Tema: SINQERITETI
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 03-06-04, 20:35   #9
alipasha
 
Anėtarėsuar: 08-04-04
Postime: 236
alipasha e ka pezulluar reputacionin
Gabim

SINQERITETI

Motivet te cilat e terheqin njeriun ne pune, e te cilat e shtyejne qe ta kryeje ate ne menyre te perkryer, dhe e stimu-lojne t'i perballoje mundimit ne te, apo te investoje shume per te, jane te shumta dhe te ndryshme. Disa prej atyre moti-veve jane te aferta, gati mund te shihen edhe me punen, nderkaq disa te tjera jane te mbyllura, te cilat fshihen ne thellesite e shpirtit. Ndoshta njeriu mund te mos e vereje faktorin nga i cili eshte ndikuar, edhe pse ai, ne fakt, e'shte sekreti i shtytjes per veprimin e asaj qe e ka bere, apo qe nuk e ka bere.
Instinktet e njohura njerezore jane kriteret e sjelljes se pergjithshme. Lehte eshte ta identifikosh, ne levizjet e nje-riut para teje, dashurine e tij ndaj vetes, kerkimin e shpeti-mit, lakmine e tij ndaj pasurise, animin e tij kah mburrja, apo apetitet e tij per dominim.
Ne te shumten e rasteve, ndjenjat e pelqimit, urrejtjes, imitimit apo menjemadhesise, jane burim i bisedave qe zhvillohen ne mes njerezve dhe veprimeve qe ndodhin ne mes tyre.
Islami me vemendje te madhe i ndjek qellimet te cilat i percjellin veprat e njerezve, si dhe ndjenjat e reagimet te cilat i shoqerojne ato.
Vlera e punes ne Islam, para se gjithash, kthehet ne natyren e motiveve te cilat e nxiten ate.
Njeriu mund te jape dhurate te mrekullueshme, sepse ai deshiron me artin e bamiresise t'i perfitoje zemrat, ndersa disa here mund te jape sepse deshiron t'ua ktheje me miresi atyre qe i paraprine dhe i bene te mira.

Te dy metodat jane nder, per te cilin stimulon ndjenja e njeriut, pozitive apo negative, ne veten e vet, sig e shpre-hin kete psikologet. Mirepo, Islami e merr parasysh sadaka-ne (lemoshenj vetem, nese ajo eshte e paster nga njollat e pasioneve, dhe nese eshte e sinqerte, vetem per hir te All-Uahut, sig e pershkruan kete Kur'ani fisnik:
"Ne po ju ushqejme vetem per hir te All-llahut dhe prej jush nuk kerkojme ndonje shperblim e as falende-rim." (El-Insan: 9)

"Ai qe jep pasurine e vet e pastrohet. E jo per ta shperblyer ndoke qe i ka here mire me pare. Por vetem per te fituar kenaqesine e Zotit te vet, me te lartit. Per Zotin, ai do te ge'zoje ate kenaqesi!" (El-Lejl: 18-21)
Me qellim te konsolidimit te orientimeve te zemres, dhe sigurimit te zhveshjes se saj nga pasionet e ulta, Pej-gamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thote: "Veprat shperblehen sipas qellimeve, dhe gdokujt i takon ajo qe e ka per qellim. Prandaj, kush shperngulet per hir te All-llahut dhe te Derguarit te Tij, shperngulja e tij mbetet te All-llahu dhe i Derguari i Tij. Ndersa shperngulja e kujt eshte qe te gjeje disa te mira te kesaj bote, ose te martohet me ndonje femer, shperngulja e tij mbetet per ate gka ka pasur per geffim."/Transmetojne Buhariu dhe Muslimi/

Mijera udhetare e kalojne rrugen prej Mekkes ne Medi-ne per aspirata te ndryshme, mirepo qellimi i ngadhnjimit te fese dhe jetesimi i saj eshte ajo qe e dallon muhaxhirin (ate qe shperngulet me motive fetare sh.p.) nga udhetari i thje-shte, edhe pse forma e veprimit eshte e njejte per te dyte.

Per ate, kush e le Mekken dhe shkon ne Medine, duke ikur e ruajtur besimin e vet nga sprovimet, dhe me qellim te ngritjes se kalase se shtetit te ri ne truallin e vet te ri, personi i ketille eshte muhaxhir; nderkaq ai i cili udheton per geshtje tjera, ai nuk ka asgje te perbashket me hixhretin (shpernguljen).

Qellimi i shendoshe dhe zemra e sinqerte per Zotin e bote've, e ngrene poziten e nje pune te thjeshte te" kesaj bote, dhe e shnderrojne ne adhurim te pranuar.
Ne te kunderten! i shkaterron edhe qellimet e errta dhe adhurimet ekskluzive, dhe i shnderron ne mekate te she'm-tuara, ashtuqe njeriu nuk fiton prej tyre asgje, pos lodhjes ne kryerjen e tyre, perpos deshtimit dhe humbjes.

Njeriu ndodh qe te ndertoje nje pallat me mure te larta e foaje te gjera; po ashtu, mund te mbjell nje kopsht me dege" t^kthyera dhe fryte te leshuara. Ai, ndermjet pallatit te tij te larte dhe kopshtit te rregulluar bukur, konsiderohet prej mbreterve te" botes; mirepo, nese ai, permes pallatit dhe mbjelljes, ka patur per qellim t'u ndihmoje edhe njerezve, ai prej tyre do te kete sevap te pandalshem.

Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thote: "Kush e nderton nje ndertese, pa i here tjetrit padrejtesi dhe armiqesi, apo, kush mbjell digka, pa i here tjetrit padrejtesi dhe armiqesi, atij do t'i vazhdoje shperblimi derisa ate do ta shfrytezoje ndonje prej krijesave te All-llahut te Lartesuar!!" /Transmeton Ahmedi/
"Qdo musliman, i cili mbjell ndonje peme apo bime, dhe prej saj ha ndonje shpeze apo njeri, ajo do te jete per ate sadaka." /Transmeton Muslimi/

Bile edhe kenaqesite te cilat i ka lakmi njeriu, nese jane me qellim te mire dhe cak fisnik, marrin karakter adhu-rimi fetar. Keshtu, kur njeriu ka marredhenie intime me bashkeshorten e vet, dhe me kete ka per qellim qe ta mbroje nderin dhe mos t'i shkel normat fetare, ai ne kete ka shper-blim; "edhe ne marredheniet tuaja legjitime ka lemoshe."
Po ashtu, ajo me te cilen e ushqen veten, si dhe femijet e bashkeshorten e tij, ka shperblim ne baze te qellimit te mire i cili e shoqeron.

Transmetohet nga Sa'd Iben Ebi Vekasi, se Pejgamberi i All-llahut i ka thene atij: "Qdo gje qe e jep lemoshe, duke e kerkuar me te kenaqesine e All-llahut, shperblehet per te, bile edhe per ate me te <cilen e ushqen gruan." /Transmeton Buhariu/
Pejgamberi i All-llahut thote: "Ajo me te cilen e ushqen veten, eshte lemoshe per ty, ajo me te cilen e ushqen femijen tend, eshte lemoshe per ty, ajo me te cilen e ushqen gruan tende, eshte lemoshe per ty, ajo me te cilen e ushqen robin tend, eshte lemoshe per ty." /Transmeton Buhariu/

Eshte realitet se, pasi njeriu i eshte nenshtruar All-llahut dhe e ka pastruar qellimin e tij, levizjet dhe qendri-met e tij, gjumi dhe zgjuarja e tij konsiderohen hapa per te arritur te kenaqesia e All-llahut. Dikush ndoshta mund te mos kete mundesi ta kryeje nje veper te mire te cilen e deshiron, per shkak te mungeses se pasurise apo dobesise se shendetit, mirepo All-llahu i di fshehtesite e shpirtrave, dhe, ate qe e deshiron reformen, e ngren ne pozitat e refor-matoreve, ate qe lakmon xhihadin, e ngren ne gradat e muxhahideve (luftetareve), sepse karakteri i deshires se tyre tek All-llahu i Madherishem rendon me teper sesa pamun-desia e mjeteve!!
alipasha Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė