Kryetari i Mitrovicės veriore betohet me himnin e Serbisė!
Prishtinė, 24.12.2013
Kryetari i porsazgjedhur i Mitrovicės Veriore, Kėrstimir Pantic, nuk ndalet sė sfiduari shtetin e Kosovės. Ai ka vendosur qė betimin pėr kryetar tė kėsaj komune ta bėjė sot sipas ligjeve tė shtetit tė Serbisė, e jo tė Kosovės.
Pos kėsaj, Pantic deri tash ka shkelur njė sėrė ligjesh tė Republikės sė Kosovės, duke u nisur me vėnien e fusnotės nė kėrkesėn pėr betim, e cila i referohet rezolutės sė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė, ka refuzuar Ministrinė e Administrimit tė Pushtetit Lokal dhe ka vendosur imazhin e Car Llazarit nė logon e Komunės sė re, shkruan Zėri.
Ndėrsa, vetė Kėrstimir Pantic, tė hėnėn, ka folur pėr ftesat qė janė dėrguar pėr seancėn solemne tė Kuvendit, duke thėnė se me marrėveshjen e Brukselit ėshtė precizuar se si duhet drejtuar Ministrinė e Administrimit dhe Pushtetit Lokal. Ftesat i kam dėrguar nė gjuhėn shqipe dhe nė kėtė mėnyrė kam respektuar edhe shqiptarėt, ka thėnė shkurt Pantic.
Edhe lideri i Iniciativės Qytetare Srbija, Demokracia, Drejtėsia, Oliver Ivanovic, pranon se duhet tė gjendet mėnyra mė e mirė se si tė bashkėpunojnė Ministria dhe Komuna. Ne jemi tė vetėdijshėm qė kemi dalė nė zgjedhje nė bazė tė ligjeve tė Kosovės dhe kjo ėshtė diēka qė tė kufizon mė tutje. Prandaj mendoj qė duhet tė gjendet ndonjė mjet pėr bashkėpunim, ka thėnė Ivanovic.