Shiko Postimin Tek
Vjetėr 02-11-04, 12:18   #3
Kercovari
 
Anėtarėsuar: 20-09-04
Vendndodhja: Zuerich/ch
Postime: 15,792
Kercovari e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Kercovari
Gabim

Murgesha e nderuar
Se ne kemi prirje tradiconale te bejme jeten ne menyr kolektive te thuath,nuk jem i mendimit se demton imazhin tone si kombe,dhe kete prirje nuke e gjen vetem ne Kosove, por gati ne te gjitha trojet shqiptare.
Por edhe pohimet e juaja zen vende te posaqshem ne jeten tone te cilat per momentin kerkojne shtigje te reja te pakten deri ne minimizimin e ketyre dukurive ne pamundesi per te eliminuar krejtesisht.
Ketu pak a shum ndikon edhe kultura e jone kombetare,per te mos thene thesari i mbrapameturis i perpiluar edhe nga dogmat e se kaluares ku edhe feja ka ndiku mjaft,e te mos folim per pengesat e natyrave te ndryshme,per te u mbrojte nga barbaret e ndryshem dhe per te ruajte nderin e femres shqiptare, e vetmja menyr e jetes ka qen jata kolektive.
Une pajtohem me mendimin e juaj kur thuani se vertet prindit kan mundesi te ndertojne shtepi vec e vec per cdo femi,dhe pas marteses secili le te gjeje folen e vet,jo vetem per te i kushtuar partneres me shume kohe ku do te gjenin edhe lumturin,por edhe interesi i te duve do te perqendoheshte ne lirin per te u dashuruar,por edhe ne ekonomi per te krijuar familje,dhe keshtu do te lehtesonin edhe prindrit nga bara ekonimike,me nje fjale.le te hapin syt vete.
Eshte e vertet se femra shqiptare sot me e lire ndjehet ne vajzeri,e pasi te martohet shemtohet,e aq me keq kur nga vajzat shqiptare kerkohet edhe virgjerija.Po pse nodhe kjo keshtu?.
Gati ne shume vende te botes vergjerija eshte nje pyetje ku edhe psikologet edhe sociologet jen ne kerkim te nje pergjigjeje egzakte,sepse edhe vet femrat si cashtje primare kane vene virgjerin, dhe jene vene vete ne mbrojtje qe kur te martohen me virgjerin te mvarin edhe kuroren e besnikeris si shenje e nje morali te larte,si bije e nje familje fisnike,gje qe une e shoh si te arsyeshme,edhepse nuk mund te kerkohet virgjerija tek ajo vajze e cila ka kalu me nje djale disa vite para martese.
Natyrisht se ketu ka ndodhe dicka,e ngjashme me ato te zjarit dhe kashtes-flaka,qe kerkon edhe te shuhet,derisa nuk eshte kalle i terre fshati.
Une jem per emancipimin e femres shqiptare deri tek linja e barabarte me mashkullin,por ne menyr te kontuinuar, jo edhe jashte limiteve te ndergjegjes kombetare deri ne degjenerim,me shume matematik se kozmetik,e jo me barkun lakuriq sic ndodhe ne ditet e sotme.
Por te themi koha le te beje te veten-moda ece e shkon si nje kohe ne mode ishte veshje mini,me pastaj midi,e tani te dyjat,e neser s`di!
__________________
Diellin,vetėm tė marrėt mundohen
tė mbulojn me shoshė....
Kercovari Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė