Shiko Postimin Tek
Vjetėr 29-12-04, 22:48   #2
MemphiSx
ZoT DhE KrenaR
 
Avatari i MemphiSx
 
Anėtarėsuar: 11-12-03
Vendndodhja: StAteS Of GjAkOvA
Postime: 12,338
MemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek MemphiSx
Gabim

...Mė 17 Maj 1946, pasi ata i dėrguan orenditė nė shtėpinė e re, babai im po ngiste veturėn nga Qikago pėr nė Hope qė ta merrte gruan e tij. Natėn vonė, nė Autostradėn 60, jashtė Sikeston, Misuri, ai humbi kontrollin e veturės, njė Buick 1942, kur kamardarja e gomės sė parė tė djathtė pėlciti nė rrugėn e lagėsht. Ai ishte hedhur nga vetura pa pėsuar asgjė, por kishte rėnė ose kishte rrėshqitur nė njė kanal kullues tė ndėrtuar pėr tharjen e njė kėnete. Kanali kishte rreth njė metėr ujė. Kur ai u gjet, pas tri orė kėrkimesh, dora e tij rrinte e kapur nė njė degė sipėr ujit. Ai ishte pėrpjekur, por nuk kishte arritur tė dilte nga kanali. Ai dha shpirt, kur ishte vetėm 28 vjeq, kur kishte dy vjet dhe tetė muaj i martuar, nga tė cilat vetėm shtatė muaj kishte jetuar me Nėnėn.
Kjo skicė e shkurtėr ėshtė gjithqka qė unė di pėr babain tim. Gjithė jetėn time unė kam qenė i uritur t'i rindėrtoj zbrazėtirat, duke ngulmuar me etje nė qdo fotografi, nė qdo rrėfim apo nė qdo copė letre qė do tė mė tregonte mua diqka pėr atė burrė qė mua mė solli nė jetė.
Kur unė isha 12 vjeq, ulur nė hajatin e shtėpisė sė dajės Buddy nė Hope, njė burrė u ngjit pėrpjetė shkallėve, mė vėshtroi mua dhe me tha: "Ti je djali i Bill Blaithit. Ti je krejt si ai." Unė u lumturova pėr ditė tė tėra.
Mė 1974 unė kisha hyrė nė garė pėr nė Kongres. Ishte gara ime e parė dhe njė gazetė lokale botoi njė rubrikė speciale pėr nėnėn time. Ajo ishte nė kafenė ku shkonte rregullisht, herėt nė mėngjes, duke diskutuar njė nen ligjor me njė mir jurist, kur njėri nga ata qė vinin rregullisht nė atė kafe mėngjeseve, tė cilin ajo e njihte vetėm rastėsisht, erdhi te ajo dhe i tha: "Unė isha atje, unė isha i pari tek i mbyturi atė natė." Pastaj ai i tregoi Nėnės qfarė ai kishte parė, pėrfshirė faktin se babai im kishte qenė gjakftohtė dhe e kishte pasur deri nė fund instiktin e mbijetesės duke u pėrpjekur tė kapej ku tė mundej qė tė dilte nga kanali pėrpara se ai tė vdiste. Nėna e falendėroi atė, doli dhe shkoi te vetura e tij dhe qau. Pastaj i fshiu lotėt dhe shkoi nė punė.
Mė 1993, Ditėn e Babait, e para pėr mua si president, Washington Post botoi njė rubrikė tė gjatė hetimore pėr babanė tim, e cila u vazhdua pas dy muajsh nga pjesė tė tjera hetimore nga Associated Press dhe nga shumė gazeta tė vogla. Rubrikat i konfirmuan gjėrat qė unė dhe nėna ime i dinim, pėrfshirė faktin se babai im ka tė ngjarė tė ketė qenė i martuar tri herė para se tė njihej me Nėnėn. Dhe, me sa duket, kishte tė paktėn dy fėmijė tė tjerė.
Djali tjetėr i babait tim ishte identifikuar se Leon Ritzenthaler, njė pronar nė pension i njė shėrbimi portierėsh, nga Kalifornia Veriore. Nė artikull ai thoshte se mė kishte shkruar mua gjatė fushatės zgjedhore tė vitit 1992, por nuk kishte marrė pėrgjigje. Mua nuk mė kujtohet ta ketė pėrmendur kush kėtė letėr dhe, duke pasur parasysh tė gjitha kokėqarjet me tė cilat ne po pėrballeshim atėherė, ėshtė e mundur qė stafi im ta ketė mėnjanė atė letėr. Ose ndoshta letra ishte pėshtjelluar nė malet e letrave qė ne merrnim. Gjithsesi, kur unė lexova pėr Leon, u vura nė lidhje me tė dhe mė vonė u takuam me atė dhe me tė shoqen, Judy, gjatė njėrit nga qėndrimet e mia nė Kaliforninė Veriore. Ne patėm njė vizitė tė lumtur dhe qė atėherė ne kemi mbajtur letėrkėmbime me rastet e festave. Unė dhe ai ngjasojmė shumė, certifikata e tij e lindjes thotė se babai i tij ishte babi im. Dhe unė doja ta kisha pasė njohur atė shumė kohė mė parė.
Pothuaj nė kėtė kohė unė mora njė njoftim qė konfirmonte lajmet pėr njė vajzė, Sharon Pettijohn, e lindur Sharon Lee Blythe nė Kansas City mė 1941, bijė e njė gruaje tė cilėn babai im mė vonė e kishte divorcuar. Ajo mė dėrgoi kopje tė certifikatės sė saj tė lindjes, dokumentin e martesės sė prindėrve tė saj, njė fotografi tė babit tim dhe njė letėr qė ia dėrgonte nėnės sė saj ku ai e pyeste pėr "foshnjen ton".Kėto i dėrgoi te Betsey Wright, ish shef stafi nė zyrėn time tė guvernatorit. Mė vjen keq tė them se, pėr qfarėdo arsyeje, unė nuk e kam takuar atė kurrė.
Kėto lajme tė vitit 1993 ishin njė tronditje shokuese pėr Nėnėn, e cila qė atėherė ka qenė nė luftė me kancerin pėr disa kohė, por ajo e kaloi gjithqka me shpirtgjerėsi. Ajo tha se tė rinjėt bėnė plot gjėra gjatė Depresionit e luftės, tė cilat njerėzit e njė kohe tjetėr mund te mos i miratojnė. E vėrteta thelbėsore ishte se babai im ishte dashuria e jetės sė saj dhe ajo nuk e vinte nė dyshim dashurinė e tij pėr tė. Pavarėsisht fakteve, kjo ishte e vetmja gjė qė i interesonte asaj teksa jeta e saj shkonte drejt fundit. Pėr sa mė pėrket mua, une isha i pėrcaktuar si tė pėrjetoja gjithqka, por duke u nisur nga jeta qė kisha pasur, unė do tė isha tejet i befasuar nga fakti qė babai im ishte shumė mė i ngatėrruar se portretet e idealizuara tė tij, me tė cilat unė kisha jetuar pėr gati njė gjysmė shekulli.
Nė vitin 1994, kur po iu afroheshim kremtimeve tė pėrvjetorit tė 50-tė D-Day, disa gazeta botuan njė hostori mbi kujtimin e babait tim nga lufta, me njė foto tė tijėn veshur me uniformė...

VAZHDON
__________________
Ndjehem krenar me ty Z.PRESIDENT....
MemphiSx Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė