Shiko Postimin Tek
Vjetėr 29-01-05, 14:47   #13
Gentiani
...
 
Avatari i Gentiani
 
Anėtarėsuar: 27-06-04
Vendndodhja: Luginen e dashurise !
Postime: 3,888
Gentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Boksieri shqiptar nuk e pranon Timo Hofmanin si kundėrshtarin e tij: “Dua tė ndeshem pėr titullin kampion bote”

Luan Krasniqi, sfida e radhės mė 18 prill


Shekulli

Kampioni zyrtar i Evropės, Luan Krasniqi, nė peshėn e rėndė, do tė mbrojė mė 18 prill titullin. Pas mbrojtjes sė rekomanduar nga Federata e boksit, ky dyluftim ėshtė i treti pėr nga radha. Data e boksit u koordinua shumė shpejt midis Universum Box Promotion dhe kanalit televiziv shtetėror gjerman ZDF, kanal ky qė transmeton live duelet e boksit. E paqartė ka mbetur vetėm se kush do tė dalė pėrballė nė ring kundėr Luan Krasniqit, pasi nuk ėshtė e lehtė tė gjesh nė Evropė njė kundėrshtar tė denjė. Pėr kėtė problem Krasniqi mendon se: "Sigurisht qė do tė ketė shumė boksierė qė kėrkojnė tė hyjnė nė rrugėn e Kampionit tė Evropės. Kjo ėshtė mė se e qartė pasi ka shumė boksierė qė kėrkojnė t’u jepet shansi pėr tė fituar titullin". Njė vėshtrim pėr kundėrshtarin e radhės po hidhet drejt pellgut tė Amerikės. Aty tani janė mbledhur shume kampionė botėrorė dhe sigurisht qė Krasniqi ka dėshirė tė madhe tė hyjė nė rangun e kėtyre boksierėve. "Unė nuk mund tė boksoj me ēdo lloj boksieri. Por nė fund tė fundit mendoj se manaxheri im do tė gjejė njė kundėrshtar, i cili do jetė i denjė pėr mua." Pėrsa i pėrket Timo Hoffmanit, boksieri shqiptar e mohon nė mėnyrė kategorike qė ai tė jetė kundėrshtari i tij nė duelin e 18 prillit. Edhe pse Federata e boksit kėrkoi qė dyluftimi tė pėrsėritej, nė njė intervistė pėr mediat gjermane Kampioni i Evropės pėr peshėn e rėndė ka treguar se pėrse nuk dėshiron tė ridyluftoje me Timo Hoffman. "Unė e kam thėnė edhe njėherė tjetėr megjithatė po e them pėrsėri: Unė nuk i fshihem asnjeriu. Por ai nuk e meriton kėtė titull. Pse duhet atėherė qė ai ta ketė kėtė shans. Timo e kishte njė herė shansin pėr ta fituar titullin e kampionit tė Europės por nuk e shfrytėzoi kėtė rast. Pra ai duhet tė pozicionohet prapa. Pse duhet tė presė ai shansin e tretė pėr titull? Se kuptoj. Timo pati njė shans, e katranosi dhe tani pret njė shans tjetėr. Tė tjerėt duhet tė gėzohen kur kanė vetėm dhe njė shans tė vetėm.
Kjo nuk ėshtė e drejtė. Unė dėshiroj njė ndeshje qė tė mė ēojė pėrpara. Unė jam nė vendin e pestė nė WBO, Hoffman renditet ne vendin e dhjetė. Unė jam nė vendin e 15-tė nė WBA, ndėrsa Timon nė WBA nuk e njohin fare. Nė WBC unė jam nė vendin e njėmbėdhjetė ndėrsa Hoffman nė vendin e pesėmbėdhjetė. Unė dua tė boksoj me dikė qė ėshtė para meje, unė dua tė ndeshem pėr njė titull Kampion Bote. Dyluftimi ndaj Timos mua nuk mė sjell asgjė, nuk mė ēon asgjėkundi", - ka pėrfunduar boksieri shqiptar.
Gentiani Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė