Al Kaeda kėrkon falje: I premė kokėn njeriut tė gabuar
Ndodh edhe kėshtu!
Militantėt e Al Kaedės nė Siri kanė kėrkuar falje pasi prenė kokėn e njė personi dhe e shfaqėn atė publikisht pėrpara njė turme.
Nė njė video horror, tė postuar nė Facebook, duken rebelėt islamikė tė grupimit ISIS, duke mbajtur kokėn e njė personi, pėr tė cilin mendonin se ishte mbėshtetės i presidentit Bashar al- Assad, transmeton Tema.
Por pasi pamjet u bėnė publike, viktimėn e njohu njė ekstremist.
Ai tha se ishte njė rebel qė luftonte kundėr regjimit.
Pas njė hetimi u zbulua se personi i ekzekutuar ishte Mohammed Fares, i grupimit Ahrar al- Sham, qė lufton krah ISIS.
Mendohet se tė ekzekutuarit- qė u gjet i plagosur- iu pre koka pasi iu keqkuptuan komentet qė bėri nė lidhje me themeluesin e sektit Shia, Imamin Ali.
Miliantėt e Al Kaedės, duke kėrkuar falje, iu referuan njė historie nė tė cilėn profeti Muhamed deklaronte se Allahu do e falte njė person qė vret njė besimtar gabimisht.
Zeri