Shiko Postimin Tek
Vjetėr 26-01-05, 18:27   #3
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Brigeli: Mendoj per te ardhmen e Shqiperise

Eshte e veshtire te mendosh qe Shqiperia do te kishte nje fillim kaq te mire per eleminatoret e Boterorit 2006. Menjehere pasi kishin fituar titullin Kampion Evrope, skuadra e Otto Rehhagel udhetoi ne Tirane ku u ndeshkua nga Shqiperia me rezultatin 2-1.

Nje dite fantastike
"Ishte nje dite fantastike si per ekipin ashtu edhe per mua personalisht si tranieri i ekipit shqiptar,"thote Brigeli per uefa.com. "Te mundesh kampionin e Evropes eshte dicka e madhe, por kjo fitore kishte vlere vetem prej tre pikesh, si fitoret ndaj cdo ekipi tjeter. Ajo mbetet ne te shkuaren dhe tashme ne mendojme vetem per te ardhmen".

Distance e Vogel
Pas kater ndeshjesh, Shqiperia ka gjashte pike dhe gjendet ne vendin e katert, e barabarte me pike me vendin e dyte Danimarken dhe Turqine dhe 5 pike nga kryesuesit e grupit, Ukraina. Pra Shqiperia mbetet me nje shans shume te madh per tu kualifikuar.

Synime te gjata
Megjithate, per Brigelin, nuk eshte e rendesishme vetem kualifikimi per ne Botror. "Pozita yne ne grup jone ne grup nuk eshte gjeja me e rendesishme per mua," thote Brigeli. "Gjeja me e rendesishme eshte progresi i ekipit per te ardhmen. Une dua qe Shqiperia te permirsohet dhe te kete sukses ne te ardhmen."

Infrastrukture e varfer
Per Brigelin, gjeja me e rendesishme eshte progresi i infrastruktures ne Shqiperi. "Futbolli shqiptar ka nje infrastrukture shume te varfer ne krahasim me vendet e tjera evropiane," thote ai. "Por Megjithate, eshte shume me e mire ne krahasim me dy vjet me pare."

Mrekullite nuk vijne lehte
49-vjecari sheh shume permiresime ne krahasim me dy vjet me pare kur u vu ne detyre si tranier i Shqiperise, por me gjithate ka akoma shume pune per te bere. Megjithate, Brigeli nuk eshte pa shprese. "Une smund te them qe do te bej mrekulli, por cdo njeri ka endrrat e veta," tha ai. "Shqiperia eshte ne gjendje te mundi cdo ekip por mrekullite nuk vijne lehte.

Veshtiresite ne Shqiperi
"Eshte e veshtire te krijosh nje ekip te forte duke u bazuar ne lojtaret e liges Shqiptare, pasi infrastruktura ka nje impakt direkt me kualitetin e tyre. Lojtaret nga Shqiperia e kane me te veshtire te formohen ne krahasim me lojtaret e huaj ose shqiptaret qe luajne jashte."

Tre ndeshje
Ne tre ndeshjet e ardhshme, Shqiperia ka nje shans te madh te vazhdoje progresin e deri tanishem. Duke filluar me nje ndeshje ne shtepi ndaj Ukraines, djemte e Brigelit do te ndeshen me pas me Turqine dhe Greqine muajin e ardhshem. Keto tre ndeshje do te vendosin fatin e ekipit ne rrugen e metejshme per botrorin.

Deshirat mbeten vetem deshira
"Nente pike do te jene ideale, por shpesh here ne futboll deshirat mbeten vetem deshira," thote Brigeli. "Zakonisht, une nuk mendoj per tre ndeshje perpara, migjthate do te mbetem i kenaqur nese marrim tri pike nga kto 3 ndeshje. Do te na ndihmonin shume per luften tone per te arritur vendin e dyte."

Kercenimi Ukrainas
Ai shtoi: "Ukraina eshte nje ekip i forte ne nje forme te shkelqyer, por gjerat mund te ndryshojne perpara 9 Shkurtit. Une nuk mund ta parashikoj rezultatin, por po e them qe ata nuk do fitojne 3-0 ketu. Shevchenko eshte nje sulmues i forte. Une mendoj se ne do ta ndalojme ate nese nuk na pengojne demtimet sic i kishim ne ndeshjet e shkuara."

Triumf i papritur
Shume pak pritet nga Shqiperia, por tranieri i tyre i cili fitoi titullin e Serise A me Hellas Verona deshiron qe ti trondise te tjeret. "Njerzit flasin per Ukrainen, Danimarken dhe Greqine si favorite, dhe asnjeri nuk flet per Shqiperine," thote ai. "Kjo do te jete nje avantazh i madh per ne. Ata do te cuditen te gjithe"

Perktheu ENDRI ZGJANI per FUTBOLLI.COM nga uefa.com
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė