Shiko Postimin Tek
Vjetėr 25-04-05, 17:15   #15
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim

HAXHI HASAN ALIA
(SHEH SHAMIA)
(1814 -1891)



Tė gjithė biografėt e kanė tė qartė lidhjen e ngushtė midis kushteve historike dhe formimit tė njė personaliteti. Nė gjysmėn e dytė tė shekullit XIX qyteti ynė po pėrjetonte njė kulm tė zhvillimit tė tij ekonomik, zhvillim qė kishte filluar qė nėn sundimin e Bushatllinjve. Ishte qyteti i mė se 50.000 banorėve dhe i zejtarive shumė tė zhvilluara, qė me rritjen e punishteve ēuan edhe nė krijimin e manifakturave tė para 1).


Qyteti ishte dhe njė qendėr e fuqishme tregtare, me njė volum qarkullim malli tė habitshėm ndėrmjet njė rrjeti tė gjerė tregjesh qė gjėndeshinjo vetėm buzė detrave Adriatik e Mesdhe, por edhe nė brendėsi tė Ballkanit e tė Evropės. Shkodra numėronte mbi 3500 dyqane. Fillimet e zhvillimit kapitalist sollėn dhe njė zhvillim tė polarizimit shoqėror, me pasoja tė hidhura pėr shtresat e pambrojtura ekonomikisht. Faktorėt politikė qenė tė tillė, qė sollėn edhe rrjedhoja ekonomike tė pakėnaqshme pėr pjesėn e varfér. Lufta e Krimesė (turq-anglezėitalianė-francezė kundra Rusisė) jo vetėm qė bllokoi flotat tregėtare, por solli edhe ndėrprerjen e tregtisė sė drithit me Rusinė, duke u krijuar probleme serioze vendeve tė Ballkanit 2). "Kriza e drithit" i nxiti tregtarėt matrapazė tė Shkodrės qė tė grumbullonin drithėrat e vendit nė sasi tė mėdha, me qėllim pėrfitimi nga kėrkesat e tregjeve tė jashtme, duke ofruar ēmimet e tyre tė larta. Njė grumbullim i tillė i ethshėm boshatisi tregun e brendshėm dhe ngriti lart ēmimet e bukės. Drama e njerėzve tė varfér u bė edhe mė e madhe me thatėsirėn e atij viti. Kjo krizė solli pasojėn e pashmangshme, zinė e bukės.

Nė kėto kushte u poqėn shanset pėr njė revoltė popullore. Nė kujtesėn e Shkodrės nuk ishte shlyerjehona e lėvizjes sė madhe popullore e 1836-tės me nė krye Harnz Kazazin e Haxhi Idriz Boksin e qė pat mbyllur valiun turk, Hafiz Pashėn, pėr gjashtė muaj nė kalanė e qytetit. Pakėnaqėsia qė kishte ndjerė populli qė me kohė ndaj reforinave tė Tanzimatit po shtohej dhe nga urrejtj a po kalonte nė revoltė, kur e pati tė qartė rolin negativ qė po luante valiu i ri, Osman Pasha, i cili nė vend qė t'u vinte fre spekullimeve me drithin, ishte kthyer nė njė bashkėpunėtor i zellshėm me matrapazėt, me qėllimin qė tė pasurohej sa mė shpejt e sa mė shumė. Gjėndja e shtresave popullore u keqėsua mė tepėr dhe tensioni u rrit shumė kur filluan vdekjet e para nga uria. Paralajmėrimet qė iu bėnė pashait nga dėrgata e zgjedhur prej njė mbledhjeje popullore, qė kryesohej nga intelektualėt pėrparimtodė Sheh Shamia, Ahmet Efendi Kalaja dhe luftėtari i shquar Hamz Kazazi, ndeshėn nė vesh tė shurdhėr. Mospėrfillja e pashait ndaj kėsaj proteste dhe ndonjė pėrpjekje e tij pėr diversion dhanė shkėndinė pėr revoltėn e fuqishme tė datės 9 shkurt, q'ė njohu si udhėheqės tė saj Hasan Alinė, tė quajtur mė vonė Haxhi Sheh Shamia.

Hasani lindi rreth viteve 1814-15. Ai qe i biri i tregtarit tė pasur, Osman Alia, i cili ishte shpėmgulur nė Shkodėr nga lagjja "Dragonj" e Krajės, sot "Dragoviē", ku kishte qenė i ngarkuar me detyrėn e bylykbashit 3). Kjo familje ishte e njohur pėr bujari e trimėri. Qė nė fémijėri Hasani dha shenja zgjuarsie tė rrallė dhe nė moshėn 14-vjeēare iu vu ndjekjes sė mėsimeve fetare. Thuhet se kėto i erdhėn tė vėshtira nė fillim, pėr arsye moshe, por paska qenė rilindasi i shquar, Daut Boriēi qė e paska nxitur. Ka njė anekdotė : "Si pedagog i mirėfilltė dhe i devotshėm, Daut Boriēi e paska ēuar nxėnėsin tek gryka e pusit dhe gurėt e lėmuar nga férkimi ia paska krahasuar me rolin e vullnetit dhe kėmbėnguljes pėr studim". Mirėnjohja e ish-nxėnėsit ndaj edukatorit qe e pėrhershme, sepse ai shpeshherė shkonte dhe e vizitonte nė shtėpi. Sipas H.Bushatit), mėsimet teologjike i kreu nė Medresenė e Mehmet Ali Pashės sė Misirit nė Kavallė tė Greqisė. Biograid Shehil) sjellin vitin 1837 si vit tė pėrfundimit tė studimeve filozofike. Po nga ky burim, si provė tė konsideratave qė gėzonte si njė klerik shumė i pėrgatitur, qenka thirrur nė vitin 1842-44 nė Kongresin e Ulemave nė Stamboll, ku u shquaka me erudicionin e tij. Titullin "haxhi" e fitoi duke shkuar nė Mekė si pelegrin. Nuk mund ta pėrcaktojmė vitin e haxhillekut, por ka njė shėnim 4), ku informohemi se Hasani paska shkuar nė Mekė dy heresh "bedel" pėr tė tjerėt herėn e parė, por nuk qenka kthyer, sepse vitin tjetėr paska kryer haxhillėkun pėr vehte. Nė intervalin njėvjetor qėndruakej nė Mekė si "muxhavir" (ndjekės i lutjeve fetare pranė vendeve tė shenjta) dhe merrka titullin "sheh". Ai nuk u shpall asnjėherė ndjekės i ndonjė tarikati, megjithėse thuhet se edhe mund tė ketė qenė i tarikatit "Nakshibendi" 7). Biografi H.Bushati hedh poshtė tezėn e Z.Shkodrės se Sheh Hasani qe bektashi, me argumentin se nė Shkodėr tarikati Bektashi s'ka qenė i mirėpritur, madje i luftuar, ēka nuk do tė pėrputhej me popullaritetin qė arriti tė gėzonte ai mė vonė.

Ngjarjet e vitit 1854 do ta vinin nė epiqendėr tė tyre. Nė grupin e tregtarėve tė lidhur me rrjetin e matrapazėve tė drithit duhet tė j etė pėrzier edhe i ati, tregtar i mėkėmbur. Flitet se revolta pushtoi zemrėn fisnike tė klerikut, kur pau me sytė e vet tė uriturit nė prag tė vdekjes, kėshtuqė u vu nė krye tė zejtarėve, tė punėtorėve e tė tė varférve tė mbushur me urrejtje e zemrim ndaj atyre qė pasuroheshin me mjete ēnjerėzore. Pazari u mbyll. Objekti i parė i sulmit tė qytetarėve tė armtosur qenė magazinat e tė atit, njė provė tietėr e zemėrgjerėsisė dhe e shpirtit tė tij bujar Rrezja e veprimit u shtri mbi tė giitha depot e drithit nė Pazar, pavarėsisht se u desh tė kacafyteshin me forcat e armatosura qeveritare e tė pronarėve tė pasur. Pėrpjekja qe e rreptė dhe nė pėrleshje e sipėr Sheh Shamia u plagos nė dore, mirėpo ai nuk u tėrhoq, derisa turqit u ndrynė nė kėshtjellė. Shpėmdarja e drithit u bė sipas lagjeve dhe kėshtu u mposht gogoli i bukės. Nga dy vargje popullore kuptojmė se ai mori si sekretar pėr shitjén e drithit njė katolik : "Rroftė e qoftė Hasan Alia/ sekretar Filip Ēurēia" 8)

Sipas dėshmisė sė M.Sirriut 9) qytetarėt e revoltuar nuk u tėrhoqėn nga pozicioni i tyre i protestes dhe nuk u kėnaqėn nie suksesin e "aksionit" tė parė; ata u hodhėn nė njė demostratė tė fuqishme duke kėrkuar transferimin e Osman Mas'har Pashės. Pėr t'i prerė hovin kėsaj lėvizjeje tė fuqishme, qė mund tė ēonte nė njė krizė tė vėrtetė, pashai pėrdori diversionin duke u ndihniuar nga diplomatėt francezė. Janė pohimet e vetė H.Hekardit, konsull francez nė Shkodėr, qė sqarojnė motiver e kėsaj lėvizjeje, zhvillimin e saj dhe rolin amortizues qė luajtėn tė huajtė nė mbrojtje tė interesave tė administrates. Ja konkretisht, ēfarė shkruan Hekardi: "Lėvizja qė ndodhi me 1854 nė Shkodėr, pati si pretekst akaparimin dhe eksportimin nė Vlorė tė drithėrave. Popullsia, e ēueme peshė nga njė hoxhė i ri, i quajtur Sheh Shamia, iu rras Pazarit dhe plaēkiti disa dyqane; pastaj, mbasi pasha ishte ndry nė kala, populli mori armėt dhe po pėrgatitej tė pėrtėrinte ngjarjet e vitit 1836, por u hyri nė mes nėnkonsulli i Francės dhe shpjegoi rreziqet qė mund tė ndodhnin dhe ku mund ta ēonin vendin e tyre, nė njė kohė kur sulltani ishte nė luftė me tė huait 10). Shėnimi i mėsipėrm, ku Hekardi, ashtu si dhe foklori pėrdor titullin "sheh", le tė kuptosh se ai kėtė titull e kishte fituar pėrpara ngjarjeve tė, vitit 1854. Kėtė presion konsulli francez e shoqėroi me premtimin se valiu do tė transferohej dhe shkodranėt me kėmbėnguljen e tyre bėnė qė tė nxirrej fermani sulltanor pėr largimin e valiut. Valiu i ri, Ragip Pasha, ruante ēastin kur tė hakmerrej me klerikun kryengritės dhe stafin qė e ndihmoi, por gjendja kritike nė kufi e pengoi pėr do kohė dhe atij nuk i interesonte tė prishte ekuilibrin e krijuar pas atyre tensioneve shqetėsuese qė pati provuar administrata turke. Nė personin e Sheh Shamisė, sikur edhe nė atė tė udhėheqėsve tė tjerė shihej njė rrezik jo i vogėl, si nga ana e valiut, ashtu edhe tregtarėve tė mėdhenj. Kėtė e vėrtetojnė edhe vargjet e mėposhtme tė njė kėnge popullore:

"Gjithė tregtarėt rrijnė tue mendue
Sheh Shaminė si me e luftue?!
Letėr Pashės i kanė ēue
Sheh Shamiiiė me e pushkatue.

Pasha i Shkodrės asht idhnue
Sheh Shaminė k'tu gjallė e due!
Sheh Shamia thotė njė fjalė:
"Pashės nė dorė nuk i bie i gjallė! 11)

Konsekuentė tė qėndrimit tė tyre, armiqtė vendosėn ta vrisnin fshehtas Sheh Shaminė 12) por nuk ia arritėn. Atėherė u pėrdor dredhia. U thirrėn krerėt pėr dialog, por ata nuk shkuan. Duke shfrytėzuar befasinė dhe duke shkelur amnistinė e premtuar, valiu arrestoi udhėheqėsit: Hamz Kazazin, Jusuf Efendi Tabakun, Ahmet Kalanė. Nė njė situatė tė tillė Sheh Shamia vendosi tė largohej, ashtu siē e konfirmojnė edhe vargjet e kėngės:

Sheh Shamia ban kuvend
S'kam si tė rri ma nė kėtė vend
Kam vendosė me dalė nė mėrgim
Me punue pėr vendin ti

Sipas njė dorėshkrimi Shehu nė fillim qenka strehuar nė lagjen Bahēallek (!), ku "banojshin ma tė mirėt e familjeve myslimane, si Mehmet Agė Shllaku etj., prej tė cilave pritet dhe kėrkon ndihmėn e tyne kundra kėrcėnimeve tė pashės qė donte me e kapė". Mė poshtė vazhdohet ... Kėshtu pėrcillet e hikė nė Ulqin prej Ali Selės me shokėt e tjerė, ku aty shpia e Becejve e shtien nė barka tė veta dhe e ēojnė nė Aleksandri tė Egjyptit, ku mbahet mirė prej shoqnive t'atjeshme...14). Arratisja e tij pėrshkruhet ndryshe nga biografč tė tjerė. Sipas Z.Shkodrės dhe vėll. Shehi, ai u largua me anijet e Gjylve pėr nė Itali, Francė e Spanjė. Vėllezėrit Shehi mendojnė se ai ka kaluar mė vonė nė Egjipt, ku ka qėndruar 10 vjet, i strehuar tek Basri Ahmet Efendiu, mik i Mehmet Ali Pashės, sundimtarit tė vendit. Qėndrimi nė Francė i paska krij uar mundėsinė Shehut qė tė ndiqte kurse mjekėsie nė Paris, ta pėrvetėsonte aq mirė frėngjishten, sa "t'i hynte p'e'rkthimit tė Kur'anit nė atė gjuhė". Po aty shėnoliet se " ... kishte shkrue shumė artikuj duke treguar se ēka ka qenė e ēka do tė jetė Shqypnia" dhe " ... veprat e tij shenjohen nė biblio.tekėn e Parisit" 15). Nė mungesė dokumentacioni kuptohet qė kėto tė dhėna merren me rezervė. Nė shkrimet e sipėrme (3,6) flitet pėr njė pėrpjekje, sigtirisht nė emigracion, tė Shehut pėr tė bashkėpunuar me kniazin Danillo tė Malit tė Zi dhe pėr tė luftuar pėr liri. Pyetjeve provokuese e me prapamendim tė Danillos Shehu iu paska pėrgjegjė: "Tanė Shqypnia asht gati me u ēlirue dhe, nėse doni tė dini sa annė kemi, ato do t'ia marrim amnikut. Prijsit do t'i nxj errė lufta... Si p'črgjegjės pėr latin e popullit asht mirė tė shtrohemi nė kuvend...... Mendohet se takime tė tilla duhet tė ketė bėrė edhe me fqinj tė tjerė, por pa sukses. Me siguri, njė veprimtari e tillė, bashkė me dėnimin me vdekje nė mungesė 16) e mbajtėn larg Shqipėrisė pėr njė kohė aq tė gjatė. U desh ndėrhyrja e personaliteteve tė tilla, si Mehmet Ali Pasha i Egjyptit, pranė Sulltan Hamitit, qė ai tė falej dhe tė kthehej nė Shkodėr mė 1864. Falja iu kushtėzua me mosmarrjen pjesė nė veprimtari politike. Biografi L.Sekuj nė dorėshkrimin e cituar mbron argumentin se Shehu nuk e fshehu antagonizmin e tij ndaj politikės zyrtare edhe mė vonė; kėshtu " ... me rastin e ngjarjeve nė Mirditė (1835) u burgos me tė tjerė pėrhapės tė gjuhės shqipe, si: Hafiz Durro Begu, Imzot Prengė Doēl, Gaspėr Ēoba, Gjon Muzhani, Zef Simoni, Mikel Ēoka. U desh qė Dom Leonardi, prifti i Lezhės t'i shkruante anglezit George Gomberlain Mhibrovni (!), kryetar i Komitetit tė Shqiptarėve nė Londėr, ku bėnin pjesė Mehmet Ali Pasha, Osman Pasha, Sabri Korēa etj. dhe me ndėrhyrjen e diplomatėve tė huaj u bė i mundur lirimi i tyre 17). Pėrsėrisim mendimin e mėparshėm se vetėm hulumtimet arkivale tė mėvonshme mund t'i konfirmojnė kėto tė dhėna.

Gjatė kohės nė arrati i vdiq babai nė Shkodėr dhe iu konfiksua e gjithė pasuria, pasi qė i biri, trashėgimtari i vetėm, qe i dėnuar me vdekje. Kėshtu, kur u kthye, ishte pa shtėpi dhe u vendos me banim nė lagj en Karahasej, ku ishte edhe imam i xhamisė. Jetonte nė njė shtėpi fare tė thjeshtė, tė cilėn thuhet se ia-blenė miqtė e dashamirėt. Kėtu edhe u martua me njė bijė nga familja e Oso Kukės.

Qė me predikimin e parė nė kėtė xhami fitoi konsideratėn e njė "xhemaati" tepėr tė madh, qė, duke mos e zėnė xhamia e vogėl, mbushi qoshe mė qoshe oborrin e saj 18). Predikimi i tij qe i njė niveli tė rrallė dhe me shumė efekt tek tė pranishmit pėr mesazhet qė sillte nė drejtim tė zbatimit tė disa normave morale-juridike. Thuhet se ky predikim pėr vite tė tėra ėshtė kujtuar si eveniment.

Nė sajė tė studimeve dhe tė pėrvojės sė gjatėjetėsore Shehu gėzonte njė reputacion tė veēantė dhe konsiderohej si kleriku mė i pėrgatitur mysliman nė fushėn e'teologjisė islame. Sipas kronikave, ai kishte krijuar njė studio nė Medresenė e Pazarit, ku kalonte tė gjithė kohėn e lirė dhe regjimin e studimit nuk e thyente as nė ditėt e festave tė mėdha tė Bajramit 19). Regjimi i studimit respektohej me kaq rigorozitet, saqė vizitat e tij tė rralla ndėr miq e tė afėrm i bėnte vetėm natėn. Ai kalonte njė jetė shumė tė pėrkorėt. lshin kushtet ekonomike qė ia impononin nė radhė tė parė, sepse e vetmj a e ardhur ishte paga e imamit. Sigurisht qė edhe vetė formimi i tij intelektual e prirte drejt shfaqjesh asketizmi, kėshtu shpjegohet pse ai mė tė shumtėn ushqehej me njė hase (pite-N.B.) dhe me rrush tė thatė. Kuptohet qė ai duke kujtuar vdekjen sa mė shpesh, purifikohej mė shumė shpirtėrisht.

Ashtu si nė fushėn e filozofisė, edhe nė atė tėjurisprudencės islamike Shehu ishte mė autoritari ndėr klerikėt e kohės. Interpretimi qė ai u bėnte paragrafeve tė sheriatit ishin nga mė objektivėt, tė interesuarit ēuditeshin me shpejtėsinė e interpretimeve dhe saktėsinė e tyre. Bashkėkohėsit i mrekullonte edhe modestia e kėtij personaliteti kaq tė fortė. H. Ibrahim Kraja, ish drejtori i arsimit, i kujtonte me respekt kėto tipare tė qenėsishme tė Shehut: "Mė vinte natėn pėr vizitė, ulej ndėr gjunjė dhe nuk ndigjonte me qėndrue mbi mue, ndonėse ishe ma i ri, tue mė detyrue edhe mue tė ulesha bri tij qė tė kuvendonim giatė e gjatė … 20) Vetitė e tij tė rralla bėnė qė masa e popullit t'i atribuonte vetitė e njė shenjti.
Kultura e tij ishte shumė e kompletuar: njohuritė mjekėsore, qė i kishte marrė giatė qėndrimit nė Paris, i kishin kultivuar pasionin pėr mjekėsinė popullore dhe, si rrjedhojė, kultin pėr bimėt mjekėsore. Nga bashkėmoshatarėt mbaheshin mend shetitjet e tij tė panumurta nėpėr livadhet e kodrat e qytetit pėr tė grumbulluar bimė mjekėsore e pėr tė pėrgatitur ilaēe. Atij i njihet merita tė ketė gjetur bimėt qė zhduknin "lythat". Njė provė interesante nė kėtė aspekt, d.m.th. mbi pėrkushtimin e Shehut pėr bim ėt mjekėsore na pėrcillet nga H.Bushati me anė tė njė dėshmie personale 21): niidis fletėve tė disa librave tė pėrdoruara nga Shehu autori gjeti bimė mjekėsore tė harruara aty qė para njė shekulli, bimė qė do t'i kenė shėrbyer dijetarit si lėndė vėzhgimi.

Nė historinė e vendit tonė Shehu zė vend'n e merituar jo vetėm si personalitet i shquar pėr atdhedashurinė dhe ndieniat demokratike, pėr shpirtin e iniciativės dhe tė guximit qytetar, pėr erudicionin e thellė si klerik, por edhe pėr prirjet e tij tė theksuara prej reformatori. Ky tipar i personalitetit tė tii tė fuqishėm u shfaq si nė problemet Cardinale, si ato tė ritualit fetar tradicional, ashtu edhe nė ato "tė zakonshmet", qė lidheshin me jetėn e pėrditshme qytetare. Falė qiohurive nė fusha tė ndryshme tė diturive tė fesė islame, falė mendjes sė ndritur, devocionit tė tii tė pamatur pėr fenė respektit tė madh pėr besimtarėt dhe dashurisė sė vėrtetė pėr gjuhėn amtare, ai ndėrmori hapin e guxinishėm duke mbaitur ligjėratat e sė premtes nė gjuhėn shqipe, duke sjellė njė pėrmbysje tė tradit,s fushėn delikate tė litu 'isė e tė praktikave fetare islame nė vendin nė tonė. Ai nuk iu tremb kėsai "reforme", sepse ai donte qė aty ku ishte,e mundur, gjėrat duheshin shikuar me syrin e kohės. Njė hap i tillėjo vetėm qė nuk dėmtonte, por ndihmonte, si forcimin e besimit tė vetėdijshėm, ashtu edhe tė ndjenjės sė kombit. Fundshekulli qė jetoi Shehu ishte i mbushur me grabitje tė njėpasnjėshme trojesh e me synime tė mėdha shoviniste nga fqinjėt e veriut e tė jugut. Vėllezėrit shqiptarė tė trojeve tė tjetėrsuara, krahas fesė sė ndryshme, do tė kishin edhe gjuhėn e tyre, qė do t'i ruante nga asimilimi i huaj. Pėr njė hqp tė tillė Shehu do tė ndeshte nė dy pengesa : nė autoritetet turke, qė nuk e shikonin me sy tė mirė pėrdorimin e gjuhės shqipe, veēanėrisht mbasi kishin filluar tė hartoheshin edhe mevludet shqlp. Pengesa tjetėr paraqitej nga njė shtresė hoxhallarėsh fanatlkė, dogmatikė e pa arsim tė plotė, qė kėtė hap e numėronin pėr herezi. Megjithėse pati mbėshtetjen e myftiut, Jusuf efendi Tabakut, kundėrshtarėt ia dolėn qė tė bindnin Meshihatin nė Stamboll pėr pezullimin e kėsaj praktike pėr njė periudhė dyvjeēare. Nė sajė tė kėmbėnguljies nga ana e vetė Shehut dhe tė atyre qė e pėrkrahnin, si Myftiu Isuf Tabaku e Daut Boriēi me shokė, u arrit tė lejohej futja e gjuhės shqipe nė praktikėn fet'are. Ndihmė nė kėtė drejtim qe edhe mbėshtetja e fortė e valiut tė ri, Basri Pasha, njeri me koncepte liberale 20) Biografėt kujtojnė taktin qė pėrdori Shehu pėr ta bindur masėn e begimtarėve mbi dobitė e pėrdorimit tė shqipes, qė, si ēdo "e re", pritet me rezerva.

Njė ditė xhemaati tė shumtė Shehu hipi nė "qyrs" (vendi i predikimit), hapi qitabin arabisht, lexoi disa rreshta, mbylli librin dhe u largua pa folur, duke befasuar tė pranishmit. Tė nesėrmen drejtoi pyetjen se ēfarė kishin kuptuar nga leximi i njė dite mė parė. Pasi mori pėrgjigje negative, mbajti "vasen" shqip, duke i paralajmėruar se tė premten mė tė afėrme do ta thoshte edhe "hytben" nė shqip, d. m. th. do tė pėrkthente edhe lutjet. Tė pranishmit nė fillim u befasuan, por pastaj mbetėn shumė tė kėnaqur, ndėrsa pjesa e klerikėve konservatorė e qė ishin tė pranishėm, u larguan tė indinjuar. Kėshtu, nė sajė tė pėrkushtimit e tė iniciativės sė Shehut edhe "hytbeja" u fol nė shqip duke mėnjanuar arabishten, ashtu si nė mevludet qe mėnjanuar turqishtja.21) Nisma e Shehut tė kujton pėrpjekjen fisnike dhe tė guximshme tė klerikėve katolikė shqiptarė tė Veriut, qė nga Buzuku, pėr ta futur gjuhėn shqipe nė veprimet liturgjike.

Nė kujtimet e bashkėmoshatarėve ruhet ky pėrfytyrim pėr Shehun nė moshė tė avancuar : Njė burrė i gjatė, i veshur me tė bardha, me njė fytyrė tė hequr dhe tė zbehtė, me sy tė mprehtė e tė ndritshėm. Edhe poeti anonim e ndihmon parafytyrimin tonė me anė tė kėtij portretizimi nė vargjet :

Sheh Shamia me petka tė bardha Si melek po prin pėrpara. 24)

Edhe ēallma e tij ishte krejtėsisht e bardhė, sepse fesin e kuq, qė mbahej nga hoxhallarėt e tjerė, e kishte mbėshtjellė krejtėsisht me njė shami tė bardhė.2'l Nga k-jo hollėsi thuhet se i ka mbetur ndajshtimi "Sliamia". Kėtė "look" (mėnyrė veshjeje) e kanė ndjekur edhe klerikė tė tjerė mė vonė, si pėr shembull Shehui Tixhanive, H. Shaban Domnori.

Burime tė tjera pohojnė se ndajshtimi i mėsipėrm i kambetur qe nga viti 1854, kur nė pėrleshjen e Pazarit i ishte ngatėrruar pėr ēallmė njė shami e bardhė, nga ato qė shitėsit vamin pėr reklamė pėrjashta dyqaneve tė manifakturės. Konsulli Hekard pėrdor llagapin "Shamil", siē e pėrdorėn turqit. Shkaku duhet kėrkuar (shih H.Bushati, vepėr e cituar) nė pėrqasjen qė gjetėn ata midis udhėheqėsit shkodran dhe Shamilit, udhėheqės i Dagestanit, qė nė luftė me rusėt arriti ta ēlironte vendin e tij nė vitin 1832. Mund tė hipotetizohet se titulli "Sharnia" mund tė jetė deforinim i emrit "Shamil". Nė traditėn gojore tė qytetit tė Shkodrės emri i Sheh Shamisė ėshtė i lidhur ngushtė edhe me disa tė "reja" qė u vunė nė praktikė nė jetėn e pėrditshme tė qytetit, pikėrisht, sepse u patėn sugjeruar e rekomanduar nga ai me qėllimin fisnik, qytetar, pėr tė thjeshtuar e lehtėsuar mėnyrėn e jetesės. Popullata myslimane ishte e ndjeshme nga predikimet e Shehut, prandaj reagoi pozitivisht, duke hequr dorė nga disa zakone tė vjetra, praktika prapanike e rite mesjetare, si :

-mbajtja e tallaganave nė krye prej burrave nė raste zie tė kobshme
-ndezja e qirinjve nė xhami e nė varreza pėr tė pėrkujtuar tė vdek-urit (rit pagan ky)
-gatimi i hallvės pėr tė dyzetat
-veshja me "futa tė zeza" e grave myslimane nė raste vdekjeje.

Krahas kėtyre, ndryshime tė njė lloji tjetėr

-ditėn e dasmės nusja tė sillej me karrocė e jo me kalė
-burrat tė mbathnin kėpucė tė tipit evropian tė hiqej dorė nga vajtimi me zė tė lartė tė thjeshtėsohej veshja e grave qytetare.

Mė lart pamė se Shehu kishte si sekretar tė vetin njė katolik, provė kjo e shpirtit tė tij tolerant. Nė shkrimin e vėllezėrve Shehi sillet edhe njė episod tjetėr, qė vėrteton kėtė shpirt a prirje tolerance tė tij : "Tregojnė se bashmyftari Osman mblodhi tė gjithė klerikėt e qytetit, dha urdhėr tė arrestohej Imzot Marinaj duke e shpallur atė armik tė profetit dlie tė Allahut, sepse shėrbesat fetare i kishte bėrė nė gjuhėn shqipe. Hasan Alia iu pėrvesh keq bashmyftarit dhe nė atė kohė, i ndihmuar nga populli rrėmbeu nga xliandarėt priftin katolik dhe, pasi shtiu me kobure nė ajėr, u foli besimiarėve: "O nierėz tė Zotit, ėshtė e lehtė tė ushqehesh me mish tė pjekur, por ē'na lypset se si quhet ai turqisht ?! A nuk asht ky nji mėkat qė ju hidheni kundėr lėvruesve tė gjuhės amtare dhe mbroni atė tė njė tė huaji ?! A mos iu kanė rrjedhur trutė ?! Shkoni dhe rrini pranė grave dhe fėmijėve tuaj : aty do tė mėsoni se buka quhet "bukė" dhe "babės" i thonė "babė". Pastaj Hasan Alia e dėrgoi Imzot Marinajn nė famullinė e Hotit. 26)

Njė jetė kaq intensive e plot pėrplasje e lodhi klerikun e nderuar, kėshtu qė dita e vdekj es po afrohej. Sipas dėshmisė goj ore tė plakut 90-vjeēar, Selim Reēi 27) Shehu, i lodhur, e paska parandjerė afrimin e vdekjes dhe paska shkuar tek kryetari i bashkisė, Bejtash Agė Kazazi, pronar i njė livadhi afėr shtėpisė sė Shehut dhe ia paska kėrkuar pėr njė grumbullim njerėzish, duke pyetur edhe pėr ēmimin e barit, sepse donte tia paguante. Kur pronari i ēuditur, i paska kėrkuar sqarime, i vetmi shpjegim paska qenė: "mbledhja e popullit do tė jetė e madhe". Bejtash Aga ia paska dhėnė pa shpėrblim. Ēudia qe kėtu : tė nesėrmen Shehu ndėrroi jetė dhe pėr ta pėrcjellė si duhej u grumbulluan aq njerėz, saqė me zi i zuri livadhi i lartpėrmendur. Mė tė moshuarit kujtojnė edhe raste tė tjera tė ngjashme, qė i atribuojnė Shehut aftėsi tė tilla parashikuese, jshtė fuqive tė zakonshme dhe tė pėrmasave mbinjerėzore. Tė gjitha kėto arsye bėnė qė ceremonia e varrimit tė Sheh Shamisė, e zhvilluar me 25 mars 1891, tė gdhendej nė kujtesen popullore si diēka e pazakontė pėr pjesėmarrjen e gjerė tė qytetarėve shkodranė. Ky klerik me frymėmarrje tė gjerė diti tė harmonizojė meditimin e thellė me probleme tė jetės sė pėrditshme, lėvizjen popullore tė kohės me ndjesitė kombėtare.

Me porosinė e tij, si gur varri qe pėrdortir njė shkėmb i Pagdhendur. Mė vonė familjarėt meremetuan varrin nė lagjen Karahase, por eshtrat i rivarrosen nė Fushė-Shtoj, sepse varri i parė u prish pėr arsye urbanistike gjatė dekadave tė fundit.
Pėr veprėn e kėtij kleriku ėshtė shkruar nė Historinė e Shqipėrisė, nė tė dy botimet, nė Fjalorin Enciklopedik (Tiranė, 1985, fq 1000), por, duke u interpretuar sipas klisheve tė logj ikės zyrtare marksiste, e reduktuar nė njė vlerėsim tė njėanshėm, pėr arsye se feja dhe kleri ishin nė listėn e zezė. Gjykime nė njė sens tjetėr, mė tė gjerė, janė dhėnė nė revistėn "Zani i naltė" si dhe nga studiuesi O.Myderrizi, Z.Shkodra e H.Bushati.

Vitet e pluralizmit politik dhanė mundėsinė pėr ta ridimensionuar figurėn e Sheh Shamisė e pėr ta vendosur nė piedestalin qė ai meritonte; pėrurimi i Medresesė sė Shkodrės, viti 1991, me emrin e kėtij biri tė shquar tė Shkodrės duhet kuptuar jo vetėm si njė tregues i kėtj rivlerėsimi objektiv tė merituar, por edhe bartės i mesazhit tė madh qė u pėrcillet klerikėve tė ardhshėm misioni i tyre i shenjtė e fisnik, krahas njė pėrkushtimi tė pėrliershėm pėr ngritjen morale-fetare e kulturore, kėrkon qė interesat e fesė duhet tė mbarėshtrohen me ato tė popullit e tė kombit, si dy anė tė sė njėjtės medalje.

Shėnim :

Nė botimin "Trima tė kryengritjeve popullore", pjesa e dytė (Tiranė, 1980, fq. 56-59) tė M.Kokalarit, me synimin e vulgariziinit tė historisė, portretizohen shumė luftėtarė e udhėheqės lėvizjesh popullore. Vepra ėshtė destinuar pėr njė publik pa pretendime shkencore, veēanėrisht pėr rininė shkollore. Pavarėsisht nga kjo, autori, me zellin t'i qėndrojė besnik platformės zyrtare, cėnon objektivitetin historik, se pėrmes njė emfaze tė dukshme ntrash sė tepėrmi temperamentin luftarak "tė birit tė vegjėlisė shkodrane", qė mendjen sikur e pati vetėm te pushka e qė, sikur u rrit nė "mjedisin obskurantist mesjetar islamik turk", duke errėsuar tė vėrtetėn se ai qe djalė i njė familjeje tė pasur, i edukuar nė njė mjedis shqiptar tė mirėfilltė dhe nė kontakt me njerėz tė ngritur, si: Jusuf Efendi Tabaku, Sali Efendia i Madh, Ahmet Kalaja, Daut Boriēi etj., nė njė kohė qė fillimet e kapitalizmit po e lidhnin Shkodrėn nė shumė fije. Nėqoftėse, sipas vargut popullor:

"Dha fetfanė me mbytė babanė", ky antagonizėm qe nė planin moral dhe ekonomik, ndėrsa shprehj a e autorit "e dėnoi me vdekje t'anė", i krijon bindjen njė lexuesi tė papėrvojė, sikur Hasan Alia e linēoi t'anė me duart e veta. Edhe vetė portreti i cituar (nė bashkautorėsi me piktorin) tė jep pėrshtypjen, sikur Shehu paskej qenė njė "komit" i zakonshėm malesh, njė cub e jo njė klerik i devotshėm, i ditur e konsekuent nė idealet e tij fisnike e humane, shumė larg njė atėvrasėsi.

Heroizmi e humanizmi i Sheh Shamisė pati frymėzuar edhe poetin Skėnder Temali duke dhėnė subjektin e njė ballade (Revista "Ylli", Nr-8, 1990). Autori pėrmes vargjeve

"Shekuj lamė pas
Dhe s'e harrojmė kurrė"

bėhet shprehės i respektit tė mbarė njė qyteti qė heroit i vė vulėn e pavdekėsisė.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė