Shiko Postimin Tek
Vjetėr 25-12-04, 05:05   #19
Naki
Moderator
 
Avatari i Naki
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Vendndodhja: Nė Gjermani
Postime: 7,859
Naki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Grupet e GJAKUT.
----------------------
Eshte mese e mundur qe njerezit ne te shkuaren te kene menduar, se vdekja nga Hemorragjia - mund te parandalohet duke dhene gjak nga nje person te tjetri. Veshtiresite teknike e mungesa e njohurive e kane penguar kete praktike te kaloje pertej spekullimit. Megjithate, Richard Lower, ne 1666, tentoi te transfuzoje gjakun e qingjit ne nje pacient qe vuante nga konvulsionet. Ne te njeten kohe te njejten gje beri ne France, Jean Dean. Rezultatet ishin te pakendeshme; pak tentativa u bene me pas deri ne 1901. Ishte pikerisht ne kete vit qe Karl Landsteiner, nje patolog amerikan - demonstroi se suksesi i nje transfuzioni te gjakut varet nga dy gjera:
a.qelizat e gjakut te donor-it (dhuruesit)
b.plazma e recipientit (marresit). Duke bere eksperimente te ndryshme - perzierjen e qelizave dhe plazmes ne kombinimet e mundeshme - ai gjeti kater grupe gjaku. Keto grupe varen nga prezenca ne qelizat e kuqe te nje substance, per te cilen sot dime qe permban proteine e karbohidrate. Keto substanca quhen - Antigjene. Te injektuara ne kafshe keto detyrojne organizmin qe te prodhoje antibodies (antitrupa). Megjitate shume antitrupa jane prezente qe ne lindje, si ne rastin e antitrupave te grupeve te gjakut. Kemi dy substanca te grupeve te gjakut, te quajtura A dhe B, ose A e B te marra se bashku ose asnjeren prej tyre. Grupet e gjakut jane emeruar A, B, AB dhe O. Plazma permban antitrupa te ketyre substancave ne nje menyre te tille qe qelizat e individit nuk i shkaterrojne ato. Keshtu pra qelizat e grupit A ekzistojne ne plazmen e cila permban nje anti-B antitrup; qelizat e grupit B jetojne ne prezencen e anti -A antitrupash; Qelizat e grupit AB nuk jane te shoqeruara nga asnje lloj antitrupash; personat me gjak te grupit O kane plazme qe ne perberjen e saj gjinden dhe anti-A e anti B anti trupat. Pra nuk eshte absolutisht e domosdoshme tu japim njerezve te njejtin grup gjaku. P.sh nje person me grup gjaku A mund te jete dhurues per nje person me grup gjaku AB, sepse ne trupin e ketij te fundit nuk ka antitrupa. Po keshtu mund te themi se grupi i gjakut O mund ti jepet cdo personi pasi ky i fundit ne qelizat e tij nuk ka antigjene, ky fakt na ka bere qe ne apelime ta quajme " dhurues universale" njerezit me grup gjaku O dhe "recipiente universale" njerezit me grup gjaku AB.

Vlen per te thene ketu se keto "substanca" te grupeve te gjakut jane presente dhe ne indet e tjera vec gjakut. Kjo shpjegon veshtiresite qe lindin ne graftet e lekures apo gjate transplanteve. Pasi indet, po ashtu si dhe gjaku, do shkaterroheshin nga anti-trupat.

C`NDODH NESE JAPIM NJE GRUP GJAKU GABIM ?
Nese kjo ndodh, ky gjak "do sulmohej" e shkaterrohej nga antitrupat, nese jepen sasi te medha gjaku atehere mund te kemi demtime te pakthyeshme te veshkave e vdekja mund te vije si rezultat i kesaj.

Grupi RHESUS.
Eshte nje grup tjeter me nje rendesi te konsiderueshme, ka marre emrin pasi per here te pare u gjend te majmunet Rhesus (Rhesus monkeys). Tek njeriu sillet si tek grupet e gjakut A, B, O - ne aspektin se eshte nje antigjen present ne rruazat e kuqe, por ndryshe nga to nuk ka antitrupa presente ne plazem. Thuhet se rreth 85 % e popullsise jane Rhesus positive - pra kane antigjenin resus, ndersa 15 % ku antigjeni mungon eshte Rhesus negative. Njerezit me grup Rhesus negative, ndryshe nga ata pozitive, prodhojne antitrupa tek ky rhesus antigjen - nese u injektohet. Kjo gje mund te ndodhe gjate nje transfuzioni, nese pervec grupit te gjakut - nuk kontrollohet dhe faktori Rhesus.

Rendesia e Faktorit Rhesus gjate shtatezanise eshte kjo :
Nese nena e ka gjakun me Rhesus negativ dhe babai me Rhesus positive femija, natyrisht mund te jete me gjak ose Rh -, ose me Rh+. Kjo e fundit nuk paraqet problem, por nese femija ka gjakun me Rh pozitive, disa nga rruazat e kuqe te tij mund te futen ne qarkullimin e gjakut te nenes e per rrjedhoje trupi i saj stimulohet qe te prodhoje Rhesus antitrupa. Ne nje menyre a nje tjeter keto antitrupa, mund te kthehen ne sistemin e femijes dhe fillojne e shkaterrojne rruazat e kuqe te tij. Kjo mund te jete serioze dhe ne disa raste femija lind i vdekur ose provokohet lindje e parakohshme.

Megjithate tablloja e vertete nuk eshte kaq e frikshme, ne realitet duhen 2 ose me shume shtatezani per nenen qe trupi i saj te prodhoje antitrupa ne sasi te mjaftueshme qe te rrezikohet jeta e femijes se saj. Po ashtu ne analiza ne mund te kapim shume shpejt e fare thjesht nese gjate shtatezanise trupi i nenes ka filluar te prodhoje antitrupa, nese ato jane presente atehere merren masa per te ruajtur jeten e femijes (natyrisht qe nena nuk eshte ne rrezik ne kete rast). Kjo fushe eshte akoma me e zgjeruar sesa po e paraqesim ne ketu, pasi natyrisht nuk mund te permendim te gjitha teknikat qe mjekesia ka ne dispozicion per kete problem, i cili eshte nen kontrollin e plote te mjekesise moderne.

GRUPE TE TJERA GJAKU.
Jane shume grupe te tjere gjaku qe njihen, por eshte teper e rralle mundesia qe ato te shkaktojne probleme, ne cfaredo lloj menyre. Kemi grupet M dhe N e S dhe P e shume te tjere, disa e kane marre emrin nga pacientet e pare ne te cilin jane zbuluar - nje mode mjekesore moderne kjo.

Rendesia kryesore ne studimin e ketyre grupeve dhe shume te tjereve eshte ne Etnologji - studimet sociale dhe te origjines fisnore ashtu si dhe ne mjekesine ligjore, perdoret ne rastet e percaktimit te atesise se femijes; por kurre nuk mund ta provoje ate me ekzaktesi - sot per kete problem perdoret testi i DNA, POR NE ANEN TJETER KA FUNKSION PERJASHTUES - P.SH MUND TE PROVOJE ME SAKTESI QE NJE PERSON NUK ESHTE BABAI I FEMIJES - NE DISA KOMBINIME GRUPESH.

TRANSFUZIONI I GJAKUT !
Shenja me e qarte per nje Transfuzion gjaku eshte ne rastet e hemorragjise - vecanerisht ne ato akute dhe masive (aksidente, trauma etj) ku gjaku i humbur duhet zevendesuar me shpejtesi e ne sasine e plote. Ne hemorragjite e ngadaleshme, gjaku zevendesohet - gjithashtu - por jepet me kohe me te ngadalte - per te mos renduar punen e zemres. Ne raste shoku (shock) apo gjate djegjeve, nuk humbet shume gjak por kemi humbje te plazmes e per pasoje presioni i gjakut bie. Kjo eshte teper e rrezikshme. Ne nje moment hemorragjik humbja e plazmes konsiderohet me e rrezikshme sesa humbja e rruazave te kuqe. Ne fakt kur nuk kemi mundesi te japim direkt gjak apo plazme - ne rastet urgjente jepet nje solucion te dobet salin (kripor) sa per te restauruar presionin e gjakut derisa te arrijme te marrim furnizime me gjak.

Mund te mendohet se jepet transfuzion gjaku ne rastet me anemi, por meqe jane faktore e mekanizma te tjere ne veprim kjo aplikohet rralle, sepse:
1. Anemia zakonisht kurohet me metoda te zakonshme, si ilacet.
2. Gjithmone ka nje element Risku - sado te vogel, ne transfuzion.
3. Anemia eshte ne qeliza dhe jo ne plazme, pra dhenia e sasive te medha te lengjeve direkt ne qarkullimin vazal ,mund te mbisforcoje nje zemer paksa te demtuar nga anemia. Por ka dhe raste, kur mund te behet transfuzion, ne anemi teper te avancuara, kjo behet me "qeliza te paketuara", duke hequr plazmen nga gjaku.

Nje rendesi te vecante transfuzioni merr gjate operimeve kirurgjikale. Shume operacione kane humbje gjaku pasi ka procedura ekstensive te cilat duan kohe. Kjo humbje gjaku ve ne pikepyetje sukseshmerine e operacionit. Transfuzione gjaku perpara, gjate dhe/ose pas operacioneve bejne te mundur qe kirurget te bejne nderhyrje te tilla, qe parardhesit e tyre shume vjet me pare vec mund ti enderronin. Ka raste te pafundme se kur mund te jepet nje transfuzion gjaku, por mendja menjehere te shkon te perdorimi numer nje dhe ne shkalle masive i tij - e ku tjeter vecse ne lufte. Nuk mund te rrime pa kujtuar kirurget e mjeket e Luftes se dyte Boterore te forcave aleate, te cilet bene transfuzione e operime ne nje shkalle te papare ndonjehere. Me nje guxim vetmohues e organizim shembullor, sallat operatore e ekipet e transfuzionit - shpesh kane vepruar ne vijen e frontit apo fare prane tij, e ku ka qene nje nder faktoret, qe nuk mund te konsiderohet i vogel, ne fitoren perfundimtare.



Pėrgatiti pėr Rruzullin Dr. Lec Shiroka
Kirug i traumės
__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet
Naki Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė