Superylli brazilian Rivaldo nė Manchester United!?
Tashethėmet se Rivaldo mund ti bashkangjitet bashkėlojtarit tė tij nga kombėtarja, Kleberson-it nė Old Trafford janė duke qarkulluar qė nga dita kur ai u largua nga AC Milan.
Agjenti i tij ka konfirmuar se Liverpuli nuk ėshtė nė mesin e tri ekipeve, tė cilat kanė ofruar kontrata pėr brazilianin.
Rivaldo mė herėt ka treguar interesim pėr tė iu bashkangjitur rradhėve tė Chelsea-t tė cilėt janė njė nga ekipet e Premier ligės qė mund ti afrohen shumės qė ai kėrkon.
"Kemi tri oferta nga klubet angleze qė janė tė interesuara pėr Rivaldon," ka deklaruar mė herėt Jorge Gama-pėrfaqėsues i tij.
"Nuk e di nėse ai do tė pranoj ndonjėrėn prej tyre, por ato janė tė vetmet qė kanė treguar interesim pėr tė."
Rivaldo ėshtė liruar nga shėrbimet e kampionit evropian AC Milan kėtė sezonė, pasi qė nuk pati asnjė paraqitje pėr ta nė Serie A dhe vetėm njė nė Ligėn e Kampionėve.
Ai ka refuzuar ofertėn pėr transferim nė Katar pėr njė shumė marramendėse dhe sigurisht mendon se ende mund tė luajė futboll nė nivelin mė tė lartė.
__________________
E dua sportin
|