Poezi nga Guri Sylaj
AZEM GALICES
Me nje maliher mbi supe
e nje kobure ne brez
bridhete fshatrave te Drenices
neper kuvende krajlash
e gazeta te Europes
emri i Azem Galices.
Sa hije te kishte
ne krah gjerdani
sa nder te bente fisi
sa hije te kish
i kuq mitani
edhe me hije i bardhe plisi.
Sapare per koken tende u dhan
sa pushket ne gjokes t'u drejtun
sa nenat djal te than
sa buken per Ty e gatun.
Sa fjalet per Ty fliten
sa trimat ne Ty betohen
sa lulet mbi varrin tende sillen
sa kenget per Ty kendohen.
__________________
Shqiptaret,nese deshirojn qe te tjeret ti njohin, ata, duhet t'a njohin ,realisht,veteveten.
|