ulėt, ndaj graviteti mė i lartė nė Tokė na shkakton dhimbje shpine, thotė ai.
Njeriu ėshtė specia mė e zhvilluar nė Tokė, megjithatė ėshtė gjithashtu edhe specia qė ėshtė pėrshtatur mė pak me kėtė planet, qė vuan mė shumė sėmundjet pasojė e jetės nė kėtė planet si dhimbjet e shpinės, djegjet nga drita e diellit apo mospėlqimi i ushqimit natyror, thotė ai nė librin e tij.
Ndėr tė tjera, Ellis Silver, qė mban edhe gradėn doktor shkencash, flet edhe pėr foshnjet e porsalindur.
Foshnjet e njeriut e kanė kokėn shumė tė madhe, cka shkakton vėshtirėsi pėr nėnėn gjatė lindjes, madje deri nė vdekjen e saj. Ky ėshtė njė problem qė e ka vetėm specia jonė nė kėtė planet dhe askush tjetėr, deklaron ai.
Dr. Silver beson se njerėzit nuk janė projektuar pėr tė pėrballuar rrezet e Diellit nė Tokė, sepse ata smund tė qėndrojnė nė diell pėr mė shumė se 1 ose 2 javė, ndryshe nga lizardi, dhe smund tė qėndrojnė tė ekspozuar nė diell cdo ditė pa patur asnjė problem.
Ai shpjegon edhe shkakun se pėrse njerėzit vuajnė nga sėmundje kronike nė tokė, duke pretenduar se organizmi ynė ėshtė projektuar pėr njė ditė 25-orėshe, ashtu sic ėshtė provuar nga studiuesit e gjumit, qė sipas Silver, thonė se njeriu ka nevojė pėr mė shumė gjumė.
Ky nuk ėshtė njė kusht modern. Tė njėjtėt faktorė, tė njėjtat sėmundje mund tė gjurmohen nė gjithė historinė e njeriut nė Tokė, thotė ai.
Dr. Ellis sugjeron se origjina e njeriut mund tė jetė nga Alpha Centauri, sistemi diellor mė i afėrt me sistemin tonė. Specie nga ky sistem, thotė ai, u hodhėn nė Tokė dhe u kryeqėzuan me Homo Erectus.
Ai thotė se shumė njerėz nuk ndjehen rehat dhe shpesh thonė qė nuk i pėrkasin tokės. Kjo sugjeron, sipas tij, qė njeriu mund tė ketė evoluuar nė njė tjetėr planet dhe ėshtė hedhur nė tokė si specia superiore nė krahasim me tė tjerat qė ndodheshin kėtu.
Nė pėrfundim, Dr Ellis Silver thotė se libri i tij mė sė shumti kėrkon hapjen e njė debati pėr kėto teza tė tij, se sa pėr tu trajtuar si njė libėr shkencor.