Tė ruhet vlerėsimi i MSN pėr Prizrenin
Fillimi i vitit 2014 solli njė lajm tė mirė dhe pak mė ndryshe se herėve tė tjera pėr Prizrenin. Nė listėn e vendeve mė tė mrekullueshme tė botės tė shpallur nga
MSN-i pėr vitin 2013, qyteti i Prizrenit radhitet nė vendin e nėntė ndėr vendet mė tė bukura nė botė.
Lumi Lumbardhi rrjedh nėn urėn 500-vjeēare tė gurit nė qytetin e Prizrenit nė Kosovė, kėshtu e pėrshkruan MSN, qytetin e Prizrenit.
Organizata Joqeveritare Ec Ma Ndryshe, vlerėson lartė renditjen e qytetit tė Prizrenit nga MSN, nė mesin e qyteteve mė tė mira nė botė.
Elmedina Baxhaku thotė se hyrja e qytetit tė Prizrenit, nė mesin e vendeve mė tė mira nė botė,ishte njė lajm i mirė jo vetėm pėr qytetarėt e kėtij qyteti, por pėr gjithė Kosovėn.
Ishte njė lajm i mirė pėr tė gjithė, tha ajo.
Baxhaku thotė se sfida kryesore e vitit 2014, pėr tė gjitha institucionet lokale dhe qendrore mbetet ruajtja e trashėgimisė kulturore tė Prizrenit.
Institucionet lokale, por edhe ato qendrore duhet tė angazhohen qė trashėgimia kulturore e Prizrenit tė ruhet dhe tė mos lejohet tė degradohet, tha Baxhaku, transmeton PrizrenPress
Sipas saj, fatkeqėsisht shumė objekte tė trashėgimisė kulturore pėr shkak moskujdesit tė institucioneve janė shkatėrruar.
Organizata EC MA Ndryshe gjatė vitit tė kaluar ka mbledhur nėnshkrimet e qytetarėve kundėr degradimit tė qytetit. Ky peticion shumė shpejt do ti dorėzohet kryetarit tė Komunės sė Prizrenit, tha Bazhaku.
Ajo premton se Ec Ma Ndryshe edhe gjatė kėtij viti, do tė angazhohen pėr tė mbrojtur vlerat tė cilat qytetin e Prizrenit e kanė renditur nė mesin e vendeve mė tė mira nė botė.