Titulli: Kronika e zeze
Ushtari austriak dyshohet pėr pėrdhunim tė tri kosovareve
21.02.2014
Tė enjten nė Klagenfurt tė Austrisė ėshtė dashur tė mbahej gjykimi ndaj njė ish-ushtari rezervist qė kishte shėrbyer nė Kosovė, i akuzuar pėr pėrdhunim dhe detyrim seksual tė tri femrave kosovare nė kohėn sa ka qėndruar atje.
Por, pėr shkak tė njė lėshimi teknik, harresės pėr tė ftuar gjyqtarėt porotė (laikė), procesi u desh tė shtyhet pėr njė kohė tė pacaktuar.
Ish-nėnoficeri, 37-vjeēar, sipas akuzės gjatė viteve 2009 e 2010 kishte detyruar femrat e Kosovės pėr veprime seksuale.
Pėr tė marrė pjesė nė kėtė proces kishin ardhur dėshmitarėt enkas nga Kosova. Pėr shkak tė dėshtimit, ata u desh tė ktheheshin nė shtėpi pa mbaruar punė.
Pėrdhunim, detyrim seksual, shfrytėzim tė pozitės, pastaj kėrcėnim dhe lėndim trupor, tė gjitha kėto vepra penale pėrfshihen nė aktakuzėn ndaj austriakut.
Forcat e armatosura tė Austrisė (Bundesheer) menjėherė pas bėrjes sė njohur tė akuzave, nė vitin 2011, kishin ngritur padinė penale kundėr ushtarakut.
Tri viktimat kishin qenė tė punėsuara si staf lokal, nė shėrbim tė nėnoficerit austriak, i cili ishte i angazhuar nė punė administrative nė kampin e ushtarėve tė Austrisė.
/albinfo/
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
|