Shiko Postimin Tek
Vjetėr 03-05-05, 23:15   #17
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Liverpooooool....... ne finalen e Kupes se Kampioneve!

Me golin e vetem te shenuar ne minuten e 5-te, Liverpool, edhe perkunder presionit te vazhdueshem te Chelsea-s, sidomos ne pjesen e dyte, ia arriten qe pas 20 vitesh, te jene ne finalen e KK-se, ne kerkim te titullit te peste ne historine e Klubit.

Cfare atmosfere ne stadiumin e Liverpool-it! Atmosfere qe vetem nder tifozet me te zjarrte ne bote (te Liverpool-it) dijne ta bejne!

Liverpool arriten te fitojne kete ndeshje, pothuajse me nje organizim te njejte, me ate cfare eshte para gjate fitores mbi Juventus-in, 2-1, ne cerekfinale. Ata arriten te kene nje mesfushe dhe mbrojtje te organizuar, duke i pa-mundesuar skuadres se Chelsea-s (tashme kampione e Anglise), te aplikoj stilin e lojes se tyre.

Ata nuk arriten serizosht te aplikojne lojen e tyre te perqendruar me shperthime ne mesfushe, duke mos arritur te krijojne pothuajse asnje rast ideal per te shenuar.

Vlet te vecohet angazhimi i i madh i Gjermanit, Ditmar Hamman (ne rradhet e Liverpool), qe pas disa javesh lendimi u aktivizua ne 11-shen e pare, duke ndalur vazhdimisht perpjekjet e vazhdueshme te Chelsea per te krijuar raste shenimi.

Liverpool tashme ka marr pasaporten per ndeshjen finale, qe do te zhvillohet me 25 Maj, ne Stamboll, ku do te takohet Milan ose PSV Eindhoven, skuadra qe do te zhvillojne ndeshjen e kthimit, diten e neserme.
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė