Shiko Postimin Tek
Vjetėr 28-12-19, 07:27   #3982
lirik
 
Anėtarėsuar: 09-02-07
Postime: 13,508
lirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Mendimet tuaja mbi poetin Xhelal Ferizi- pseudonimin lirik?

Shtetet e BRICS - fuqi gjeopolitike alternative kundėr SHBA?

Nė njė pikė shtetet e BRICS janė kryesisht dakord - tė pozicionohen gjithnjė e mė shumė kundėr SHBA. Por edhe mes tyre ka dallime, mes tyre janė zhvilluar interesa tė kundėrta.

Brasilien BRICS-Gipfel in Brasilia (Reuters/P. Golovkin)

Ishte si tė takohesh me miq tė vjetėr, tha presidenti brazilian Jair Bolsonaro pas takimit tė krerėve tė shteteve tė BRICS nė Brazilia. Vėrtet qė krerėt e shteteve dhe qeverive afroheshin me njėri-tjetrin nga mosha dhe gjinia: Presidentėt e Brazilit, Rusisė, Indisė, Kinės dhe Afrikės Jugore janė mbi 60 vjeē. Por pėr gjetur tė pėrbashkėta tė tjera duhet qė ata tė mundoheshin mė shumė nė samitin e zhvilluar nė Brazil, vendin qė mban presidencėn e radhės nė bllokun BRICS.

Kritika pėr SHBA, por jo hapur

Nė deklaratėn pėrfundimtare u ra dakord qė tė nxitet multilateralizmi, dhe u kritikua proteksionizmi. Po ashtu u ra dakord tė zgjerohet tregtia brenda bllokut. Nė mėnyrė jo tė drejtpėrdrejtė u kritikua SHBA nėn presidentin Trump, por jo hapur, sepse presidenti populist i djathtė i Brazilit ėshtė njė fan i deklaruar i presidentit amerikan. Edhe pėr Indinė, SHBA ėshtė partner i rėndėsishėm strategjik tregtar. Megjithatė samiti tregoi, se konflikti i interesave mes vendeve tė BRICS ėshtė shtuar, e nga ana tjetėr ka rėnė rėndėsia e kėtij blloku si bashkim ekonomik i vendeve tė mėdha nė ekspansion.
BRICS Forum in Brasilien (picture-alliance/Photoshot/Z. Ling)

Narendra Modi dhe Xi Jinping

Ishte Jim O`Neill, kryeekonomisti i Bankės Investuese, Goldman Sachs, ai i cili i bashkoi nė vitet 2000 vende si Brazili, Rusia, India, e Kina nėn akronimin BRIC - bazuar nė aspektin e fuqisė ekonomike nė rritje. Nė vitin 2010 pėr arsye politike pjesė e bllokut u bė edhe Afrika Jugore. Por nga ky bllok qė numėron 40% tė popullsisė sė botės dhe mban rreth njė tė tretėn e produktit ekonomik botėror ėshtė krijuar njė konfiguracion heterogjen.

Tė lėnė pas nga Kina e India

Vėrtet qė „ndarja e punės" nė ekonominė botėrore ėshtė si nė fillim tė krijimit tė BRIC – sipas O'Neill, Kina ėshtė prodhuesi industrial (reparti prodhues i botės), India ofruesi i shėrbimeve (reparti i mendjes), Brazili ėshtė furnizuesi agrar dhe lėndėve tė para (ushqyesi) dhe Rusia prodhuesja e naftės dhe gazit (pika e karburantit e ekonomisė botėrore). Por Kina dhe India ndėrkohė kanė njė rritje galopante ekonomike dhe i kanė lėnė pas shtetet e tjera tė BRICS.

Pjesa e tyre nė ekonominė botėrore ėshtė rritur nga 12 nė 27%, sipas FMN-sė. Kurse Rusia, Afrika Jugore dhe Brazili pėrkundrazi kanė humbur nga 7 nė 6%. Brazili dhe Afrika Jugore pas shumė vitesh krize kanė mbetur fuqi rajonale nė periferi tė ekonomisė botėrore. Rusia si fuqi ushtarake ka mbetur lidere nė grup.

Megjithatė, fakti qė krerėt e kėtyre shteteve, megjithė interesat e ndryshme e morėn rrugėn pėr nė Brazil, tregon se, sa rėndėsi i japin ata kėtij blloku si njė qendėr alternative gjeopolitike.
BRICS - Putin und Xi Jinping (picture-alliance/AP/R. Sitdikov)

Putin dhe Xi Jinping

Secili pėr vete

Presidenti kinez, Xi Jinping kritikoi rritjen e proteksionizmit nė tė gjithė botėn, qė do tė ēojė nė paralizimin e tregtisė dhe investimeve. Ai u pozicionua nė Brasilia si mbrojtės i tregut tė lirė, i klimės dhe nxitės i ekonomisė digjitale, qartėsisht si alternativė ndaj Trumpit. Kurse presidenti rus, Vladimir Putin, ekonomia e tė cilit vuan nga sanksionet e BE, deklaroi interesin e tij nė forcimin e bashkėpunimit ndėrkombėtar nė fushėn e farmacisė, tė stacioneve kozmike, teknologjisė IT dhe asaj nukleare. Presidenti i Indisė, Narendra Modi kėrkon tė zgjerojė tregtinė e lirė brenda BRICS.

Vetėm mikpritėsi Jair Bolsonaro ishte mjaft i rezervuar nė deklaratat politike. Ajo qė ra nė sy ishte pėrpjekja pėr afrim me presidentin kinez. Nė fushatėn zgjedhore para njė viti, Bolsonaro kishte sulmuar ekspansionin kinez nė Brazil. Kurse tani ai duket mirėnjohės pėr koncernet e energjisė nga Kina, qė ndihmuan qė tenderi pėr fushat me naftė tė mos dėshtojė plotėsisht. Xi u tregua zemėrgjerė dhe bėri tė ditur njė fond investimesh nė 100 miliardė dollarė pėr projekte infrastrukturore. 15 miliardė dollarė do tė ofrohen menjėherė, kur Brazili tė dėshmojė pjesėmarrjen me 5 miliardė dollarė.
lirik Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė